"Odisea " e Fatit - jetshkrim


Luan Kalana

"Odisea " e Fatit - jetshkrim

Nga Luan Kalana, SHBA


Nuk i dihet fatit i gruas?! -thote populli.Jeta ,fati i Gruas ka dy tabllo permes dy boteve,vajzeria apo perkedhelia ,bije e prinderve dhe tabloja e dyte krejt ndryshe ,gruaja, nena ,matka e familjes te re ,nga Eva e Adamit ,ne Shenjtoren krijesen e Njerezimit dhe “Plakeria”. ”Odiseja” e jetes e fatit te Gruas, eshte nje kalvar i gjate trishtimesh mundimesh e saktifica te panumurta .Por pas e ndjek “femren”dhe nje jete e padukshme,”opinioni”nje brenge shtojce stresi dhe me pasoja dramatike,i cili e shoqeron si hije “alibi” thashethemesh .Nuk i kane thote kot,”me mire te dale syri ,se sa nami” -thote populli.Pastaj me pare thoshin ,kur martohet vajza,”lotojne qajne” dhe strehet e shtepise,se nuk i dihet fatit,eshte gje e e rende,pasi ajo le shtepine ku eshte ritur ,prinderit e saj, e shkon te shtepia e burrit ,te ngreje nje jete te re te panjohur…

Duke marre shkas,nga keto parantesa,po ju refej shkurt pa pershkrime ilustruese ,fragmente ,rrugen e fatit te nje gruaje te thjeshte,nje ngjarje te jetuar,reale duke qene nje deshimitar okulular,por pa ju kallzuar emerin e saj..Keni pak durim e lexojeni...

“-Fati qe ne fillim te jetes ,qe i trishtuar,per nje vazje te virgjer, te ritur dhe edukuar ne nje familje me tradita te shendosha shoqerore familjare,duke u ndare perfundimisht nga i dashuri i saj ,qe u burgos per politike nga diktatura.

Me e pas prinderit e martuan me mbleseri ne qytetin e saj te lindjes provincal,ne nje familje me biografi te mire..Se me pare shikonin famijen se sa burrin,me nje djale te hijshem dhe linden dhe nje vajze.Burri ishte ushtarak shkonin shume mire e dueheshin aq shumese te gjithe ia kishin zili ciftit te ri,...por iu vra papritur ne aksidentalisht gjate nje stervitje ushtarake,tragjike.

-Prinderit qe i kishte “fanatike”,e martojne pastaj ne qytetin tone,me nje bure beqar qe e kishte lene gruaja.Ajo jetoi disa vite me te,dhe vajza vinte ne shkollen tone,isha mesuesi kujdestar te saj,te Fatbardhes ,por e therrisnin shkurt Bardha..Mamane e saj ,qe atehere e njoha ,ishte nje grua e fisme e turpshme e ndershme ,por dhe simpatike ,terheqese me buzeqeshjen e saj,kokeulur.E kishim kryetare te keshillit te prindeve,nje Nene edukatore shembullore.Nuk shkoi shume,dhe burri i saj u gjend i vdekur ne krevatin e nje gruaje vejushe.fare ti thuash kesaj ,c’eshte ky fat i tille?! Turp per faqe te zeze,i vinte turp ,jo per faj te saj,te dilte ne sy te botes....Prinderit e burit vjera dhe vjeri “katile”,e perzune nga shtepia.Mori vajzen dhe shkoi ne shtepine e prindeve te saj.

-Ishte fillimi i demokracise,shtet anarkik,i pari te dytin s’e merrte vesh sec ndodhte..Mori vajzen dhe bashke me disa komshinj iken refugjate ne vendin fqinj.Atje u sistemuan ne nje shtepi si pasturese dhe “sherbetore” e pleqve,pastaj rrobaqepse ne nje punishte,Vajza filloi shkollen.Nuk shkoi shume dhe ju vardis nje djale refugja shqiptar ,derisa sa pranoi te bashkejetoje me te.Por fati i keq,”burri” tip gangsteri ,”vip“,drogaxhi,i vritet aksident me motorciklete.

