top of page

NJȄ DEBAT PUBLIK I PANEVOJSHȄM




Nga Vili Minarolli

ish antar i Kryesisȅ tȅ PDSH

ish Kryetar i Degȅs tȅ PD tȅ Tiranȅs


Njȅ debat publik fare i paarsyeshȅm dhe po aq i panevojshȅm ȅshtȅ bȅrȅ i njohur nȅ rrjetet publike.

Sokrati ka thȅnȅ:”Çȅshtja nuk ȅshtȅ se kush do tȅ jetȅ fitues i debatit tonȅ por si do tȅ ndihmojmȅ tȅ dy pȅr tȅ fituar e vȅrteta.”

Pȅr mendimin tim debati pȅr tȅ cilin po flasim me njȅ gjuhȅ jo etike dhe denigruese qȅ po pȅrdor, nuk ka qȅllim tȅ ndihmojȅ tȅ vȅrtetȅn.

Unȅ nuk mendoja tȅ pȅrfshihesha nȅ kȅtȅ debat, por edhe nuk mund tȅ rrija indiferent me bindjen se informacioni qȅ kisha mund tȅ ndihmonte tȅ vȅrtetȅn. Pȅr kȅtȅ qȅllim u drejtova institucionalisht nȅ udhȅheqjen e PDSH me qȅllim qȅ po nȅ rrugȅ institucionale t’i jepej fund kȅtij debati aspak konstruktiv. Heshtja e tyre mȅ shtyu tȅ shprehem edhe unȅ publikisht.

Nȅ vitin 1999 disa drejtues tȅ PD tȅ degȅs tȅ Tiranȅs u ftuan pȅr shkȅmbim pȅrvoje nga Partia Konservatore e Londrȅs.Ne sollȅm pȅrvojȅn e konservatorȅve anglezȅ pȅr zgjedhjen e kandidatȅve pȅr deputetȅ tȅ partisȅ tȅ tyre, afȅrsisht si kjo formȅ qȅ po aplikon sot PDSH. Por me sa duket pȅrvoja angleze po zbatohet nȅ kushtet shqiptare, e shoqȅruar me ndikime dhe influenca , qȅ manifestohen nȅ mungesȅn e transparencȅs dhe nganjȅherȅ edhe nȅ larje hesapesh personale nga ana e komisionit pȅrzgjedhȅs.

Unȅ besoj se pȅrzgjedhja e antarȅve tȅ komisionit duhet tȅ jetȅ bȅrȅ nga strukturat vendimmarrȅse tȅ PDSH, megjithatȅ unȅ i bashkohem zȅrave qȅ nuk i miratonin disa antarȅ pȅr shkak tȅ qȅndrimeve tȅ tyre publike nȅ dȅm tȅ qȅndrimeve politike tȅ forcȅs politike qȅ pȅrfaqȅsonin. Unȅ po ashtu besoj se komisioni kishte njȅ formular ose udhȅzues me kȅrkesa pȅr antarȅsinȅ, qȅ duhet tȅ pȅrmbushte çdo kandidat qȅ shprehte dȅshirȅn pȅr tȅ kandiduar. Sigurisht edhe ky i miratuar nga strukturat drejtuese dhe i bȅrȅ i njohur pȅr antarȅsinȅ.Dhe sȅ fundi komisioni duhet tȅ ishte transparent pȅr vendimet e tij dhe tȅ kishte guximin duke komunikuar drejtȅpȅrdrejtȅ me kandidatȅt e skualifikuar.

Kur dȅgjova ato ç’ka tha Dr.Halim Kosova pȅr pȅrgjigjen qȅ kishte marrȅ, kur kishte dashur tȅ njihej me arsyen e moskualifikimit tȅ tij nga komisioni, mȅ la tȅ kuptoja se jo vetȅm mungonte transparenca, por vendimet ndoshta merreshin mbi bazȅn e qȅndrimeve subjektive dhe preferencave personale. Kur lexova debatin me tone tȅ ashpra, me fjalȅ fyese dhe denigruese midis njȅ antari tȅ komisionit dhe njȅ kandidati tjetȅr tȅ skualifikuar, ndjeva keqardhje pȅrsȅri pȅr mungesȅn e transparencȅs, pȅr mungesȅn e argumentit dhe qetȅsinȅ e urtȅsinȅ e njȅ pȅrfaqȅsuesi tȅ rȅndȅsishȅm tȅ kȅsaj force politike,pȅr tȅ cilȅn demokratȅt e vȅrtetȅ kanȅ dhȅnȅ gjithçka.

