top of page

Halil RAMA: PROMOVOHEN LIBRAT...

2 hours ago
15 min read

PROMOVOHEN LIBRAT “UDHË PA KRYE”, “SHPRESA TË NËPËRKËMBURA” dhe “AKSIOMAT GJUHËSORE DHE ALEGORIA E GJUHËS NË DIBËR”

 

JETËSORJA DHE MENDIMI FILOZOFIK NË TRE LIBRA TË ARIF MATËS

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

Besim Ndregjoni: “Përurimi i librave të intelektualit  shqiptaro-amerikan Atrif Mata nga Luznia e Dibrës na sjell në vëmendje se alegoria dibrane me qendër në krahinën e Luznisë, nuk është vetëm histori, por idenditet gjuhësor kombëtar, i trashëguar dhe i përditësuar nga brezi në brez”

                                  

Prania qindra pjesëmarrësve nga Tirana, Dibra, e der inga diapora shqiptare e SHBA e mes tyre e dhjetra personaliteve akademike e të letrave, ishte dëshmi e vlerësimit të Arif Matës, si përfaqësues dinjtoz i elitës dibrane këtu në metropolin shqiptar si edhe në diasporën shqiptare të SHBA, në pr promovoimin ejë tre vepra dinjitoze të karakterit studimor- shkencor me titujt: “UDHË PA KRYE”, “SHPRESA TË NËPËRKËMBURA” dhe “AKSIOMAT GJUHËSORE DHE ALEGORIA E GJUHËS NË DIBËR”, më 26 shtator 2026 në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave në Tiranë.

Si moderator i këtij eventi, që në fillim falenderova botuesin e suksesshëm  M&B, Miranda dhe Bujar Karoshi, që në më shumë se 5 mijë botime të autorëve dibranë dhe jo dibranë, por nga e gjithë Shqipëria dhe hapësira mbarëshqipatre në botë,  kanë në galerinë e këtyre botimeve edhe këto tre vepra dinjitoze të autorit Arif Mata. Ato janë një produkt mjaftë cilësor, jo vetëm për nga performanca e botimeve, por veçanërisht për lëndën tejet të pasur…dhe si të tilla shpreh bindjen time se ato zënë vendin e merituar në fondin e artë të letërsisë dokumentare shqiptare.

 

“AKSIOMAT GJUHËSORE DHE ALEGORIA E GJUHËS NË DIBËR” NË KËNDVËSHTRIMIN E PROF. DR. HAJRI SHEHUT

                              

Për librin “Aksiomat gjuhësore dhe alegoria e gjuhës në Dibër”, një vepër shumëdimensionale, realizuar pas një studimi disavjeçar të autorit Arif Mata, që pasuron dukshëm leksiokun e gjuhës shqipe, mbajti një reçensë mjaftë profesionale dhe kualitative të Prof. dr. Hajri Shehut, një nga figurat më të spikatura në fushën e gjuhësisë shqiptare me një kontribut të shquar në leksikografi dhe leksikologji.

“Libri ‘Aksiomat gjuhësore dhe alegoria e gjuhës në Dibër’ i Arif Matës është mirëfilli botim i këndshëm filologjik. Është ndër më të mirët në llojin e tij; më i mirë se shumë të tjerë. Shumica e librave me fjalë të urta pasqyrojnë vetëm lëndën e përzgjedhur e nuk japin shpjegime. Libri i Arifit i shpjegon e i komenton fjalët e urta. Për lexuesin shpjegimi është si barasvlerësi, si baraspalësi në një fjalor gjuhësor. Shpjegimi a komentimi vjen si kontekst social i përdorimit të tyre. Shumë i nevojshëm për një lexues më pak të ditur. Bashkë me fjalën e urtë, ai është edhe si një lloj letërsie e veçantë”, vlerëson prof. Shehu. Dhe si shembuj ai sjell fjalët e urta:

Ma mirë vdis me nder sesa të rrojsh me  marre.

Mikut shtroju; anmikut mbuloju.

