top of page

Opozita në shënjestrën...


Opozita në shënjestrën

e Kristo Zharkalliut

 

            Në faqen e internetit “Fjala e Lirë” të datës 13 mars, lexova artikullin e Kristo Zharkalliut, me titull “Heronjtë e rremë të një propagande të... rreme!”. 

            Me shprehjen heronj “të rremë” të propagandës “së rreme”, Kristo Zharkalliu, domosdo, stigmatizon opozitarët dhe propagandën e tyre. Nënkuptohet që Kristo Zharkalliu, si heronj “të ndershëm” të propagandës “së ndershme” vlerëson Ramën dhe ortakët e sofrës së pushtetit të tij.

            Frymën e atij artikulli e përshkon fund e krye qëndrimi i autorit kundër opozitës, të cilën e ka vënë në shënjestër, për ta denigruar krejtësisht. Në artikull bie në sy sidomos mllefi i tij, deri në urrejtje, kundër Profesor Berishës. Prandaj shkruan:

            “... nuk kuptoj se si një ish-sekretar i partisë na doli demokrat dhe tani na qëndron i ngujuar (nga Tropoja nuk është?) me qëllim që të rrëzojë qeverinë e dalë nga zgjedhjet”.

            Së pari, është për të ardhur keq që Kristo Zharkalliu nuk është në gjendje ta kuptojë se në të gjitha vendet ish-komuniste të Evropës Lindore, ashtu si edhe në Shqipëri, diktaturën komuniste nuk mund ta rrëzonte dot klasa e të shpronësuarve dhe e të përndjekurve politikë, të cilët ajo diktaturë kriminale i pati burgosur, internuar dhe pushkatuar. Në të gjitha ato vende, sistemi komunist u vetërrëzua, zuri qafën poshtë, për shkak të dështimit ekonomik në ballafaqim me ekonominë e tregut, iniciativën e lirë, pluralizmin politik, fjalën e lirë, zgjedhjet e lira dhe të drejtat e njeriut në vendet perëndimore.

            Kristo Zharkalliu me siguri që e ka lexuar në internet fjalimin me dyer të mbyllura të Ramiz Alisë në byronë politike në fund të nëntorit të vitit 1989, fjalim, të cilin e fillon me fjalinë në vijim:

            “Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji... Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë...”. (Citohet sipas: “Pas në kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989.”. Faqja e internetit mapo.al”. 22 korrik 2018).

            Pra, ndryshimin e sistemit e bënë komunistët dhe domosdo që ata do të ishin në krye të ndryshimeve që do të pasonin. Sigurisht që jo pak komunistëve të gardës së vjetër, sidomos atyre që kishin gëzuar privilegje në kohën e diktaturës së kryekriminelit Enver Hoxha, nuk do t’u pëlqente ndryshimi i sistemit, por nga brezi i komunistëve më të rinj, do të dilnin në skenë edhe të tillë, të cilët  do të bëheshin mbështetje e idealeve demokratike. Pikërisht një komunist i tillë ishte Profesor Sali Berisha, i cili, si një intelektual me horizont të gjerë kulturor dhe mjek-specialist i shkëlqyer në fushën e kardiologjisë, me shumë të tjerë, u radhit në krye të të gjithë demokratëve, me objektiv kryesor nxjerrjen e vendit nga humnera e varfërisë vrastare, ku e kishte katandisur diktatura e egër e shportës së karavidheve të Bllokut kriminal komunist.

            Çuditërisht, Kristo Zharkalliu shtron pyetjen ironike “nga Tropoja nuk është?”. Me këtë pyetje, Kristo Zharkalliu zbulon qëndrimin e vet racist ndaj Veriut të vendit tonë, një qëndrin ky që ka përshkuar si fill i kuq krejt periudhën e diktaturës komuniste. Çudia shtohet edhe më shumë kur dihet që vetë Kristo Zharkalliu me familjen e tij ka pasë qenë i persekutuar nga ajo diktaturë.

