(Nuset shqiptare po bëjnë traditë fustanin e kuq, me shqiponjën dykrenore mbi gjoks.)
E bukur porsi ylli, faqendritur si hëna, thesarin e atdheut mban përsipër te zemra.
Trupi i atdheut, me pyje dhe male trupin ia bën flori, argjend e margaritare.
Linjat e fshehta, ia kthen në ylbere, dëshirat e nxehta, në lulëkuqe pranvere.
Dashurinë ia buron si gurrë nga guri, të shuajnë etjen, fëmijët dhe burri.
Nuses, kuqezi, me fustan zonje, atdheu, ia bën jetën, nusëri shqiponje...
Fëmijët ia bën, zogj në fole prej shkëmbi, të rriten të shëndetshëm, vigjëlues të këtij vëndi...
Comentários