top of page

Nostalgji në lajm



Astrit Lulushi


Të pushtuar nga nostalgjia për kohën e shkuar nën diktaturën e egër, shtypi sot mbizotërohet nga kronika e zezë; vrasje, vjedhje, mashtrime, aksidente, etj. Shoqëria shqiptare vuan nga një sëmundje e cila duhet të kurohet për të mos u bërë e pashërueshme; nxitimi për të njoftuar i pari, sipërfaqësia e lajmit, është bërë normë a sëmundje psiqike nga e cila gjithë shoqëria vuan. Kakofonia quhet debat.

Më parë, kur çdo gjë kontrollohej nga partia-shtet, jepeshin vetëm lajme të brendshme të mira; të zezat fshiheshin, ndërsa bota “vuante nga amullia”. Më shumë se kudo, kjo sëmundje pasqyrohet në shtyp për të krijuar përshtypje se “demokracia” a hapja e vendit ka sjellë vetëm të këqia. Vërtet, këto dukuri i kanë edhe Evropa e Amerika, thonë mediat, duke mos përmendur se suksesi është mbizotërues. Ky sukses duhet të merret shembull, jo lajmet e zeza që i serviren publikut.

Masmediat sot nisen nga qëllime të bashkërenduara; të mahnisin, të argëtojnë dhe pjesa tjetër është për të mashtruar; gjëja më themelore për to është fitimi. Gazetarët që përdorin këtë term lirshëm, mund të mashtrojnë veten duke besuar se janë roje të shoqërisë edhe kur hartojnë emisione me telefonata në shërbim të publikut dhe zëri publikut nuk dëgjohet. Kjo krijon mendimin se shtypi i përditshëm ka frikë nga idetë; përpjekje e vazhdueshme për t'iu shmangur diskutimit të thelbit duke i përkthyer të gjitha çështjet në thjesht emocion. Ajo që e dallon kryesisht shtypin është frika e pashërueshme nga idetë; frikë që lidhet me lirinë, prosperitetin, përgjegjësinë, sovranitetin, dhe të drejtat e patjetërsueshme individuale, kushte që kërkon demokracia.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page