Së dyti, Kristo Zharkalliu qenka i revoltuar, sepse Profesor Berisha paska si qëllim “të rrëzojë qeverinë e dalë nga zgjedhjet”. Pra, ja ku fleka lepuri:

Kristo Zharkalliu i vlerësuaka të rregullta zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Kësisoj, Kristo Zharkalliu i mban ison ish-ambasadores amerikane Yuri Kim. Në një informacion thuhet:

“Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se SHBA është e kënaqur me mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë... Më tej, diplomatja amerikane ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës...”. (Citohet sipas: “Kim: SHBA e kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet e 25 prillit!...”. Faqja e internetit Shqiptarja.com”. 18 maj 2021). 

Sigurisht që Yuri Kim nuk mund të shprehej ndryshe për ato zgjedhje, sepse, gjatë tërë mandatit të saj në Tiranë, ajo, me përqafimet me Ramën dhe me dorën në supin e Erion Velisë, pati mbajtur një qëndrim të tillë ndaj qeverisjes antikombëtare të Ramës, saqë publikut të gjerë me dinjitet kombëtar, i pati krijuar përshtypjen se ajo po sillej sikur të ishte anëtare e asamblesë së partisë socialiste, ndërkohë që opozitën e pati kërcënuar me ngrënie bari.

Pra, Kristo Zharkalliu, me sulmin e vet kundër opozitës dhe Profesor Berishës, qenka rreshtuar në anën e sorosistëve të Departamentit të Shtetit dhe sekretarit Blinken, i cili, gjatë vizitës disaorëshe në Tiranë, dëshmoi shkoqur fare se kishte ardhur posaçërisht për t’i thurur lavde Ramës. Prandaj deklaroi:

“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë”. (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold News”. 15 shkurt 2024).

Vetvetiu del përfundimi se Kristo Zharkalliu qenka mbështetës i qeverisjes neokomuniste të Ramës, i cili, gjatë kësaj periudhe prej dhjetë vjet e gjysmë, i ka bërë gjëmën vendit tonë me pasoja katastrofike. Pas shtatorit të vitit 2013, kur Rama erdhi në pushtet, dhe deri tani, vendin e kanë braktisur mbi një milion shqiptarë, të cilët, në shumicën e tyre janë të rinj dhe të moshës së mesme. Në një njoftim në internet thuhet:

“Fatkeqësisht, do vijë një situatë e tillë kur nuk do të kemi jo vetëm banorë rezidentë, por as votues” (Citohet sipas: “Shpopullimi masiv, drama më e madhe e shqiptarëve në shekullin XXI”. Faqja e internetit “Nistori”. 19 janar 2024).

Meqenësë shumë të rinj janë larguar dhe vazhdojnë të largohen në masë, Ramës i ka dalë një shqetësim për shtimin e radhëve të anëtarësisë së partisë socialiste. Prandaj ai ka marrë përsipër rolin e karagjozit, për të anëtarësuar në atë parti njerëz të përtej moshës së tretë. Ja çfarë xhevahiri lexojmë në internet:

“Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar personalisht kartën e re të antarësisë një gruaje të moshuar që më 7 mars mbushi 100 vjeçe. Rama shkoi në shtëpinë e 100 vjeçares dhe i dorëzoi kartën me numrin 001, pra anëtarja e parë e partisë socialiste”.

            Ja çfarë i tha Rama asaj plake 100-vjeçare:

E kisha merak të vija ta jepja vetë kartën. Thashë do shkoj t’ia jap kartën në shtëpi. Se për ju nuk kisha ardhur. 100 vjeçe është pararoja e PS-së” (Citohet sipas: ““E kisha merak të vija vetë”, Rama i dorëzon kartën e anëtarësisë 100 vjeçares në Lushnjë: Je pararojë e PS”. Faqja e internetit “Lexo”. 16 mars 2024).

