top of page

Një konsideratë për Librin “Elitat e mohuara…, Krenari Kombëtare”


Një konsideratë për Librin “Elitat e mohuara…, Krenari Kombëtare” të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj.

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk do të zgjatem shumë në këtë konsideratë timen për librin në fjalë , por shkurtimisht vendosa të shpreh një konsideratë timen , por më shumë si një thirrrje që lexuesit duhet ta lexojnë këtë libër sepse është nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare për të njohur elitën e vërtete kombëtare shqiptare.

Diktatura komuniste punën e mbrapshtë të parë që bëri ishte asgjësimi i elitës së shëndetshme kombëtare shqiptare: vrasja, burgosja, dëbimi, internimi, izolimi , vuajtja dhe stresimi i saj. Këtë realitet dhe fatkeqësi të madhe kombëtare e ka trajtuar mjaft mirë historikisht, artistikisht, moralisht dhe intelektualisht shkrimtarja e madhe shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj në librin e saj “Elitat e Mohuara…,Krenari Kombëtare”, një përkushtim i lodhshëm, i mundimshëm thellësisht shpirtëror, human si dhe intelektual e erudit, një enciklopedi që gjallëron krenarinë kombëtare shqiptare, që na e sjell dhe e ka përjetsuar Znj. Vilhelme në këtë kryevepër të pashëmbullt me rëndësi kombëtare, si një thesar i vërtetë për memorien kombëtare shqiptare dhe si ftesë për zgjim dhe për edukim kombëtar për brezat sot dhe në të ardhmen. I urojmë Znj. Vilhelme shëndet dhe suksese në punën e saj intelektuale, letrare dhe fisnike për kontributin e saj jashtëzakonisht të vyer per edukimin patriotik e kombëtar të shqiptarëve.

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page