Vendo ditën, të gjejsh natën.

Hambari, kur nuk i shtohet, soset.

Llamba ban dritë ku ta vesh.

Mbaj përherë me vete metre, kandar e gërshanë.

I ngjaftë kohës.

Shamatën e ndal e pazanmja fill.

Livadhi i huej ta then kosën.

Kali i huej t’le n’udhë.

Prueju (= ruhu) nga e keqja e vogël se e vogla bie t’madhen.

Parja të ban të pasun; dituria – zotni.

Për Prof. Hajri Dhehun “Shpjegimi ose komentimi është shumë komod për lexuesin edhe sepse i ka renditur fjalët e urta sipas tematikës së tyre (p.sh., për mendjen dhe mendimin: Shif odën e fol; shif sofrën e ha; Kusinë e mbush, tamblin e derdh; Kupa si t’mbushet, derdhet // për shoqërinë e miqësinë: Miku asht shishe llambe // për gruan e burrin: Burri asht perdja e grues e Grueja asht teska (= sqepari) e burrit // për drejtësinë: Dy qe në nji grazhd; njani bar e tjetri kashtë; etj.). Komentimi është i saktë e mbushamendës. Ai vjen nga dija e tij e saktë gjuhësore e intelektuale dhe, më së pari, nga dija e hollë e mendjes popullore në Luzni e në krejt Dibrën. “Gjenia, mendja dhe shpirti i një kombi, - thotë Francis Bacon, - zbulohet te proverbat e te fjalët e tij të urta.” Këtë na thotë edhe libri i Arifit”.

 

BUJAR KAROSHI: NJË BOTIM QË DO T’JU VLEJË SHUMË BREZAVE QË VIJNË  

Botuesi Bujar Karoshi, pasi falenderoi aiutorin Arif Mata, për besimin ndaj tij dhe bashkëshoretës Miranda (themelues dhe administratotr të Shëpisë Botuese prestigjioze “M&B), për lirinë që u ka dhënë në procesin e përgatitjes për botim dhe pranimin e sugjerimeve të tyre, kryesisht për pjesët që ia kanë hequr nga ky botim, tha se “Me ato pjesë, Arifi mund të botojë së afërmi një libër tjetër, me refleksionet e tij për proceset demokratike në Shqipëri dhe rolin e shoqërisë civile. Dhe ndërthurur me përvojën amerikane, mendoj se libri do të jetë i vlefshëm për një lexues më të gjerë se në këtë sallë. Ai falanderoi gjithashtu Inajet Shehun, (mikun tonë dhe krushkun e Arifit), jo vetëm për ndërmjetësinë në botimin e librave, por edhe për kujdesin e tij për të redaktuar mirë, pa gabime dhe me një rrjedhshmëri të fjalisë për tu admiruar.

Botuesi B.Karoshi në fjalën e tij ndal veçanërisht te libri "Aksiomat gjuhësore dhe alegoria e gjuhës në Dibër”,  sepse sipas tij prek një temë të rëndësishme. Më tej ai bëri të ditur për qindra pjesëmarrësit në promovim se Arifi në këtë botim sjell përvojën amerikane.

“Autorët amerikanë janë ndër më të njohurit në botë për të botuar libra me udhëzime dhe shpjegime. P.sh. ata botojnë libra me shpjegime për procese dhe dukuri, që, ne këtu na duken të çuditshëm, shpeshherë. P.sh. "Ha për të jetuar", "Pse flemë?", ose një nga botimet që më ka barë përshtypje: "Vidhni si artist". Vjedhja është e dënueshme, por kur vjedh si artist, mund të vlerësohesh për të”. Bazuar sa më sipër ai tha se Arif Mata nuk ka botuar një libër për brezin e tij, as brezin tonë, as për ju që jeni në sallë. Arif Mata ka botuar një libër një brez të ri që po vjen,  që të lindur në emigracion, që kupton e flet shumë mirë gjuhën ku është rritur, por shqipen e njeh pak ose e kupton shumë pak. Kjo sipas themeluesit dhe administratotit të “M&M” për faktin se libri i Arifit i vlen këtij brezi, për të kuptuar shtratin kulturor ku janë rritur paraardhësit e tyre, të cilët e kanë trashëguar këtë kulturë brez pas brezi, përmes fjalës, tregimit, alegorisë dhe rrëfimeve popullore.

