top of page

Një frymëzim për brezat që rriten


Big Boss Services UK“ Ltd një frymëzim për brezat që rriten


Shtatori po rikthen nga pushimet të gjithë. Po rikthen familjarët që kanë fëmijët nëpër shkolla, por dhe prindërit e tyre që janë në punëra të ndryshme. Kështu ndodh dhe me ata që janë në industrinë e ndërtimit, ata që punojnë, ata që studiojnë dhe ata që janë në hapat e frymëzimit për tu bërë pjesë në këtë proces falë baballarëve të tyre të suksesshëm.

Dihet tashmë se prej vitesh e vitesh industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar është një forcë për t'u marrë parasysh. Vlera e shtuar bruto nga aktivitetet e ndërtimit në MB ka tejkaluar nivelet para pandemisë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Në këtë vlerë të shtuar dhe me një model përparësie më vete janë dhe mjaft kompani shqiptare të ndërtimit. Një nga ato është dhe kompania „Big Boss Services UK“ Ltd që drejtohet nga biznesmeni me vizionin e qartë dhe të suksesshëm Gazmend Cufaj. Kjo kompani sikurse mjaft të tjera, dallohet dhe konkurron në të gjitha spektet e cilësisë, vlerave, disiplinës, afatit të mbarimit të kontraktimeve dhe për këtë flasin mjaft klientë të saj dhe mbi të gjitha strukturat shtetërore efikase që merren me këtë format.

Pra si pasojë sikurse industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar edhe „Big Boss Services UK“ Ltd është pjesë e të gjitha angazhimve në këtë fushë, sidomos kur bëhet fjalë dhe për shtëpitë që mbetën pas për arsye të Covid-19, kohë në të cilën kjo kompani punoi duke sfiduar vetë situatën e vështirë. Numri i shtëpive të reja të regjistruara për t'u ndërtuar në vitin 2021 është rritur në mënyrë dramatike në shumë rajone, me përjashtim të Londrës. Zona të tilla si rajonet Veri-Lindore, Lindore Midlands dhe rajonet lindore kanë parë rritje edhe më të konsiderueshme me një rritje prej mbi 45 përqind. Ajo që është edhe më emocionuese është rritja e jashtëzakonshme e pjesës së tregut për ndërtimin e infrastrukturës, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe përshtatshmërisë së industrisë.

Me një bastion në skenën globale, industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar ka një të ardhme të ndritur, ashtu sikurse tashmë rezulton edhe efikasiteti i vetë angazhimve të të suksesshmëve shqiptarë në këtë konkurrencë profesionale. Kompanitë më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar janë të njohura për operacionet e tyre të thjeshta, adoptimin e praktikave të qëndrueshme dhe stabilitetin financiar, gjë që bie në sy dhe tek kompania „Big Boss Services UK“ Ltd. Këta pistë stafi, anëtarët aktivë, punëtorët dhe specialistët si dhe vetë drejtuesi i saj Gazmend Cufaj, jo vetëm që po i japin formë mjedisit të ndërtuar, por gjithashtu po kontribuojnë në komunitetet lokale dhe ekonominë e vendit. Është koha për të shtuar vëmendjen ndaj kësaj rrjedhe të suksesshme që e ngre lart emrin e profesionistëve shqiptarë në këtë fushë, sikurse na jep modelin në rritje vetë kompania „Big Boss Services UK“ Ltd, që sipas të gjitha fjalëve që thuhen zyrtarisht dhe nga klientela e saj, ajo mbetet në mesin e vlerës që përbëjnë kompanitë më të mira të ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar të vitit 2023.

Kështu duke shkuar më tej mund të themi me plotë gojën se „Big Boss Services UK“ Ltd me vizionin, drejtimin dhe aftësinë e tij profesionale të z Gazmend Cufaj po bëhet përditë e më shumë një frymëzim për brezat që rriten. Mjaft talentë kanë hapur kompjuterët e kërkojnë të dinë më shumë nga kjo eksperiencë, dhe mjaft të rrinj kërkojnë të hapin dyer të tilla në jetën e tyre, duke u përfshirë në punë të tilla të suksesshme. Kështu kompania „Big Boss Services UK“ Ltd mbetet një emër dhe një vlerë për të lartësuar përditë e më shumë emrin dhe përkushtimin e shqiptarëve të mirëintegruar në MB. Pra „Big Boss Services UK“ Ltd është jo thjesht një frymëzim për brezat që rriten, por dhe një institucion frymëzues për ta.



68 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page