top of page

Pak fjalë të lirë


Pak fjalë të lirë

Astrit Lulushi


Liria e shtypit është e garantuar. Kjo nuk do të thotë se shtypi i lirë shprehë ndonjë të vërtetë apo gjë me vlerë. Liria është gjithashtu e garantuar vetëm për ata që i zotërojnë. Por a nuk kemi lirinë ta fitojmë atë me kundërshtime a protesta? Liria e tyre është gjithashtu e garantuar.

Ka shumë rëndësi për të folur.

Mendimi vjen përpara se të flasim. Si do t'i quanim mendimet, krime mendimi? Ti u ngrite nga shtrati sot dhe thjesht mendove se do te beje nje krim te menduar? - kjo do të ishte akuza.

Mendimi i lirë, lëvizja e lirë, shtypi i lirë, frymëmarrja e lirë, këto janë pikërisht ato që qeveria na i jep si “benefite”apo “dhurata”. Mendimi është fillimi i krijimit dhe përmbushja e mendimit është krijimi.

“Liria e shtypit” nënkuptohet si mbrojtje e të gjitha formave të mediave joverbale nga ndërhyrja e qeverisë. Kjo nuk nënkupton garancinë e aksesit apo të pronësisë dhe nuk kufizohet vetëm tek ata që e konsiderojnë veten gazetarë.

Qeveria, pronarët dhe redaktorët do ta modifikojnë lajmin në mënyrë që ata të mund të nënkuptojnë vetëm atë që dëshirojnë. Asnjëherë nuk duhet t’i merrni si të qena të gjitha ato që thonë.

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page