top of page

NJË URIM PËR LIBRIN E RI TË VASIL KLIRONOMIT



Këto ditë doli nga shtypi libri me tregime dhe novela me një titull intrigues:

“DJAJTË E QYTETIT TË SHENJTË” të shkrimtarit dhe poetit të talentuar Vasil Klironomi, shtëpia botuese Emal. Ky libër dinjitoz është një ngjarje e madhe jo vetëm për autorin, por dhe për shoqatën tonë “SË BASHKU”,Këtu në Athinë.

Të gjithë tregimet dhe novelat janë shkruar shpirtërisht bukur, konçizë, pa teprime letrareske, gjë që tregon dhe talentin mjeshtëror të autorit. Vasili di ta përzgjedhi realitetin, ta interpretoj dhe rindërtoj në fantazinë e tij dhe t’i kthej të distiluara në realitet. Kjo, sipas meje e bënë prozën e tij të besueshme dhe brilante.

Nuk po bëj analizë, ndoshta më vonë…

Urime i nderuar shkrimtar dhe poet, suksese të tjera.

Me shumë respekt MYSLIM MASKA Athinë, 24-tetor 2023

74 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page