NURI DRAGOIT
- Apr 22, 2021
- 1 min read

NURIIIIIIIIIIIIIIIIIII !
In memoriam,Profesor-Doktor NURI DRAGOIT
(poezi elegjiake)
Nga Përparim Hysi
U futa sot tek jotja faqe
Se ke ditëlindjen sot
Po ku je, o mik? Po hajde,hajde!
Ta kthejmë bashkë nga një gotë.
Kështu bënim,sa herë takoheshim
Ku kish si ti bujar?
Shqyheshim gazit e përqafoheshim
Eh, ç'mall që më ka marrë!
Unë në biseda,sa herë shpërtheja Se jam impulsiv dhe nuk duroj Por ti qe i mirë si NËNË TEREZA Dhe me buzëqeshje ... dhe shpërthimin e harroj. Ishe i mirë dhe sa njerëzor Me zemër të madhe-oqean! E mallkoj atë çast aq mizor Që të ndau,para kohe dhe dhëmp imi xhan. Sot ti do ishe 70-vjeç Dhe ke një vit që ike në amshim * Brezash gjallë do jeshë Se je VLERË E ÇMUAR,e VENDIT TIM!
* është ndarë nga jeta në tetor 2020 Tiranë,22 prill 2021








Comments