Me artikullin e vet kundër opozitës dhe veçanërisht kundër Profesor Berishës, Kristo Zharkalliu, siç u theksua më lart, qenka rreshtuar në anën e sorosistëve të regjur, duke filluar nga sorosisti Rama deri në Departamentin e Shtetit. Prandaj Blinkeni, në vizitën e tij të shkurtër në Tiranë, e shpërfilli tërësisht jo vetëm opozitën, por edhe krejt votuesit e saj, të cilëve u ngjalli neveri me lëvdimet që i bëri Ramës. Ku ishte një qëndrim krejtësisht i pahijshëm nga ana e tij.

Kristo Zharkalliu, duke u rreshtuar në krah të Ramës, dëshmon se mbështet politikën e tij për shpopullimin katastrofik të vendit. A e di Kristo Zharkalliu se çfarë ka ndodhur në fshatin Shishtavec të Kukësit? Në një informacion, të botuar më shumë se katër vjet më parë, thuhet:

Shishatveci më parë ka pasur rreth 300 shtëpi të banuara, ndërsa tani janë rreth 130 të tilla. Mes tyre, 70 shtëpi në fshat banohen vetëm nga dy pleq” (Citohet sipas: “Drama e Kukësit, në Shishtavec nga 300 shtëpi janë vetëm 130”. Faqja e internetit “top-channel”. 08 tetor 2019).

A e di vallë Kristo Zharkalliu se në regjistrimin e vitit 2011, kur Profesor Berisha ishte kryeministër, Shishtaveci kishte 3800 banorë, kurse pas vitit 2013 ja në ç’gjendje katastrofike e katandisi Rama me politikën e shpopullimit të vendit përmes varfërisë.

Pikërisht për shkak të politikës së shpopullimit që ndjek kryetradhtari Rama, vajtojnë analistë, poetë, publicistë, shkrimtarë me vetëdije të lartë kombëtare:

 

“Dashuri e brishtë, / Ëndërr e trishtë. / Shtëpi e harruar, Kthim i munguar. / Tokë e mbetur shkretë, / Mall që djeg përjetë. / Bukuri mes malesh, / Pelegrinazh funeralesh” (Citohet sipas: Ndrek Gjini. “Vendlindja ime”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 09 mars 2024).

 

“... Atdheu im, ishte filiz, / Me lisa të gjatë, që ky dhe’ushqeu, / Me gjak arbëror, pa u bërë pis, / Filizat i mori Lamanshi dhe Egjeu. / Ikën filizat, ikën nëpër botë, / Me mëngë të shqyer, arratisur, / Pas lanë dhimbje dhe lot, / Atdheun të djerrë e të braktisur (Citohet sipas: Hamit Greca. “Ma vodhën Atdheun”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”.15 mars 2024).

 

“... Më duket sikur po rritem në një nga damarët e tharë të Shqipërisë, si një puls i bllokuar, i mbërthyer në një trishtim heshtjeprurës” (Citohet sipas: Prof.dr. Fatmir Terziu. “Profesor Branko Popa dhe memorja ndryshe”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 17 mars 2024).

 

Vallë nuk e ditka Kristo Zharkalliu që strategjia e kryetradhtarit Rama për shpopullimin e trojeve shqiptare ka një traditë 180-vjeçare (1844-2024), pra, që asokohe kur kryeministri shovinist grek Jani Koleti ((Ioannis Kolettis - 1773-1847) dhe kryeministri shovinist serb Ilia Garashanin (1812-1874), respektivisht, patën hartuar projektet kriminale “Megali Idea” dhe “Naçertanie”, me objektiv kryesor shpërbërjen e kombit shqiptar përmes shpopullimit dhe aneksimin e trojeve tona etnike? 

Me sa duket, Kristo Zharkalliu e urryeka opozitën dhe Kryetarin e saj Profesor Berishën, sepse paska për zemër Ramën. Disa vjet më parë, në gazetën “Dielli” qe botuar njoftimi në vijim:

“Më 12 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë, bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë kësaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke”. 

