top of page

Një "dasmë" në kohë kiameti




MIMOZA PANAHORI -XHINDI

Promovim i 7-librave të POETES MIMOZA PANAHORI -XHINDI

(ese)

Nga Përparim Hysi

Qeshë i ftuar, së bashku me shkrimtarin MYSTEHAK XHEMALI, në atë dasmë. Në fakt, nuk qe dasmë,por një promovim i shtatë librave të POETES MIMOZA XHINDI që siç më rezultoi se si u zhvillua ky promovim, u kthye në një dasmë të vërtetë. Merreni vet me mend: rreth e qark,përgjon me"syrin e madh prej Polifemi" virusi vdekjeprurës i covidit. Por,pikërisht, në këtë rrezik që nuk është pontencial,por real,befas dalin njerëz që e marrin rrezikun mbi krye dhe, duke respektuar me rigorizitet të gjitha këshillat e ekspertëve, jo vetëm vendosin ta harrojnë për një çast këtë rrezik dhe të organizojnë këtë event sa letraro-artistik,por dhe aq social dhe me vlerë.

* * *

Në një "dasmë" që zhvillohet në kohë të tillë, duhet t'i shtrishë këmbët aq sa ke jorganin dhe,pikërisht për këtë, kanë menduar drejtuesit e "JEHONËS SHQIPTARE",ZONJA E NDERUAR,ZAMIRA KORANÇE dhe ZOTËRIA I NDERUAR PERIKLI SHULI. Salla qe e vogël;ruhej distanca e pjesëmarësve dhe,që të gjithë"dasmorët" qenë me maska. Ato hiqeshin,veç kur duhet të flisnin apo dhe kur këndonin. Nëse populli thotë:"Ferra e vogël,fsheh lepur të madh", më duket se e kanë patur dhe për këtë sallën ku u bë promovimi. Dhe pse flas dhe shkruaj kështu. "Dasma" (kështu do ta quaj këtej e tutje) u hap nga moderatorja ANILA KODRA dhe sa tha që POETEN MIMOZA XHINDI e përshëndet me një regjistrim,për shkak të covidit,NDERI I KOMBIT,MARGARITA XHEPA,salla shpërtheu në duartrokitje. MARGARITA XHEPA, margaritari i skenës dhe ekranit,recitoi jo një,por 10 poezi të autores. "DASMA" u kthye në një koncert recital,i shoqëruar nga duartrokitjen e dasmorëve. Kjo jehonë duartrokitjesh, natyrshëm janë dhe indikacioni që matin vlerën e POETES. Për të qenë edhe më afër anologjisë:"Dasma" brohoritej se "nusja që martohej" ishte një vlerë.

Mbaroi "koncerti recital" (unik në llojin e vetë në kësi eventesh) dhe ,mandej filluan"të ngrenë dolli" pjesëmarrësit.

Secili prej atyre që"ngritën dolli", e ngriti dollinë ashtu siç e ndiente. Por ja tek ngrihen dy këngëtare të reja që me zërin e tyre rinor, e freskuan këtë event.Këto ishin këngtaret aq premtues.KLEA RRAPI dhe GREJSI LITA: Dhe kush nuk foli. Secili ndalej në iks poezi apo recitonte atë që pëlqente më shumë. U krijua një atmosferë pak konkuruese si në atë konkursin: "Më i shkathti, më i shpejti". Shumica qenë femra, zonja të nderuara, të pasionuara pas letërsisë dhe nuk duronin sa të merrnin mikrofonin. Me një vështrim të përgjithshëm, vetëm 5 meshkuj dhe,pjesa tjetër,gra. Ato janë familjare,pjesa dërmuese dhe në këtë kohë kaq të limituar,gjetën aq kohë për të folur dhe për të shijuar këtë atmosferë, me të vërtetë festive.

Shkrimtari,MYSTEHAK XHEMALI që unë e quaj MYSTEHAK ROMANI,kish kapur më të qenësishmen në librat e POETES dhe me ato vizime në dorë,kumtoi para mikrofonit. Po me libër në dorë,iu afrua mikrofonit një djalë i ri (qenka i pranishëm në eventet e RUDINA MAGJSITARIT) që quhej KRISTI DUDA. Ky,KRISTI DUDA,pothuaj është ngjitur me fshatin KUMAN të ROSKOVECIT,ku Poetja është drejtoreshë shkolle. KRISTI DUDA qe njohës i mirë i letërsisë,kulturës dhe artit. Kish rrokur mesazhet e bardha që përcjell autorja.

Vlerat e POETES MIMOZA XHINDII, i vuri në dukje dhe DRJETUESI Artistik i këti eventi,zoti PERIKLI SHULI.

Dhe,si"për të marrë hak ndaj koleg PRIKLIUT" foli organizatorja aq dinamike të këtij eventi,ZONJA ZAMIRA KORANÇE. Që flas me superlativa për këta dashamirë të kulturës,Letërsisë Mbarkombëtare Shqiptare, kam jo vetëm të drejtë por dua që ta rrisë me ca oktavë zërin tim. Kemi të bëjmë me një event kuturor,letraro-artistik dhe Ministria e Kulturës që duhet të jetë, jo vetëm distributorja e këtij eventi, por dhe proklamuesja kryesore, për fat të keq, këto indikacione kanë vdekur dhe unë në radhë të parë i"thyej notën në sjellje" ministres dhe mandej punonjësve të ngarkuar posaçërisht për këto evente.

* * *

Dhe "Baklllavaja" e kësaj dasme. Duhet të kishit qenë atje që të më zini besë. Në "dasmë" pati këngë nja"dy zëra rinor" dhe,kur tempi i haresë sikur po binte,befas iu afrua mikrofonit një këngëtare. Salla oshtiu nga zëri bubullimë i saj dhe veç zërit si një artiste e vërtetë,shoqëronte këngë me ojna gazmore. U befasova,herë e parë që e dëgjoja dhe nuk kam parë kund tjetër një"famijarizim aq të çiltër" me skenën. Unë e quajta"bakllavaja" dhe,kur pyeta se kush qe, më thanë që quhet KRISTINA NDOJ dhe është mësuese në KURBIN. KRISTINA NDOJ e ndezi skenën dhe,kur afroi fundi, doli këngëtarja e ASAMBLIT TË KËNGËVE dhe VALLEVE,SOFIE KOLA. Dhe prapë KRISTINA NDOJ. Mandej në nën tinguj muzikorë gratë që i ngopi "era e ëmbël të bakllavas( nga një,u bënë dy), filluan një vallëzim të lirë. U harrua covidi dhe kulmuan çaste gazmore për të cilat kishim aq nevojë.

* * *

Organizuesit e kësaj "DASME në kohë kolere",si njerëz me integritet, artdashës dhe atdhedashës, nominuan me Çmime:" Deputetin e ndjerë,FATMIR XHINDI me motivacion"LIder nderi për vitin 2021dhe,veç tij,edhe autoren MIMOZA XHINDI për kontributin e saj letrar. si LDERE NDERI për vitin 2020.

Në fund,autorja jo vetëm falnderoi,por enkas kish sjellë një buqetë me lule,për NDERIN E KOMBIT,MARGARITA XHEPA dhe, në mungesë të saj,i dorëzoi të motrës, ZONJËS ANASTASIA PRIFTI.Falnderori dhe pjesëmarësit dhe organizoi një koktej miqësor.

Tiranë,21 shkurt 2

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page