NË GJAKOVË ME AGIM GJAKOVËN
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 4 hours ago
- 2 min read

NË GJAKOVË ME AGIM GJAKOVËN
Duajeni i Letërsisë Kombëtare dhe Laureat i Poezisë
---------------------------
Shoqata "Jakova", shkrimtarë e miq nga ky qytet, por dhe nga qytetet e tjera, shkrimtarë të ardhur për këtë rast nga Shqipëria, Pandeli Koçi, Zyhdi Dervishi, Namik Dokle, Kolec P. Traboini e tjerë, si dhe miq të rinisë se poetit si Prof. Ali Aliu u mblodhën në sallën e hotelit "Çarshija" për të festuar 90 vjetorin e lindjes së poetit të shquar Agim Gjakova. Veprimtarinë e drejtoi kryetari i shoqatës "Jakova", Ruzhdi Stefa.
Të pranishmit që e morën fjalën trajtuan krijimtarinë e këtij autori, por edhe aspekte të jetës së tij në dy shtete, Shqipëri dhe në Kosovë, prej ku ishte dëbuar nga regjimi jugosllav në vitin 1961 pas mbajtjes ca kohë në burg për veprimtari atdhetare shqiptare si student në Universitetin e Beogradit.

Kolec P. Traboini, me të cilin poeti gjakovar kishte punuar disa vjet në Kinostudio, duke vlerësuar krijimtarinë e Agim Gjakovës, vuri në dukje se është gjë krejt e veçantë që një shkrimtar i kësaj moshe të vazhdojë të botojë libra çfarë më shtyn t'ju propozoj që ta konsiderojmë Agim Gjakovën Duajeni i Letërsisë Kombëtare duke krijuar një traditë që do të lidhet përgjithmonë me emrin e qytetit tuaj. Propozimi u prit me entusiazëm. Edhe për shpalljen e Agim Gjakovës Poeti Laureat 2026-2027, nga rreth njëqind të pranishëm në sallë u prit me kënaqësi të veçantë duke e konsideruar krenari jo vetëm për qytetin e tyre, por për mbarë Kulturën Kombëtare Shqiptare.
Pas shprehjes me fjalë mirënjohëse për nderimin që ju bë në qytetin e tij nga poeti dhe prozatori Agim Gjakova, u bë firmosja e peticionit dhe aktvendimit për nderimin e figurës së Agim Gjakovës si Laureat i Poezisë dhe shpalljen Duajen i Letërsisë Kombëtare.
®️ Pantheon Info.
Gjakovë, më 4 tetor 2025.
--------------------------------------
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Tiranë.
# Ministria Kulturës Tiranë & Prishtinë
Urime per inisiativen dhe propozimin tuaj! E meriton shkrimtari A.Gjakova nje respekt dhe vleresim te tille. Kjo figure eshte nje aset kombetar(Shqiperi-Kosove).