Meqenëse Rama e ka mbajtur të fshehtë nga publiku marrjen e asaj medaljeje greke, Gazeta shtronte pyetjen:

“Askush nuk e shpjegon përse kjo fshehtësi nga Edi Rama?”. Dhe më tej theksohet:

“Tani mbetet për t’u zbuluar kontributi i vyer që ka dhënë Edi Rama për Kishën e Greqisë që të meritonte medaljen”. (Citohet sipas: “Përse Edi Rama e mbanë të fshehtë Urdhrin “Kalorës i Kishës greke?””. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).

Në vazhdim të veprës tradhtare të Enver Hoxhës në marrëdhëniet me shovinizmin serbosllav, Rama vazhdon flirtimet me kriminelin e Republikës së Kosovës, Aleksandër Vuçiçin, për copëtimin e territorit të saj. Por Kristo Zharkalliut nuk i bëka përshtypje absolutisht tradhtia e Ramës, prandaj sulmon opozitën dhe Profesor Berishën, i cili nuk e ka ndalur për asnjë çast demaskimin e Ramës dhe të Vuçiçit.

Sipas një të dhëne mjaft interesante, dëshmohet fare qartë se Rama, ashtu si edhe kryetradhtari Enver Hoxha, i peshkuar nga shovinizmi serbosllav para 8 nëntorit të vitit 1941, paska qenë i piketuar me kohë për vazhdimin e veprës antikombëtare të atij kryetradhtari. Analisti i njohur dhe diplomati i karrierës Shaban Murati, në një informacion që pati botuar dikur në internet, ka theksuar se Rama ishte parashikuar për kryeministër që në vitin 1997. Prandaj diplomati nënvizon:

“Një vit më vonë, kryeministrin Fatos Nano e urdhëruan ta sillte djalin e Netës nga Parisi dhe ta emëronte ministër të kulturës, në një kohë që partia socialiste kishte në Tiranë njëqind intelektualë me emra më të njohur, që mund t’i caktonte në atë post. Derën ia hapën” (Citohet sipas: Shaban Murati. “Në Shqipëri asnjë udhëheqës nuk është i rastësishëm”. Faqja e internetit Syri.net”. 19 korrik 2021).

Kristo Zharkalliu paska krijuar bindjen e plotë se e keqja e Shqipërisë “nuk qenka” sorosisti Rama, kalorësi i helenizmit dhe bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Vuçiç. Rrezik për Shqërinë “nuk qenka” Rama, i cili, duke shpopulluar vendin nga shqiptarët, kërkon ta popullojë me afrikanë dhe aziatikë. Sipas tij, “rrezik” për Shqipërinë qenka opozita dhe kryetari i saj, Profesor Sali Berisha.

Me siguri që Kristo Zharkalliu duhet ta ketë një arsye të fortë që sulmon vetëm opozitën dhe Profesor Berishën dhe nuk thotë qoftë edhe një fjalë të vetme kundër Ramës, i cili, me krimet e rënda ekonomike që ka kryer gjatë mandatit të tij si kryeministër, duke korruptuar edhe njërin nga krerët e lartë të Byrosë Federale të Hetimeve Amerikane, sot është turpi dhe faqja e zezë e mbarë kombit shqiptar.

Kristo Zharkalliu është bërë palë me sorosistin Rama, meqenëse kryesorosisti Blinken, nw maj tw vitit 2021, pati marrë vendimin për shpalljen e Profesor Berishws “non grata”. Sigurisht qw ishte Rama ai, i cili, përmes Sorosit, lëvizi të gjithë gurët për marrjen e atij vendimi për “groposjen” e Profesor Berishës. Por në këtë jetë, institucioni i së Vërtetës është Perëndi mbi të gjitha Perënditë. Me zbulimin e skandalit në marrëdhëniet e Ramës me McGonigalin, rezultoi se Rama “ka groposur” vetveten. Filozofia e popullit përcillet në fjalën e urtë me domethënie të thellë: “Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda”. Dhe Rama, në qoftë se Drejtësia do të vendoset ndonjëherë në vendin tonë, ka për të rënë vetë në atë “gropë”.