-Merr vajzen dhe kthehet ne shtepine e ish burrit,te saj,pasi vjeri me vjeren kishin vdekur.Me gjyq fiton jo vetem gjysmen e shtepise qe i takonte por dhe pjesen tjeter si demshperpblim,per per pagesen e ritje se vajzes,e cila tashme vazhdonte gjimnazin.

-Duke shkuar ne vere ne plazh ne qytetin afer,u mpleks,ne fillim dashuri platonike,pasatj mashkurlli,nje burre,djale “i virgjer” i u lut te marohej me te.Me hir e me pahir si thone,se ishte akoma e re ta mbyllte jetene saj vetem kaq shpejt pa asnje perkrahje, pranoi megjithese i vinte turp nga vajza e ritur.Vendosen te largohen me djalin “burre”,te emigrohen ne Australi.Aty kaluan mire ca vite,vajza vazhdonte univeristetin per mjekesi,kjo punonte ne nje rrobaqepsi.Po buri u semur nga nje semundje e keqe, i vdiq .I erdhi keq per te ,se ishte njeri i mire,e mbuloi me nderime.Por ja nje dite,nje grua thashethemexhes,qe ka ngado si keto,qe te ngjiten,gjoja per te pire kafe,i hodhi “fallin”e filxhanit’ te kafes,e i leshoi si pa te keq nje”bombe”nje fjale te hidhur

-”Moj moj a ke degjuar ti,kujt i thone ”gruaja qe hante “burrat”?!..Kaq tha “fallxhorja”dhe...

...U ndje sikur i pushoi zemra.

-Ne mbremje Gruaja...,mblodhi teshat e saj ne nje valixhe,shkroi nje cope leter, me lot me shume se sa me fjale,e ia la vajzes mbi tavoline,shoqen e vetme te jetes te saj,dhe u zhduk pa lene gjurme…

* * *

-Kur shkuam ne Shqiperi per vizite,na doli perpara nje vajze e ritur tip studente dhe na befasoi duke thirrur ,ishte Bardha,dikur nxenesja ime :-Uha ,Mesuesi im,po ti ske ndryshar fare….dhe perqafoi gruan time qe njihte.Une e pyeta pa u menduar:

-Mamaja si eshte ? -Ajo shtangu,menjehere u perlot,mbuloi fyrtyren me pellembet e saj.Gruaja ime e ndjeshme, e perqafoi.Ajo vuri koken ne gjoksin e saj, e qante pa ze, me ngasheri…

Vajza tha duke iu dridhur zeri -Nuk e di !!!!!..

Kishte erdhur te shiste shtepine ,pasi jetonte ne Australi, ishte mjeke.

-Keto kohe duke biseduar ne facebook ne Kanada ,me nje ish kolegen time ish mesuese,por postonte poezi,kish fituar statusin popullor, e therrisni poete,ishte e talentuar i vinte ndorjesh per te shkruar, ishte e talentuar.

E pyes me kureshtje per nje shoqe qe kishte dale fotografi,se m’u duk fytyre e njohur.

-He ,-me tha,-eshte nje mikesha ime e vjeter, si moter,e njoh qe ne qytetin tone,qe ti e ke njohur,mbase te kujtohet ,megjithes kane kaluar shume vite,,eshte Mamaja e ish nxeneset tende te shleqyer ,Fatbardhes,sot eshte mjeke ne Australi..

-Ajo eshte bere shume degjuar ketu ne kete shtet-vazhdoi te me shkruante kolegia ne mesenxher,ndersa mendja ime diku fluturone,-..dhe emri i saj ka bere buje per nje liber qe ka botuar historine e saj,ne anglisht me titull ”The Woman who Ate the Mens”,(Gruaja qe “hante” burrat)…Ndoshta ndonje dite do ta shohim dhe film….

Sic e lexoni ,titulli eshte sinjifikativ dhe bumerang i kesaj drame jetesore te Gruas,une do te mendoja(po te me pyeste) se titulli do ti shkonte per shtat,ne pergjigje te metafores hiperbolike,nje tull te thjeshte “Fati i Gruas-drame e pashkruar”’ ,per grate e pafajshme,viktima te fatit.Nuk e di cfare mendim kane lexuesit.

Me dhimbje njerezore ,me krenari per Shenjtoren Grua.

13 views

Shkrimet e fundit