“Ky libër ka vlera gjuhësore, sepse ruan fjalë e shprehje që kanë dalë ose janë duke dalë nga përdorimi i përditshëm, si p.sh.: "Ku kcen dhaja, kcen edhi". Ky brez nuk e di çfarë është "dhaja" dhe çfarë është "edhi". Ose "Kali i huej t'len n'udhë". A nuk do ishte më mirë për këtë brez të ishte: "Makina e huaj t'len n'udhë"? Sepse kalin e shef vetëm si atraksion turistik kur shkojnë fshatrave të Shqipërisë”, tha z. B.Karoshi. Më tej ai u shpreh për vlerat  etnografike, të këtij libri, pasi shpjegimet zbulojnë mënyrën se si mendonin një komunitet i caktuar, për ngjarje e rrethana të ndryshme në kontekst historik dhe kulturor. Si shembulli ai solli shprehjen "S'ka nore ke xhipi". Sepse të flasësh për xhipin sot mund të akuzohesh për diskriminim, madje po të këmbëngulësh fort, mund të bësh dhe burg. Por dikur, xhipi ka qenë  pjesë e kulturës sonë, pa pasur kurrfarë ofendimi.

Për botuesin e “M&B” libri "Aksiomat gjuhësore dhe alegoria e gjuhës në Dibër ka kulturë brenda. “Një lexues i ri e kupton shprehjen, alegorinë, aforizmat, fjalët e urta pa qenë e domosdoshme të njohësh dialektin e Luznisë e Dibrës. Por një lexues njeh edhe shtratin kulturor që kjo kulturë e ka të dokumentuar përmes botimeve. Libri vlerëson mësuesit e kësaj kulture në Dibër, që për autorin janë shumë, por unë po përmend disa si Munir Shehu, Hazis Ndreu, Naim Plaku, Hilmi Kolgjegja, Xhafer Martini, Mevlud Buci, prof., Hajri Shehu, Agron Tofa, Ilmi Sadiku, deri te më të njohurit e krahinës së Luznisë si Maliq Nikolli, Elez Murrja, Selim Sula, Ali Lika, Ramadan Sala, Demë Seferi e shumë të tjerë në të gjitha Nënë Malet e Dibrës”, tha z. B.Karoshi. Ai vlerëson se Arif Mata ka përgatitur një botim që do ti vlejë shumë brezave që vijnë. Për të kuptuar përmes saj shpirtin e shqiptarit, dhe veçmas të dibranëve.

 

DALI HORESHKA: KUR KUJTESA SHNDËRROHET NË PASURI KOMBËTARE               

Dali Horeshka, specialist i mirëfilltë i ekonomisë dhe statistikës, aktualisht Drejtor i Performancës dhe Ideve të Zjvillimit në Bashkinë e Dibrës i vlerësoi tre librat e Arif Matës si kontribut i veçantë për vendlindjen, të cilët sipas tij mbartin një jetë të tërë përjetimesh, vëzhgimesh dhe reflektimesh.

“Që në faqet e para bie në sy ndërtimi i librave në një vazhdimësi të plotë kohore: nga fëmijëria, shkolla fillore, 7-vjeçarja e shkolla e mesme, deri te arsimi i lartë dhe jeta profesionale. Me një stil të kujdesshëm, Arifi ka renditur ngjarjet familjare, shoqërore, natyrore e agronomike, duke i lidhur ato me zhvillimin e tij personal dhe me evolucionin e shoqërisë”, vijoi Z. Horeshka.

