NUK BESOJ…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 15, 2022
- 1 min read

NUK BESOJ…
V. PËR DITËLINDJEN.
Rashë e vdiqa
Mbi petalet
E shpirtit tënd rrokullimë…
Ishe a s’ishe
Jam a s’jam
Nuk e di, nuk e dimë…
Jemi hije,
Jemi ëndrra
Që vertitemi nëpër botë
Nuk besoj që Perëndia,
Na stolisi
Kot më kot…
Athine, 15 GUSHT 2022









Te uroj mireseardhjen,shendet dhe gezime. Shume te faleminderit per komentin e mencur
Suksese dhe juve. Me shume respekt, MYSLIMI.
Dilemë përtej Hamletiane. Jemi, o Myslim Maska jemi, vetëm se nuk gjendemi ku jemi.
Shume te nderuar miqte tane te hershem te rinise, Kozma dhe Natasha. Falnderimet tona te thella per urimin e Ditelindjes se Valentines. Shendet, gezime dhe urime paci Juve, Albana, Alketi dhe femijet e tyre. Me shume respekt dhe mall: Myslimi,Valentina.
Një shkrepëtim poetike kjo poezi, ndriçon fort bukur gjithçka Tuajën të veçant.
Duke u ndjerë pjesë e festës, unë dhe Natasha i shprehim shumë të respektuarës
Valentina urimet më të përzemërta për Ditëlindjen. Qoftë kurdoherë me shëndet të
mirë, jetë të gjatë e me plotë gëzime dhe suksese të Myslimit, Laurës, Orgesit, Nipit
dhe gjithë të shtrenjtëve të tjerë. Përqafime!