top of page

NJË KUJTIM NGA SOLFERINO


Shenasi Aliu

Biolog dhe Eksplorues i Natyrës.


Para tridhjet viteve e kam lexuar një libër të përkthyer nga frëngjishtja në gjuhën shqipe nga autori Prof. Dr. Gjyltekin Shehu i cili titullohej "Një kujtim nga Solferino", po në atë kohë kam vizituar këto memoriale historike, por nuk kisha mundësi të nxirrja foto sepse mungonte teknologjia. Në këtë vend ku po e shkruaj këtë shkrim gjendet "Kapella e Kafkave dhe eshtrave" të ushtarëve të rënë. Në këtë betejë të përgjakshme të 24 qershorit të vitit 1859, brenda 48 orëve kanë rėnë 40.000 ushtarë nga dyja anët. Lufta është zhvilluar në mes të Austro-Hungarisë në njërën anë dhe ushtrisë Franko- Italiane të udhëhequr nga Napoleoni III. Kjo betejë njihet si kasaphana më e tmerrshme e njerëzimit. Por është interesantë se vetëm uashtarë dhe udhëheqës ushtarakë kanë rënë në këtë betejë, kurse civilët nuk janë prekur nga ushtritë. Gjithashtu në këtë vit është themeluar edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë nga Henry Dunant, pra motivin Kryqi i Kuq e ka nga kjo betejë. Por duhet theksuar edhe ajo se libri i shkruar nga E. Heminguej "Lamtumirë armë" ėshtë shkruar në këto anë dhe i frymëzuar nga kjo betejë. Unë do vazhdoj udhëtimin drejt shtëpisë së banimit të këtij autori ku është shkruar edhe libri në fjalë!



***************************************************************

RESCHENSEE - TYROL - ITALI

Është liqen artificial i cili gjendet në Itali. Gjatësia e liqenit është 6 km, kurse gjërsia 1 km, thellësia maksimale është 28 metra, kurse thellësia mesatare e liqenit është 8 metra. Ky liqen gjendet në lartësinë mbidetare 1.500 metra. Gjatë ndërtimit pirgu i kishës ka ngelur mbi sipërfaqen e ujit. Ishte diçka interesante dhe tërheqëse për shumë fotograf dhe turistë nga mbarë bota.


**********************************************************************


6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page