Duke i përkufizuar këto libra si: poetikë për stilin, historikë për renditjen kronologjike, filozofikë për logjikën dhe arsyetimin, statistikorë për pasurinë e të dhënave, ai I konsideroi ato si një arkiv nga i cili duhet mësuar. Kjo sipas tij se skenari i tyre është ndër më të veçantët: historia e jetës së autorit ndërthuret natyrshëm me historinë familjare, institucionale, shoqërore dhe politike. Pikërisht kjo i bën këta libra të tejkalojnë kufijtë e një autobiografie.

“Për mua, por besoj edhe për brezin e ri, këta tre libra përbëjnë një vlerë të madhe. Brenda tyre gjejmë një vlerësim realist të rreth 75 viteve histori, maturinë e gjykimit dhe reflektime mbi punën, familjen e shoqërinë. Janë libra që ruajnë kujtimet jo vetëm të autorit, por edhe të dhjetëra bashkëkohësve të tij, duke marrë vlerën e një arkivi njerëzor që rrallë e gjen diku tjetër.



Në to takojmë personazhe që nisin nga Dibra dhe shtrihen në gjithë Shqipërinë, nga sistemi që lamë pas te sistemi ku jetojmë sot: Beqir Mata, Selim Alliu, Mahmut Hasani, Beqir Kalia, Hysen Mata, Bajram Krashi, Bajram Stojku, Shaban Përzhilla, Xhavit Hysa, Ahmet Osja, Rushen Golemi e shumë të tjerë. Në qendër të këtij universi qëndron burrëria: forca e karakterit, aftësia realizuese, kultura tekniko-shkencore dhe ngrohtësia familjare e shoqërore”, vlerëson Z. Dali Horeshka. Në këndvështrimin e tij analitik, Arifi nuk i ka parë njerëzit vetëm në kufijtë e kohës së tyre; ai i ka parë përmes vlerave dhe karakterit që mbeten të vlefshme edhe për brezat që do të vijnë. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e këtyre librave për zhvillimin turistik dhe identitetin kulturor të Dibrës. Sepse, më shumë se me art e thjeshtësi, autori ka përshkruar produktet tradicionale, zejet, festat lokale, rrugët e rrugicat, monumentet e natyrës dhe të kulturës, veshjet me tirq e kuprane, çiftelinë, sharkinë, culën dhe lodrën. Po aq me vlerë është përshkrimi i odës dibrane, sidomos asaj luznake dhe të Kalasë së Dodës, si një institucion i rrallë i edukimit, mikpritjes dhe dialogut shoqëror. Sipas Z. Horeshka, Arifi na kujton edhe një shqetësim të madh: venitjen e disa institucioneve tradicionale, si oda, fejesa dhe martesa. Ai nuk e bën këtë me nostalgji të verbër, por si një thirrje që brezi i ri t’i njohë, t’i vlerësojë dhe, aty ku është e mundur, t’i rijetëzojë. Më tej ai u shpreh për institucionin e mikut dhe të mikpritjes që zënë një vend të veçantë në këta libra, së bashku me besnikërinë në shoqëri, pa të cilën fjala burrëri do të mbetej e pakuptimtë.

Po ashtu, për faktin se eksperimentimet shkencore janë një tjetër shtyllë e jetës së Arifit. Referuesi Horeshka vlerësoi përshkrimin me realizëm, përpjekjet për rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe me emocion të veçantë botën e blegtorisë, sidomos delen dhe kalin. “Shprehja e njohur “Delja bija e kali shtëpia” merr në librat e tij një kuptim të gjallë. Tregues si 25 mijë dele në Kala të Dodës apo 12 mijë dele të Dervish Agës së Radomirës nuk janë vetëm shifra; ato dëshmojnë për një ekonomi, një kulturë dhe një mënyrë jetese”, vijoi Dali Horeshja në fjalën e tij që u ndoq me interesim të veçantë nga qindra pjesëmarrësit e pranishëm në këtë promovim. Gjithashtu ai vlerësoi ndjeshmërine më ët cilën autori i këtyre tre librave përshkruan evolucionin nga prona private te kooperativat, tufëzimi, kriza ushqimore dhe falimentimi i sistemit, duke ndjekur me vëmendje edhe zhvillimet kombëtare e ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në jetën e njerëzve. Ai vlerëson edhe arritjet në ujitje, ujë të pijshëm e industri, pa shmangur analizën e krizave që shoqëruan atë periudhë.

