top of page

Objekti Oumuamua



Astrit Lulushi


Në fund të vitit 2017, shkencëtarët në një observator të Havait panē një objekt të çuditshëm që kaloi përmes sistemit tonë diellor. Objekti mori emrin Oumuamua, që vjen nga gjuha Hawai dhe përkthehet afërsisht si “më lajmëron mua” ose 'lajmëtari i parë i largët'; emri u zgjodh në konsultim me një grup profesorësh të Universitetit të Hawait. Para se të vendosej emri zyrtar, u sugjerua emri Rama, siç quhej një anijeje kozmike aliene e zbuluar në rrethana të ngjashme në romanin e trillimit shkencor “Rendezvous with Rama” nga Arthur C. Clarke.

Objekti ‘Oumuamua’ nuk ishte asteroid ose kometë, nisur nga lëvizja shumë e shpejtë përgjatë një orbite të lakuar pa lënë asnjë gjurmë drite a gazi.

Kështu, më 2019, shkencëtari i Harvardit, Avi Loeb, astrofizikan, doli me idenë se objekti ishte pjesë e teknologjisë së përparuar të krijuar nga një civilizim i largët i huaj. Kolegët e tij e kundërshtuan. Loeb përcaktoi se objekti ishte në formë disku dhe jo në formën e puros siç janë përshkruar gjerësisht objektet e paidentifikuara të hapësirës. Objekte të tilla të rrafshëta nuk prodhohen në natyrë, thotë Loeb, duke sugjeruar që 'Oumuamua’ është krijuar artificialisht.

Objekti ndëryjor ka udhëtuar në sistemin tonë diellor për 10,000 vjet, por nëse astronomët do ta kishin pikasur gjatë kalimit më të afërt me Tokën, “ne do të kishim dërguar një Satelit për ta fotografuar”. Teoria e Loeb, që qarkullon tani mes astronomëve, është se në sistemin tonë diellor mund të ketë objekte të shumta të ngjashme, dhe qëllimi i tyre mund të jetë si tabelë udhëzuese për lundrimin ET, ose si një sistem antenash për forcim sinjalesh komunikimi. Objekti mund të jetë gjithashtu edhe një formë mbetjesh kozmike. Por edhe nëse Oumuamua rezulton të jetë objekt natyral, është diçka që nuk e kemi parë kurrë, prandaj ia vlen të tërheqë vemendjen a studiohet, shton Loeb.

Në fund të janarit 2021, Avi Loeb lëshon një libër me titull “Extraterrestrial: The First Sign of Intelligent Life Beyond Earth” (Jashtëtokësor: Shenja e Parë e Jetës Inteligjente Përtej Tokës), i cili përshkruan mundësinë që 'Oumauamua’ të jetë teknologji aliene, megjithëse një shpjegim i tillë konsiderohet shumë i vështirë nga shumica e shkencëtarëve.


14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page