Para më shumë se dy vjetësh, në internet është dhënë ky njoftim:

“Gazetari i njohur amerikan, Jack Posobiec, e ka cilësuar si një skandal shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, si edhe ka kërkuar që hetimi i këtij skandali të përfshihet në axhendën e Kongresit Amerikan, sapo republikanët të marrin sërish dhomën e përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. “Shtojeni këtë skandal në listën e hetimeve, - shkruan në Twitter Posobiec. Postimin e tij, gazetari e ka shoqëruar me një foto të Ramës dhe Soros-it, si edhe me një artikull të reporterit amerikan, Adam Kredo. Në artikull shprehen akuzat e Kongresmenit Republikan Zeldin, sipas të cilit, Departamenti i Shtetit ka sanksionuar ish-Presidentin Berisha, si hakmarrje për besnikërinë e tij ndaj republikanëve amerikanë dhe se Biden ka penguar hetimin.

“Për muaj të tërë, Departamenti i Shtetit i Biden ka refuzuar herë pas here të japë përgjigje reale dhe të detajuara në lidhje me akuzat për “korrupsion të rëndësishëm”, të përdorura për të sanksionuar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha, një aleat i të dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i Xhorxh Soros-it, donator i madh i demokrateve amerikanë”, - tha Zeldin për Free Beacon.

Refuzimi i administratës për të shpjeguar dhe faktuar  sanksionet se përse Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një veprim të tillë , po ngre dyshime  se DASH po kryen një fushatë hakmarrëse politike ndaj Berishës. Kongresmeni Zeldin e përshkroi sjelljen e Departamentit të Shtetit si “të papranueshme dhe të dyshimtë” (Citohet sipas: “Berisha non grata nga lobimi i Soros-it” / Gazetari amerikan: Skandali të hetohet nga Kongresi”. Faqja e internetit “CNA”. 24 dhjetor 2021).

Disa ditë më parë, po në këtë faqe interneti, qe botuar ky informacion:

“Ish-kongresmenia amerikane, Vicky Hartzler, ka kundërshtuar vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në maj të 2021-shit. Hartzler tha se nuk po shikon prova të mjaftueshme për këtë vendim të firmosur nga Blinken. Ajo deklaroi në një dalje për mediat se shpreson që administrata e re ta heqë masën si person i padëshiruar për Berishën” (Citohet sipas: Ish-kongresmenia amerikane: “Non grata” e Berishës pa prova, administrata e re duhet ta heqë”. Faqja e internetit “CNA”. 07 mars 2024).

Meqenëse Kristo Zharkalliu sulmon me urrejtje opozitën dhe Profesor Berishën, ai, normalisht, simpatizon pushtetin e Ramës dhe vetë Ramën. Dhe kjo është gjë normale. Sepse, sipas specialistëve-psikologë, truri i njeriut ndodhet vazhdimisht në gjendje drejtpeshimi: kur njeriu urren dikë apo diçka, atëherë ai do, dashuron, apo simpatizon dikë apo diçka tjetër. Atëherë, përderisa Kristo Zharkalliu e ka shprehur publikisht mllefin  kundër opozitës dhe Profesor Berishës, ai duhet ta shpreh publikisht edhe simpatinë e vet për Ramën, duke e uruar përzemërsisht për dekoratën e lartë të kalorësit të helenizmit dhe për postin që i është rekomanduar për kryeministër të Serbisë. Po, po, Kristo Zharkalliu le të mos habitet që për Ramën është bërë një rekomandim i tillë.

Gazetari i gjermanes FAZ, Michael Martens, ka shkaktuar debat me një postim në platformën X.

“Edi Rama mund të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikolla Pashiçit” - shkruan ai lidhur me qasjen e kryeministrit shqiptar në raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës (Citohet sipas: “Ironi apo…? Gazetari i njohur gjerman: “Rama, kryeministri më i mirë që ka patur Serbia që nga Pashiçi””. Faqja e internetit e gazetës “Dita”. 01 tetor 2023).

Kaliforni, 19 mars 2024

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page