Duke vijuar me analizën tij të thelluar, Z. Horeshka tha se “Një tjetër pasuri e madhe e këtyre veprave janë datat, ngjarjet dhe treguesit e shumtë, që u japin edhe vlerë dokumentare e statistikore. Mua më duket sikur Arifi u drejton një mesazh edhe institucioneve shtetërore: se studimet, kërkimet, mbajtja sistematike e shënimeve dhe botimi i tyre nuk shërbejnë vetëm për arkivin dhe historinë, por edhe për analizën, vendimmarrjen dhe reflektimin e shoqërisë”. Kjo sipas tij sepse. re librat e Arif Izet Matës janë dëshmi se kujtesa, kur shkruhet me ndershmëri dhe dashuri për njerëzit, shndërrohet në pasuri kombëtare.

 

 

LUAN CEMENJA: LIBRI “UDHË PA KRYE”,

“GJURMA E ARIF MATËS NË KOHËN E VET”

 

                         

Libri i parë të autorit Arif Mata, ka titullin intigrues “Udhë pa krye”. Them intigrues, sepse Arifi që në faqen e parë të këtij libri shprehet për një rrëfim të jetuar në fshatin koopertativist - hoxhist.

Në të vërtetë, faqe pas faqeje të kësaj vepre voluminoze, autori, përveçse nderimit dhe respektit me përkushtimin më të devotshëm për familjen Mata të Luznisë, sjell rrëfime sa origjinale aq edhe të trishta, qoftë nga Luznia dhe nga përditshmëria e tij në të gjitha etapat e shkollimit, nga 8-vjeçarja në Muhurr, gjimnazi në Peshkopi e deri te specializimi pasuniversitar e regjistrimi në kërkim të gradës shkencore “Kandidat i Shkencave” , si dhe peripecitë dhe stërmundimin për të aplikuar të rejat e shkencës në Bujqësi, në ish koopertivat Bujqësore Brezhdan e Luzni dhe veçanërisht kur drejtonte si kryetar i Degës së Prodhimit në ish kooperativat Bujqësore Kala e Dodës dhe Zogjej dhe Drejtorinë e Bujqësisë të rrethit Dibër, apo dhe në dy dekadat e fundit si emigrant në SHBA.

Ish – kryetari i Komunës së Selishtës Z. Luan Cemenja, mishërues dhe përçues i vlerave më të spikatura njerëzore, intelektuale dhe profesionale prezantoi këndëvështrimin e tij analitik të qartë rreth kësaj vepre.

Ndër të tjera, z. Cemenja, tha se Në librin “Udhë pa krye”, autori Arif Mata shprehet pa ekuivok shprehet se sistemi ish-koop.bujqësore sidomos në zonat tona ishte një dështim spektakular.

“Sot, kur ai jeton në Amerikë, pas një jete të gjatë e të trazuar, shënimet e tij kthehet në një libër që na sjell pranë një periudhe të cilën shumëkush e ka jetuar, por jo gjithkush e ka dokumentuar. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse “Udhë pa krye” është një titull që të mbetet në mendje. Sepse udhët mund të mbyllen. Mund të devijojnë....Mund të na çojnë larg. Por njeriu që ruan kujtesën, mendimin dhe dinjitetin e vet, nuk ka bërë një udhë pa krye. Ai ka lënë gjurmë. Dhe ky libër është pikërisht gjurma e Arif Matës në kohën e vet.

Një gjurmë personale, profesionale dhe njerëzore, por që sot mund të lexohet edhe si një copëz e historisë sonë”, tha ndër të tjera z. Luan Cemenja, mik i autorit.

