top of page

NË KURTHIN TËND


Alma Zenellari

NË KURTHIN TËND

Mos u trishto kur unë s'të shkruaj

mos u trishto shpirti im

se s'dua sytë e tu të vuajnë

nga lotë prej yjesh anonim...


Mos u trishto kur fjalēt s'vijnë

se fjalët zemër, shkojnë me erēn

Po ti pèr mua je aromë,

që deh trazon dhe vet pranverën.


Je ” marauzhka” ime e vogël,

je bletë krahëhollë që thith polen

Besomē,- më thua, - shpirti im

se zemra ime nuk të gënjen...


Dhe unë vrapoj pyllit me ëndrra,

shndërrohem yll, iris, princeshë….

Ti me ngre kurthe si Piter Pan

dhe me hutimin tim buzëqesh.


KA EMRIN NËNË...

Ajo erdhi mes shiut dhe erës, trokiti pa zhurmë, Më la në duar bukën e gatuar me qumësht gjiri dhe… iku.

Fjalët e pathëna

ia dëgjova

në çdo kafshatë që kapërdija, në çdo thërrime mbledhur.

Në fund të shamisë i preka lotin.

Ajo iku, sërish mes shiut dhe erës. Zemra ime bëhej sy i përvëluar, ndiqte hapin e saj të lodhur,

që çante terrin e zi...





KËNGA E EVËS

Të dua, që nga krijimi me egoizëm femre, që lind dhe vdes e dashuruar ty, Adami i parë dhe i fundit. Zbrita prej ajrit, dola prej pyllit fletëgjerë, me erën e myshkut trazuar flokëve... shtojzovall’ e harruar, amazonë e egërsuar. Godas, ngjesh këmbët, kërcej, dehem,

përplasem, trupit tënd prej dheu dhe balte të kuqe. Karmen e plagosur, hepohem brinjëve të tua, e ndjen?!.. Thërras “eja” ndiqi hapat e mi lojcak, ndjeje ritmin e ecjes, brenda përrenjve të gjakut tënd, peshën e dashurisë sime , që nga krijimi prej gruaje të përsosur. .. e deri më sot. Sot ... Dashuria ime mbi hark violine, ngre tinguj të paputhur rrebel.

Thërret sërish e sërish “të dua” ,

që nga krijimi me egoizëm femre që lind dhe vdes e dashuruar, Ty, Adami i parë dhe i fundit, gatuar prej eshtrash dhe baltë të kuqe…



MONOLOGU I NJË GRUAJE


E sheh këtë dritë ?

Këtë dritë shkëlqimtare që përndrit sytë e mi?

që shpërhapet magjishëm nën lëkurë,

fytyrë, trup, gjymtyrë,

dhe më bën të shoh çdo gjë përreth ndryshe

me adhurim, butësi, përkujdesje …

A e sheh?...


Është e pamundur të mos e kesh parë

të mos e kesh ndjerë.

Të mos kesh ndjerë këtë energji,

që zbret rrufeshëm me tinguj të çuditshëm,

të pazëshëm

dhe më mbush, më ndez,

më prushëron çdo pore, çdo qelizë

më gjallëron të tërën

dhe ndjej si fluturoj,

si hapëroj kur vij tek ti...


Më bën të më gufojë gjaku nëpër vena

të më trandet shpirti nga lumturia...


A e sheh këtë dritë shkëlqimtare, që rreket syve?

Mjafton t’i shohësh,

për të kuptuar,

përthithur gjuhën e thjeshtë të tyre...

Sytë e mi i dashuri im i shtrenjtë,

flasin me gërma të magjepsura dashurie...

(unë e di se vetëm ti e njeh "gjuhën"e syve të mi)




ÇAST PRANVEROR


I gjatë ky dimër paska qenë,

sikur nuk dashka që të ik’

Pranvera duket e hutuar,

dhe gonxhet fshehur rrinë me frikë.


Diku nën strehëza dhe dallëndyshet, cicërijnë trishtueshëm nga ky i ftohtë, nëpër fole gumëzhijnë të vegjlit, që me pranverën s'po puthen dot...

Një erë e ftohtë fryn pamëshirë,

u than’ fytyrën, sytë gjithashtu.

Lotojnë në heshtje flatrangrirë,

sytrembur sprapsen, mbështillen diku.

Nuk di pse stinët ndryshojnë papritur, zogjtë mbi degëpemësh friguar rrinë, presin në heshtje paksa hutuar përplasin krahët me shqetësim...



42 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page