top of page

Origjina



Astrit Lulushi


A ka ndonjë provë bindëse se njerëzimi nuk e ka origjinën nga Toka? - Herën tjetër kur të shihni një bretkocë, numëroni sa gishtërinj, sy, hunda, këmbë dhe gojë ka. Tani numëro sa ke ti. A është trupi i san simetrik? A ështe i joti? Vini re ndonjë ndryshim?

Sekuencat e gjata të ADN-së tuaj janë identike me ato të kuajve, derrave, bagëtive dhe të gjithë gjitarëve të tjerë. Ngjashmëria është më pak me zogjtë, zvarranikët dhe peshqit, por është atje.

Sekuencat e shkurtra të gjeneve tuaja që rregullojnë rritjen janë identike me sekuencat e shkurtra të gjeneve që rregullojnë rritjen në grurë, oriz, elb etj.

Njerëzit janë të lidhur ngushtë ose larg me të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. Prandaj ideja që njerëzit erdhën nga ndonjë planet tjetër është ose jashtëzakonisht e kotë, ose e kundërta e gjithçkaje tjetër.

Kadmusi ishte themeluesi dhe mbreti i parë i Tebës në mitologjinë Greke. Ai ishte djali i mbretit Agenor dhe mbretëreshës Telephassa të qytetit fenikas të Tirit dhe vëllai i Feniksit, Ciliksit dhe Europës. Fëmijët e tij u vranë dhe u kthyen në gjarpërinj në rajonin e Ilirisë nga zemërimi i Marsit, sepse Kadmusi kishte vrarë Dragoin.

Legjenda tregon se Kadmus i lindi njerëzit nga dhëmbët e Dragoit që i nguli në Tokë. Bibla thotë se njeriu u krijua nga balta. Gojëdhëna të tjera të origjinës tregojnë të njëjtën gjë.

Kjo është Toka jonë, pranda gjithë historia përshkohet nga përpjekje e luftra për ta mbrojtur atë - prej saj lindi edhe idea për të patur një pronë private, për të mbijetuar, jo nga mëshira e pushtetit.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page