 

LUAN LUSHA: TE “SHPRESA TË NËPËRKËMBURA”, PËRSHKRIMI

I NGJARJEVE REALE NË MËNYRË ARTISTIKE E MJAFTË ELOKUENTE

Vepra e tretë studimore shkencore e autorit Arif Mata, titullohet “SHPRESA TË NËPËRKËMBURA”. Përveç përvojës së tij të pasur në fushën e studimeve dhe aplikimit të të rejave shkencore, këtu autori është tejet kritik për degradimin e bujqësisë, si gjatë sistemit kooperativist, por edhe në këto më shumë se tri dekada të këtij tranzicioni të tejzgjatur. Një analizë të thelluar të kësaj vepre prezantoi në këtë event promovues Z. Luan Lusha, një nga angronomët më të zotë të Dibrës, njëherësh edhe poet i talentuar. Ai vlerëson se libri "Shpresa të Nëpërkëmbura" i autorit Arif Mata është një analizë e mirëfilltë sociologjke, politike e njëkohēsisht ekonomike e kohës së tranzicionit nga ekonomi socialiste e centralizuar drejt zhvillimit kapitalist.

Referuar strukturës Z.Lusha vlerëson ndërtimin mjaft interesant në formën e një ditari nga viti 1985 deri 1996. Kjo për faktin se këtu trajtohet mjaft mirë gjendja e bujqësisë në Rrethin e Dibrës në kushtet e reja. Ai vlerësoi gjithashtu analizën që autori u bën me finesë të gjitha proceseve të demokratizimit të politikes, të ekonomisë dhe të shoqësirsë tonë. Kjo për fakton se dalja nga diktaura dhe përqasja e re natyrisht nuk mund të ishte e thjeshtë dhe e lehtë.

“Arifi është treguar një sudiues i hollë të gjithe situatave dhe pasojave që sillnin si ligjet e miratuara ashtu dhe mendësia nëpunësve zbatues të tyre. Në libër është analizuar shumë pastër edhe sjellja në tranzicion. Duke evidentuar e ngritur në lartësinë e duhur vyrtytet e njerzve të thjeshtë dhe duke kritikuar e anatemuar gabimet e pushtetarëve. Nga libri del qartë diferenca midis pritshmërisë tepër të lartë të njerzve për sistemin e ri të zhvillimit shoqëror dhe dështimeve të shumta të pushtetit politik. Vetë titulli i këtij libri tregon se shpresat e medha të popullit për një demokraci të përafërt me perendimin u shpërdoruan nga klasa politike e të dy krahëve, që në fakt ishin të gjithë të dalura nga gjiri i Partisë se Punës.  Propoganda boshe, me sharje e fyerje reciproke shërbeu si një maskë për të dalluar fytyrën e vërtetë dhe të njëjtë që ata kishin. Autori me shembuj e ngjarje konkrete ka vënë në dukje dhe me mjaft elegancë ka nxjerrë në evidencë qëllimin dhe veprimtarinë e politikës.

Përshkrimi i ngjarjeve reale në mënyre artistike e mjaft elokuente e bën interesant leximin e këtij libri”, -tha Z.Luan Lusha, mik i autorit

Një karakteristë tjetër e librit , sipas tij është dhe përmendja e shumë emrave dhe personaliteteve me të cilët Arifi ka punuar.

“Libri me kalimin e viteve do të jetë një dokument i rëndësishëm historik dhe përshkrues i bukur për brezat që do vijnë. Arifi përveçse një agronom me nivel të lartë shkencor dhe veprim praktik në bujqësi. me librat e tij ka spikatur si një analist i hollë dhe me kahje artistike të veçantë” vlerëson Z.Lusha. Duke e pëmbledhur këtë minirecension të librit të Arifit ai u shpreh pa droje se ka Arif Mata bërë një: PET- SCANER të një periudhe shumë vjeçare me një mendim e analizë brilante.

