top of page

NË TUNELET E DËNIMIT POLTIK

Updated: Sep 3, 2023


NË TUNELET E DËNIMIT POLTIK TË DIKTATURËS KOMUNISTE Në moshën 18 vjeçare befasisht më erdhi dënimi politik nga lufta e klasave, e cila më shpalli armik për shpifjet e spiunëve që më akuzonin për agjitacion e propangandë armiqësore kundër Partisë Shtet të diktaturës komuniste. Isha mësues në vendlindjen time .Më dënuan të punoja tuneleve të Kropishtit që hapeshin për mbrotje e popullit nga sulmet ushtarake të huaja. Në këto tunele me brigadën e ashtuquajtur e “deklasurëve” punonim në kushte pasigurie duke hapur tunele me kazmë e lopata.Në thellësi të tuneleve të zihej fryma nga mungesa e ajrit. Brigada për hapjen e tuneleve kishte ish të dënuar politikë.Midis tyre unë isha mi i riu.. Ata më trajtuan si djalin e tyre. Muajt e punës në këto tunele më janë dukur vite. Burrat fisnik ,të urtë,të mençur Zeqo Rexhaj dhe Faslli Sulaj me shikime shprehnin dhimbje që isha dënuar si armik. Ishin momente trishtimi për mua që në moshën 18 vjeçare më dënuan e cilësuan armik e kulaku ri i fisit Mara.Në brigadën e punës në tunele “Mandela i Kropishtit Zeqo Mehmet Rexhaj, së bashku burrat fisnik Faslli Haxhi Sulaj, Petref Haxhi Sulaj më qëndronin shumë afër,më jepnin kurajo për të sfiduar vështirësitë.



Njëkohsisht djemtë e mirë të prindit Faslli Sulaj, Njazi e Sazan Sulaj së bashku me shokun tim si vëlla Qemal Rexhaj kërkuan të punoja me karrocë për nxjerrjen e dheut jashtë tuneleve. Aty kam ndjerë dashurinë më tepër se sa vëllazërore të brigadës së punës,të cilët më dhanë optimizëm për jetën. Prindi Zeqo Rexhaj më këshilloi që kur të shikoja që nga tavani tunelit të binin pak formacione dheu, duhej të vrapoja që mos më zinte dheu brenda tunelit. Fillimisht hapëm tunele në kodrën e Lutrojit, kur ishte shpallur gadishmëria luftarake nga sulmi mundëshëm nga Rusia. E gjithë brigade e punës me shumë dashamirësi më ofronte të haja bukë nga racioni tyre.Në bridadën e punës kishte edhe ndonjë që ishte i lidhur me sigurimin e shtetit dhe shpesh edhe na provoknte duke bërë shaka. Pas punës nëpër tunele brigadën tonë e vendosën të ndërtone rrugën e fshatit me kalldrëm guri. Mua më kishin caktuar të grumbulloja gurë me qerre që quheshin brana, Pasi mbaruan gurët nëpër ledhe më udhëruan të merrja gurë nga kodra ku ishte kisha e Arapit. Hezitova të shkoja e të shkatërroja themelet e kishës, Kur isha fëmijë më shumë shkoja në kisha,më pëlqente mjedisi saj se brenda kishte ikona e piktura. Kur brigadieri më foli përsëri e përqëndroi sytë në fytyrën time,erdhi më shoqëroi tek themelet e kishës, Kalvari persektimeve nuk m’u nda, kudo që shkoja,lufta e klasave vendlindjen përkohsisht ma shndërroi në Larglindje, por sot ajo është e do jetë Vendlindja ime.

47 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page