Nuk mund tȅ mos them dy fjalȅ pȅr Dr. Halim Kosovȅn dhe tȅ justifikoj atȅ pakȅnaqȅsi tȅ drejtȅ qȅ ai shprehu kur kȅrkoi nȅ mȅnyrȅ institucionale tȅ njihej me arsyen e mos kualifikimit. Nuk e di nesȅ kȅtȅ veprim e ka bȅrȅ edhe Prof. Gurakuqi, para se tȅ shprehej publikisht.Por qȅ nȅ fillim e them se tȅ dy kȅta personalitete duhej tȅ ishin takuar me lidershipin dhe tȅ kȅrkonin sqarimin e nevojshȅm.

Nȅ vitin 2003 i kȅrkova Dr. Kosovȅs tȅ pranonte kandidaturȅn e PD pȅr tȅ qȅnȅ kandidat pȅr kryetar tȅ bashkisȅ tȅ Tiranȅs. Unȅ e vlerȅsoja nȅ shkallȅn mȅ tȅ lartȅ figurȅn e shkȅlqyer tȅ tij, si njȅ nga profesionistȅt mȅ tȅ zotȅ nȅ fushȅn ku punonte, njȅ administrator i aftȅ, njeri me moral tȅ lartȅ, i pakorruptuar dhe qȅ kishte sjellȅ pȅrmirȅsime tȅ ndjeshme nȅ spitalin qȅ drejtonte. I kujtova se kriteri i jonȅ i patolerueshȅm si forcȅ politike ishte pastȅrtia e figurȅs qȅ kishte tȅ bȅnte me mos pjesmarrja nȅ struktura tȅ hapura apo tȅ fshehta tȅ ish sigurimit tȅ shtetit. Mȅ duhej t’ja kujtoja kȅtȅ kriter sepse Dr. Kosova nuk ishte antar i PDSH nȅ atȅ kohȅ.

Mȅ kȅrkoi tre ditȅ kohȅ pȅr tȅ dhȅnȅ pȅrgjigje meqȅnȅse ishte i ngazhuar nȅ njȅ projekt me njȅ organizȅm tȅ rȅndȅsishmȅ ndȅrkombȅtar dhe duhej tȅ konsultohej me tȅ. Pas tre ditȅ erdhi nȅ zyrȅ me dakortȅsinȅ e tij.

Por lidershipi i partisȅ kishte menduar pȅr njȅ kandidaturȅ me profil politik tȅ theksuar dhe kur mȅ tha emrin e kandidatit tȅ menduar, i thashȅ se e kemi tȅ humbur garȅn pa filluar ende. Madje i kȅrkova qȅ tȅ mos e shoqȅroja gjatȅ fushatȅs edhe pse isha kryetari legjitim i saj.

Nȅ vitin 2013, nȅ prag tȅ zgjedhjeve tȅ reja politike, PDSH i kȅrkon Dr. Kosovȅs tȅ pranojȅ postin e Ministrit tȅ Shȅndetȅsisȅ dhe ai me pasionin pȅr t’i shȅrbyer shȅndetȅsisȅ , por edhe me vullnetin pȅr tȅ kontribuar pȅr forcȅn politike nȅ prag tȅ zgjedhjeve, e pranoi dhe puna e tij jo shumȅ e gjatȅ la gjurmȅn e njȅ profesionisti tȅ aftȅ dhe me pȅrvojȅ dhe dha modelin e njȅ administratori dhe pȅrfaqȅsuesi politik tȅ ndershȅm, tȅ pakorruptuar duke ruajtur figurȅn e tij tȅ pastȅr, ashtu siç e njohin tȅ gjithȅ. Nȅ vitin 2015 pȅrsȅri PDSH i bȅn atȅ propozim qȅ nuk u pranua pikȅrisht dymbȅdhjetȅ vjet mȅ parȅ, tȅ ishte kandidat pȅr kryetar tȅ bashkisȅ tȅ Tiranȅs, kur diheshin vȅshtirȅsitȅ objektive dhe subjektive tȅ njȅ fushatȅ tȅ pabarabartȅ dhe tȅ manipuluar. Ndȅrsa nȅ vitin 2017 Dr. Kosova pȅrfaqȅsoi si deputet forcȅn politike qȅ tashmȅ ishte bȅrȅ pjesȅ e rȅndȅsishme e saj dhe njȅ figurȅ qȅ ngjallte respekt nȅ mbarȅ opinionin publik, duke u bȅrȅ kȅshtu njȅ aset i vyer i PDSH.

