top of page

Odise Kote: JE E SHENJTË

ree

 Të gjithë ikën, ti më mbete,

 mike e mirë në këtë botë.

 Ti më shpie në gjithë vendet,

 dhe në qiell, dhe nën tokë.

 

Ti je ajër, ti je ujë,

je kuptim në thellësi,

je dritë në errësirë,

te çdo thelb, ti je Sy.

 

Qoftë shteg a gërxh i egër,

 zhur i mjerë a mallkim,

 ti vjen gurgullimë e verbër,

 butësi si jasemin...

 

Je damari i rrëkezës,

 gjelbërim që çmend natyrën.

 E pamundur të klonohesh,

 shpirtësi e shpirtësirës!

 

 Të gjithë ikën, ti më mbete,

 mike moj, e paqortueshme.

 Ti më shpure ku s’më qasnin,

 e shenjta, e vetëmjaftueshme...

1 Comment


Guest
Oct 03

Poezi me vlera te madhe dhe me pafundsi ne leximin e saj...

Bravo


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page