 

BESIM NDREGJONI: ALEGORIA DIBRANE

ËSHTË IDENTITET GJUHËSOR KOMBËTAR

“Përurimi i librave të intelektualit luznak të Dibrës Arif Mata na sjell në vëmendje se alegoria dibrane me qendër në krahinën e Luznisë nuk është vetëm histori, por idenditet gjuhësor kombëtar, i trashëguar dhe i përditësuar nga brezi në brez”,- vlerëson Kryetari i Unionit të ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Besom Ndregjoni. Promovimin e librit “Aksiomat gjuhësore dhe alegoria e gjuhës në Dibër” të autorit Arif Mata ai e vlerësoi si një llojë alegorie të këtij studiuesi, duke na vënë përballë një realitetit alegorik, historik, kulturor me përmasa kombëtare. Sepse sipas tij, “alegorinë luznake siç është trashëguar në odat dibrane me breza, autori e përcjell dhe në përurim përballë një auditori me personalitete të fushave të ndryshme, të cilët e kanë jetuar dhe kane mësuar nga gjuha e bukur nënkuptimshe e Luznise. “Autori nuk është përqëndruar vetëm tek përdorimi gjuhësor i alegorise, por dhe tek qëndresa e alegorisë, etapave të historisë së Dibrës. Arif Mata me mjeshtri nuk artikulon vetëm gjuhën e përditshme të krahinës së Luznisë që është vendlindja e tij, por periudhat e profesionit të agronomit prej katër dekadash, ai i shtrin në një hapësirë kohore, duke cilësuar dhe alegorinë e Maleve të Dibres se secili nga 9 malet kishte përdorimim e alegorise, se secilit në 9 malet simbolet shekullore të Dibrës, autori u jep dhe një meritë të veçantë, se burrat e Dibrës që e kishin të shejtë Oden Dibrane. Ai tregon se zgjuarsia dhe gjuha dibrane nuk është monopol vetëm i një krahine apo individi, por një konkurs popullor, kur ligjëron mençuria, jo vetem e drejtuesve të 9 maleve, por e burrave, që kur futen në odë mendojnë dhe nxjerrin gjuhën e alegorisë kuptimplote, që ajo të përmendet dhe të trashëgohet nga brezi në brez, që rinia pasardhëse ta percjellë nga brezi në brez”, tha ndër të tjera Z. Besim Ndregjoni. Nisur nga vlerësimet e kumtuesve në këtë veprimtari promovuese për punën dhe kontributin e Arif Matës për shkrimin dhe botimin e këtyre tre librave me histori, gjuhë, dhe kulturë dibrane, Ndregjoni apeloi se “Patriot është ai që i shërben kombit me kulturë dhe jo ai që vlerson politikat repressive që në Shqipëri prej 80 vitesh tjetersojnë patriotët me vlerësimin e ideologjisë së politikës globaliste.”

Tre librat e Arif Matës janë mirëpritur dhe lexuar me interes të veçantë edhe nga miku i tij dhe i joni MEVLUD BUCI - një personalitet dibran i njohur i gazetarisë, artit pedagogjik dhe letërsisë.  Gjashtë muaj më parë Mevludi festoi 75 vjetorin e ditëlindjes. Ai ka më shumë se shtatë dekada jetë intensive, gjashtë prej të cilave të mbushura me ngjarje që kanë lënë gjurmë në personalitetin e tij krijues. Si njohës i thellë i gjuhës dhe alegorisë dibrane ai vlerësoi librin “AKSIOMAT GJUHËSORE DHE ALEGORIA E GJUHËS SË DIBRËS”, të autorit Arif Mata në kontekstoin e pasurimit të leksiokut të gjuhës shqipe. Parë nga ky vështrim e vlerësuan këtë vepër edhe mësuesi i talentuar i letërsisë Lavdrim Shehu, njëherësh një nga ish drejtuesit shembullor të qeverisjes vendore në Dibër; Kamber Faruku – ndër penat e rralla të publicistikës e shkrimtarisë shqiptare dhe Sanie Selita-anetare e Bordit të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork që solli përshëndetjen e kryetarit të kësaj Akademie, Prof. dr. Skender Kodra, një kontributor madhor për çeshtjen kombëtare shqiptare në SHBA.