Komisioni e skualifikon dhe nuk ka guximin tȅ jetȅ transparent pȅr veprimin e tij, pȅr mua tȅ paarsyeshȅm.

Pȅr zotin Gurakuqi nuk di shumȅ pȅrveç vlerȅsimeve pȅr erudicionin e tij dhe edukimin e tij tȅ spikatur, pȅr publikimet e tij ku qartȅsisht tregojnȅ pozicionin e tij politik edhe si vazhdim e njȅ tradite familjare, por edhe si antar i hershȅm i PDSH dhe nȅ vitin e vȅshtirȅ tȅ 1997 i ofruar dhe i propozuar pȅr tȅ qȅnȅ kandidat pȅr deputet nȅ qytetin e tij tȅ lindjes. Gjatȅ veprimtarisȅ si deputet i vitit 2017 nȅ atȅ gjysȅm mandati, ka demonstruar njȅ qȅndrim dinjitoz konform qȅndrimit politik tȅ forcȅs qȅ pȅrfaqȅsonte. Pra ai erdhi si pȅrfaqȅsues politik i rȅndȅsishȅm i PDSH nga antar i thjeshtȅ i saj qȅ nga dita e parȅ e themelimit dhe me veprimtarinȅ e tij hap pas hapi fitoi respektin jo vetȅm tȅ demokratȅve tȅ qytetit tȅ tij por edhe mȅ gjȅrȅ. Pra ai nuk u gjend rastȅsisht nȅ kȅtȅ forcȅ politike, por u rrit dhe u formua politikisht duke qȅnȅ pjesȅ pȅrbȅrȅse e saj. Jo si disa qȅ rastȅsia apo detyrimi i solli nȅ kȅtȅ forcȅ politike, duke arritur deri nȅ nivele tȅ larta tȅ saj.Formimi i njȅ politikani ȅshtȅ njȅ investim i madh i njȅ force politike, prandaj ai mbetet njȅ vlerȅ e saj, qȅ nuk mund tȅ hidhet poshte pȅr interesa tȅ caktuara qoftȅ edhe tȅ personave tȅ veshur me pushtet.

Arsyet e shprehura publikisht me inat, me mllef dhe me urrejtje nga njȅ antar i komisionit, mund tȅ ishin shmangur nȅse komisioni pȅr hir tȅ tranparencȅs do i jepte tȅ drejtȅn çdo kandidati tȅ njihej me arsyet e skualifikimit. Unȅ pȅrsȅri do sjell njȅ shȅmbull nga pȅrvoja si drejtues. Nȅ prag tȅ njȅ fushate zgjedhore antarȅsia e njȅ minibashkie propozon pȅr kandidat njȅ intelektual tȅ spikatur, pȅr tȅ cilin edhe unȅ kisha njȅ vlerȅsim tȅ lartȅ. Kur u njoh me kriteret qȅ duhej tȅ pȅrmbushte, ai erdhi tek unȅ dhe kȅrkoi tȅ mos e pranonim kandidimit. Mȅ tha se nȅ njȅ specializim jashtȅ shtetit i kishin thȅnȅ tȅ nȅnshkruante njȅ deklaratȅ ku tashmȅ vihej nȅ dyshim pastȅrtia e figurȅs sȅ tij. Unȅ e pranova kȅrkesȅn e tij dhe pata mirȅkuptimin e plotȅ pȅr sinqeritetin dhe moralin e tij.

Dihet se PDSH qȅ nȅ vitin 1995 i kushtoi njȅ vȅmendje tȅ veçantȅ pastȅrtisȅ tȅ figurave dhe atȅ kohȅ u larguan njȅ numȅr jo i vogȅl antarȅsh dhe sidomos drejtuesish qȅ nuk e plotȅsonin kȅtȅ kriter. Po ashtu nȅ vazhdimȅsi kur bȅhej njȅ propozim nga ana e sektorit tȅ organizimit shikohej pastȅrtia e figurȅs dhe bȅhej pranimi ose jo i kandidatit. Madje ky verifikim shkonte deri tek pȅrzgjedhja e komisionerȅve tȅ qendrave tȅ votimit.

