top of page

Pak vend!


Mimoza Leskaj

Më lini pak vend, - ju lutem zotërinj! Një copë vend të pastër si drita e diellit Mos më pyesni për çfarë më duhet As taksë mos më vendosni, Është ligj i natyrës, e vetmja tapí e ligjëruar.

Hajt, s'po u'a fsheh Më duhet për pak jastëk! Të vë kokën kur të më dhembë Të fshi lotin, kur të më dalë Të mbuloj trupin kur të ndiej ftohtë Të ngroh mallin kur të më marë. Më lini pak vend, zotërinj Një copëz, sa të mbjell një qiparis E të më bëj hije mbi varr! Ju lutem! Një ditë, dhe juve, po aq vend Po aq, do t'iu duhet!

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page