 

KËNDVËSHTRIMI I AUTORIT MATA

 

 

Autori i këtyre tre veprave shumëdimensionale, Arif Mata, ndërsa ka falenderuar pjesëmarrësit në promovimin e tyre, dhe veçanërisht referuesit rreth tyre, tha se librin mbi kooperativizmin bujqesor komunisto-hoxhist, që u nis si mashtrim i reformës Agrare 1946 dhe kur dështoi keqas në funddekadën e viteve ‘90-të të shekullit të kaluar, ja mundësoi një ditar personal i mbajtur prej tij qysh në moshën 14 vjeçare. Madje sipas tij, titulli “Udhë pa krye” këtë kuptim ngërthen, ashtu si vazhdimi i tij “Shpresa të nëpërkëmbura” nënkupton sidomos përpjekjet e dekadës së fundit për kalimin nga kolektivizmi i plotë bujqësor në bujqësine private të tregut të lirë. Me nota pesimiste e përshkruan autori Mata edhe kalimin nga centralizmi socialkomunist në pluralizëm politik në Shqipëri,-reformë që sipas tij rezultoi, një tranzicion i tejzgjatur, mjaft problematike dhe konfliktuale, nga i cili akoma nuk është bërë e mundur të dilet. Madje, krejt e pashpjegueshme e në kontrast me një farë zotësie individuale, që shqiptari duket se zotëron!                                    

“Dje u stërlodhëm me shumë kosto ekonomike, ambientale dhe ekologjike të mbjellim në male e bjeshkë. Sot pas gjithë atij pësimi me kolektivizimin total e absurd, pjesa më e madhe e tokës më të mirë në ultësirën perëndimore vazhdon të mbetet djerr?! Nga ana tjetër, ç’është kjo braktisje e bujqësisë dhe e fshatit?!”, tha ndër të tjera autori mata. Dhe këtë për këtë dështim total ai sjell shifra lemeritëse, si psh: fshati Caren në Kalanë e Dodës në vitin 1980 kishte 125 familje e rreth 3000 krere dele, ndërsa sot ka 5 familje e vetëm rreth 200 krerë dele! Fshati Katund i Ri i Luznisë në Dibër në vitin 1990 kishte mbi 400 lopë e sot më pak se 40 krerë. Nga mbi 600 kokë të imta sot ka vetëm 150 kokë!            

Ndërsa me pyjet sipas tij ka ndodhur e kundërta e të djeshmes. Janë reabilituar disi pyjet e ultra, por janë shkatërruar apo deri zhdukur ato të lartat…Shpëdorohet gjithë fondi financiar i Bashkimit Europian për bujqësinë shqiptare e askush nuk mban përgjegjësi ligjore!?

Duke vijuar me llogjikën e shifrave autori Mata vlerëson një hop e sukses në zhvillimin turistik të vendit, por ky zhvillim përgëzues nuk çon në një hop zhvillimor bujqësor. Turistët në dominancë ushqehen, me produktin bujqësor të blerë nga vendet e tyre! Për pasojë fshati braktiset!

Së fundmi, autori Mata bëri të ditur për qindra pjesëmarrësit në promovimin e tre librave të tij se librin “Aksiomat gjuhësore dhe alegoria e gjuhës në Dibër” e punoi me qëllimin, që ky thesar gjuhësor i Dibrës, veçmas i maleve të saj, të ndriçohet, të vazhdojë të kultivohet e përdoret. E të mos bjerret e humbasë. Njëherësh iu përkushtua kësaj sipërmarrjeje të rëndësishme, por disi të vështirë, i mahnitur nga aftësia gjuhëore alegorike e shumë burrave dibranë, duke këmbëngulur në gjurmimin e tyre dhem me gjykimin për t’i quajtur përdoruesit e alegorisë “Profesorë të fjalës”.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page