top of page

Një bashkëbisedim me veten


Një konversacion me veten

E di qytet imi, e di ti-po, tani ta them sërish Lash në fill pelegrinazh botërash të gjetem tek ti Bukuria jote art dhe ligjrimi l lashtësisë Ato fitoret, ato humbjet në fund triumfi Uji nën të cilin shihja koloritin e troftes Kodrat e malet me kanarina tek këndonin Me laraska Me qyqe tek vajtonin, e bufin me hu-hu misterioz qytetarët tek rropateshin me ngulm nga e mira. Ja, tani sikur tërë shekullit, ia çelë hapit rrugen. Zotëri i them vetes tek pi kafe ,,Dolçetoje” Ishe paksa naif, ashtu me të ardhur në jetë. Ia jipje lartësisë e fundi askund Kalurove botes së librave hollak gisht Dhe tek të folen sert për misterin jetësor Ti, mu si gomar i Dinos, ia mësyje vërteteje Dhe flitje në vete: s’më mësojnë dot ato Mendjeshkurtit s’e thon dot ate!. Oo, kokëgur, o i ngujuar në bunker Shqipërie Fute nga ndonjë zgaver koke, nëse ke fare Ska soh që ëndërron ti! Ti je, ah shejtan pa rahatshi, vetem një njeri Heej, vetem një njeri!. Një njeri i vocerr, e aty pak tej një kufi! Ik nga shtëpi të përmotshme fare në qejfe Pate të tëren që të f’tyroj mendja Shih habinë! Ç’dorëshlirë që ishte Zoti me ty! Gjithë begatinë, gjithë ndjesi gëzimi, lumturie Gjithë jeten në laryshinë që zbukuron ate E ti idhnak syvënger, me gjuhen helmhedhëse. Vete! E them tek sosi kafenë E ke më të drejtë, por vete imja ta them Nuk dij nga me vjen kjo rebeli Bile-bile, as zonja eksperte mendjeje s’e di. I pagova djaloshit kafenë me bakshishë Dhe tek nisa ecjen, ndjeja një prehje shpirti.

53 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page