Zoti Gurakuqi u caktua nȅ vitin 2017 tȅ kryesonte listȅn e kandidatȅve tȅ njȅ prej qarqeve mȅ tȅ rȅndȅsishȅm tȅ PDSH dhe u zgjodh deputet nȅ atȅ zonȅ. Jam i sigurtȅ se si pȅr tȅ gjithȅ edhe ai e ka kaluar filtrin e pastȅrtisȅ tȅ figurȅs, sepse nȅ rast tȅ kundȅrt, me formimin e tij intelektual , nuk do ia lejonte vetes tȅ pȅrfshihej nȅ veprimtari publike siç ȅshtȅ pjesmarrja aktive nȅ politikȅ.Gjatȅ gjithȅ veprimtarisȅ politike mȅ duket se asnjȅherȅ nuk manifestoi njȅ personalitet tȅ dyzuar dhe tȅ shantazhuar dhe rasti mȅ i pȅrshtatshȅm do tȅ ishte atȅhere kur PDSH braktisi parlamentin me njȅ vendim politik, gjȅ qȅ nuk e bȅnȅ disa tȅ tjerȅ, qȅ ishin futur edhe rastȅsisht dhe pa asnjȅ kontribut apo meritȅ nȅ listȅn e PDSH. Megjithatȅ , unȅ nuk e justifikoj pse komisionit i mungoi transparenca, guximi dhe mos dȅshira e komunikimit me ata qȅ deri dje i kishte pȅrfaqȅsues politik tȅ saj. Nȅ PDSH ka patur shȅmbuj jo tȅ pakȅt tȅ rikthimit tȅ figurave qȅ me dȅshirȅn e tyre e braktisȅn dhe pȅr mȅ tepȅr u bȅnȅ kundȅrshtarȅ tȅ ashpȅr tȅ saj, por u ftuan tȅ ribashkohen dhe gjykoj se ishte veprim i drejtȅ. Ashtu siç ka patur raste tȅ personave me figurȅ tȅ dyshimtȅ nȅ lidhje me pastȅrtinȅ morale qȅ janȅ bȅrȅ pjesȅ e PD dhe kur ka dalȅ nȅ shesh roli i tyre i “Kalit tȅ Trojȅs”, pa iu skuqur faqja janȅ kthyer nȅ kundȅrshtarȅ tȅ paepur tȅ saj, duke mos lȅnȅ media tȅ sponsorizuar nga pushteti i majtȅ, pȅr tȅ vjedhur vrer ndaj kȅsaj force politike dhe ish drejtuesve dhe drejtuesve tȅ saj.

Duke u kthyer edhe njȅherȅ tek debati pȅr tȅ cilin po flasim, si çȅshtje e dy palȅve, njȅra prej tyre qȅndron nga e vȅrteta dhe tjetra nga gȅnjeshtra. Por siç thotȅ edhe Sokrati tȅ dy palȅt kontribuojnȅ pȅr tȅ dalȅ e vȅrteta. Nȅ pȅrfundim tȅ tij, pala e tȅ vȅrtetȅs mendoj se do tȅ mjaftohej me njȅ falje publike nga pala tjetȅr, ndȅrsa pala e gȅnjeshtrȅs ka probleme morale dhe tȅ karakterit. Nȅ kȅtȅ rast ȅshtȅ nȅ tȅ drejtȅn e strukturave drejtuese tȅ partisȅ dhe veçanȅrisht tȅ Lidershipit tȅ saj t’i tregojȅ vendin atyre qȅ spekullojnȅ nȅ emȅr tȅ saj.Tȅ paktȅn ky ȅshtȅ qȅndrimi moral i pȅrvojȅs tȅ konservatorȅve anglezȅ, qȅ po pȅrpiqemi tȅ adaptojmȅ tek PDSH.

Si njȅ ish antar dhe drejtues i kȅsaj force politike i bȅj thirrje Lidershipit tȅ rishikoj vendimet e nxituara tȅ komisionit, tȅ ketȅ mȅ shumȅ guxim tȅ ballafaqohet me tȅ vȅrtetat duke bȅrȅ korigjimet e duhura , gjȅ qȅ do e forconin mȅ shumȅ demokracinȅ e brendshme tȅ partisȅ. Debatet publike tȅ shoqȅruar me mllefe dhe fjalȅ fyese vetȅm e dȅmtojnȅ dhe ndihmojnȅ kundȅrshtarin politik nȅ prag tȅ ballafaqimit elektoral.



77 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page