Nuset e mbretit


Resmi Osmani

Roman

MBRETËRIMI I PIRROS SË EPIRIT

Nuset e mbretit

Mbretëresha e dashur Antigona po bënte muaj e ikur nga kjo botë.

Këshilltari Kinea. I kërkoi mbretit që të bisedonin për një çështje të rëndësishme shtetërore.Ata qëndruan në cabinet para kupave të verës.Këshilltari, me pamje enigmatike, natyrë të përmbajtur e fjalëpakë, priste që mbreti ta pyeste për arsyen e atij takimi.Por mesa dukej, mbreti e kishte mëndjen gjetkë.

-Desha të ngrija për të një mbretëri që të përfshinte gjithë Maqedoninë, Greqinë dhe Ilirinë, pse jo edhe nisitë e Jonit, por Antigona nuk e lakmonte këtë dhe nuk priti.Leka e ka thënë bukur:”Kur vjen fundi, nje varr del e tepron edhe për atë që e gjithë bota nuk i dukej e mjaftueshme”

-Kur mbreti arsyeton si filozof, atëhere filozofi dujet të gjykojë si mbret.Kinea heshti pak, gjerbi një gllënjkë verë dhe vijoi për të dalë atje ku donte.

-Madhëri, një mbret, qoftë edhe I moshuar, nuk duhet të mbetet vejan, pale kur është në lule të jetës.

-Kinea, je epikurian i pandreqshëm.Përpara se të sillje ndërmënd e të më përmendje të tilla fjalë, të prisje sa të ftohej shtrati i të ndjerës mbretëreshë!

-Mbretërit martohëen jo që t’u ngrohet shtrati, por për arsye shtetërore, për arsye politike, për të bërë aleatë dhe pse jo edhe për të shtuar pasurinë e znadhuar shtetin.Kuptohet edhe për të lindur trashëgimtarët, që do të jenë bij e nipër mbretërish të shquar e do të vazhdojnë dinastinë.Kur nuset e reja sjellin si pajë edhe bukurinë dhe hirin mbretëror, atëhere mbreti është vërtet me fat dhe ka një arsye më shumë për të qënë i lumtur!

Pirrua e ndiqte fillin e bisedës pa interes, por Kinea filloi ta zgjerojë hapësirën e bisedës.Ai foli për Filipin II të Maqedonisë, që për aleanca para çdo lufte bënte një martesë të re.Për mbretërit e qëmoçëm, Priamin apo Darin që i kishin pallatet të mbushura me gra e që u kishin lindur djem fatosa. Mbretëria epirote që sapo kishte nisur të madhohej kishte nevojë për miq dhe mbretër aleatë.Aleatë të natyrshëm të një gjuhe e të nje gjaku, ishin mbretërit Ilirë në very, që edhe po nuk mund ta ndihmonin, nuk do ta sulmonin.Shpina e Epirit do të jetë e siguruar. Maqedonia dhe Greqia ishin të dobësuara dhe do të ishin teatër i veprimeve luftarake.Aleancat me mbretërit e tjerë, përveç Ptolemeut, do të ishin të përkohshme e do të synonin ndarjen e plaçkës.Epiri duhet të kishte miq dhe aleatë edhe përtej detit, në brigjet italike.A nuk i kishte lakmuar ato toka Aleksandër Molosi?!

-Mesdheu, sado i madh të duket, është det i vogël! Mbreti im ,kjo është politika. Në ndihmë të saj duhet të vihet diplomacia.

Epo, Kinea, sipas diplomacisë tënde, sa gra të reja duhet të vinë në pallatin mbretëror?

-Të paktën tri, madhëri.Të trija bija mbretërish dhe me pajë të madhe. Jepni pëlqimin dhe Kinea do shtrëngojë rripat e sandaleve dhe si lypsar me një shkop në dorë dhe trastë në sup, do të marrë rrugët e mbretërive për të lypur nuset për mbretin e tij. Si shpërblim dua kur të kthehem , një palë sandale të reja.

* * *

Lanasa

Kaluan muaj dhe Kinea e përfundoi punën e mblesit mbretëror dhe nuset filluan të vijnë.

E para erdhi Lanasa, bijë e mbretit Agathokli, italiote nga Siçilia.Për pajë ajo sillte ujdhesën e Korkyrës me qytetin e saj. Princeshën e solli anija e të atit në Korkyra. Pirrua, u nis ta merrte në dorzim ishullin dhe të sillte në shtëpi nusen e re, princeshën Lanasa.

Nga pallati veror i Gitanit në breg të detit, ujdhesa dukej mirë, por ai s’kishte qenë ndonjëherë aty.Me dy anije e njëqind ushtarë, mbërriti në gjidetin e vogël në pjesën lindore të ujdhesës dhe, i shoqëruar nga oficerët e rojës u drejtua për në vilën mbretërore që ishte pranë anëdetit.

Rojat e shoqëruan për në buduarin e princeshës.Ajo e priste tok me këshilltarin e mbretit Agathokli, e rrethuar nga skllavet dhe shërbestaret që e kishin shoqëruar e do të qëndronin me të.Kur hyri Pirrua, ato u perulën dhe e përshëndetën në heshtje.Lanasa ngriti kokën dhe kundroj me kujdes pamjen e këtij mbreti, fama e të cilit kishte mbërritur para tij e që do të ishte burri i saj. Të njëjtën bëri edhe Pirrua.Ajo e zotronte veten.në fytyrën e Lanasës nuk lëvizi asnjë muskul dhe ai nuk arriti të kuptonte përshtypjen që i bëri.

Shoqërueset e saj dhe të Pirros u larguan dhe i lanë vetëm.

-Mirëseerdhe në tokën e Epirit, Princeshë Lanasa!

-Mirësetëgjeta, madhëri. Ende jam në tokën time, ndaj po të pres si mysafir! Me vullnetin e Atit tim, mbretit Agathokli dhe pëlqimin tim, kam ardhur që të kurorëzohem mbretëreshë e Epirit.-I tha ajo qetë por me vendosmëri.

-Bashkë me mua, ju do të merrni për pajë edhe këtë ujdhesë.

-Princeshë, jam i detyruar të të them se do të jesh njera nga gratë e mbretit. Ati juaj duhet t’ua ketë thënë. Së shpejti do të mbërrijnë edhe dy princeshat e tjera.

Megjithëse këtë gjë e dinte, asaj nuk i erdhi mirë për atë që dëgjoi, u pre dhe u zverdh. Mbreti do të ndahej më tresh, por ajo e donte të tërin për vete!

U shërbyen drekën nën hijen e pjergullës.Ishin të pranishëm pak oficerë dhe shoqërues oborrtarë. Ajo shihte nga bregu kundruall thesprotinë dhe heshtëte.Ky vend ishte ndryshe nga Siçilia e bukur.Pirrua u interesua për punët e atit të saj, mbretit Agathokli dhe luftën e tij me karthagasit, por