NË APOGJEUN E…

Poezi nga Kozma Gjergji
NË APOLONI
Turistë e vizitorë të shumtë
Ndalin gjatë
Në mjediset me statuja
Nudo,
Pa krahë,
Pa fytyrë,
Pa kokë…
I prekin me kuriozitet
Dhe bëjnë foto,
I përkëdhelin e bashkëbisedojnë
Si t'i kenë të afërm e miq,
Mbase ngaqë ndjehen
Pjesë dhe vazhdim
I të njëjtit dëmtim.
PJEKURIA
Në apogjeun
E rrugës së vetë
Dielli
I përqarkon
Më mirë sendet,
Sheh më thellë
Dhe ngroh e shkëlqen
Më tepër.
NDËSHKIM
Ndëshkim
Të dëgjosh mburrjet
E kallirit mustaqelli pa bukë
Që është më i larti
Dhe ka miqësi me qiellin.
Të dëgjosh
Vidhin e krekosur
Se vetëm tek ai
Korbat ngrenë dashurinë.
Të dëgjosh
Gomarin të gomaroi
Si më i dituri
Për të pallur e palluar…
DHIMBJE
Për ditë fusha
Ngrihet mal
E bie përmbysë
Në varre të rinj.
Hapësira si shami
Pikëllimi…
HESHTIN FABRIKAT
Heshtin fabrikat e punës
Të partive gjëmojnë,
Artikuj vreri, gënjeshtrash
Me bollëk prodhojnë…
KALLINJTË
Rënduar nën ëmbëlsinë e kokrrave
Kallinjtë si myzeqarët në valle lëkunden
E para tokës mëmë me nderim përkulen.
(Nga cikli i botuar në revistën "Nëntori 1982)
MILITANTËT
Disa u bën të rëndësishmë
Si fishekë
Me barutin e urrejtjes,
Të tjerë
Si njerëz të gurëve
Me të cilët
Goditën
Kundërshtarët politikë,
Ndërtuan pa leje
Dhe ngritën biznese.
TË HUMBA…
Të humba dhe mbeta
Si natë e braktisur nga yjet.
Teksa të mendoj
I lë sytë të verbohen në
Vetëtimat e hireve të tua.
Të humba…
Çibuku i trishtimit
Tymos tepër hidhur.
EMIGRANT
Fjalë që do të thotë:
Klithmë sirene,
Puthje e gjatë,
Ankth,
Hartë djerse mbi shpinë…
LAJKA
Në buzë ka mjaltin,
Në zemër helmin.
PUTHJA
Edhe vulë e dashurisë,
Edhe maskë e hipokrizisë.
DALLGËT
Ç'potere bëjnë
Në cektësi!!!
SHIU
Kolona zanore
E melankolis
Për diçka që iku
Pa kthim.
MIQËSIA
U thye befas
Si gota e çmuar.
Tani ndjehem si
Llampë neoni e djegur
Në një koridor bosh.
MREKULLIA
Vetëm
Demokracia jonë
E zbuloi
Mrekullinë
Sesi të bëhesh
Pasanik pa rrogë.
Kozma Gjergji.








Pamvarësisht pengesës në tabletë, s'kishte sesi të mos shprehej për poezitë edhe një mik e artist tjetër i vëmendshëm dhe me shpirt të ndjeshëm e solidar si z.Sotir Athanasi. Shkëmbimet e konsideratave dhe mendimeve për krijimet midis kolegësh janë si ato rrymat e ngrohta të Golfstrimit, që dhe në dimrin e ftohtë nordik bëjnë të çelin trëndafilat.
Ju faleminderit, K.Gjergji.
Xingografia:
I nderuari Kozma lexova me kënaqësi thuajse i pari ciklin tënd tejet orgjinal me poezi të bukura e shumë të ndjera. Por tableti nuk më punon mirë dhe kur përpiqem t'a hedh shkrimin në poziconin e duhur opinion, nuk bindet me tipota. Sidoqoftë, i bashkangjitem mikut tonë Prof.dr.Eshrefit dhe Poetit të spikatur Myslymit. Jam shumë entusiast në ato që shkruan dhe harmonizon idetë me figurat artistike. Urime të përzemërta. / Xing./ Athinë,
Miku im Myslim, ju falenderoj nga zemra për impenjimin dhe gjykimet thellësisht
profesionale e dashamirëse rreth poezive të këtij cikli. Jeni tepër i saktë për gjithçka shprehni,
se në këtë drejtim, veç kulturës e talentit ju ka ndihmuar edhe njohja e miqësia jonë shumë
e hershme, e cila nuk e di në do të çmallet ndonjëherë.
Ju uroj të keni kurdoherë befasi në krijimtari! Me nderime e respekt, K.Gjergji.
I fortërespekruari Profesor Doktor Eshref Ymeri, ju përshëndes!
Komenti vlerësues dhe analiza ekstrakt nga Ju rreth poezive më erdhën si shtrëngim dore e përqafim tepër miqësor. Njëkohësisht më gëzojnë e nxitin për avancime, sepse ashtu siç e thotë dhe miku im Myslimi është krejt ndryshe kur krijimet skanohen nga studiues e intelektual të shquar. Ju falenderoj me mirënjohje të thellë i nderuari Profesor Eshrefi për angazhimin dhe mendimet tejet të çmuara për mua!
Me konsideratë të veçantë, K.Gjergji.
I nderuar poeti K. GJERGJI! Nder i madh per Ju dhe per ne miqte e tu, angazhimi dhe vleresimi me superlativa nga nje personalitet i shquar i letrave shqipe si Prof. dr. Eshref Ymeri
per poezite, "HESHTIN FABRIKAT" dhe "MREKULLIA". No koment.
Do te shtoja ne planin artistik, poeti Gjergji eshte nje poet autentik, origjinal, eshte vetvetja.
I konsiliduar ne stilin e tij .
Te kujtojme p. sh. poezite: " NE APOLONI", "LAJKA", " PUTHJA", "DALLGET", " KALLINJTE" etj.
Urime, arritje te reja. Perqafime, Myslim Maska, Athine.