top of page

Një autobiografi e shkurtër në vargje me rastin e ditës së lindjes!...


Natasha Limaja

JAM-JAM-JAM...

Fund e fillim viti jam, jam dhurat’për vit të ri,

Seç jam , copëzat m’i gjeni në timen biografi…

Jam koçimare “ Shashice “, çelitur rërës së detit,

Jam një degëzë mersine nga ballkoni i qytetit…

Jam nga vaj’i argëlidhit, nga yshmeri me shumë petë,

Nga byreku me lëpjeta, mëndërzë e tufëz qepë….

Nga oxhaku shpuzëruar e tigani me kokoshka,

Jam nga shega , jam nga ftoi, që mbështetur rri tek porta…

Jam nga xhami e ” Oxhollit “, jam nga “ Fejzajt “ sojëli,

A ta marrë për të vërtetë?!.. Pikëz gjaku “ Konjalli “…

Jam nga gurët e sokakut, nga gardhina me xinxife,

Karshillëk për ngjyr’i bëja me fustanin tim kadife…

Jam një grimcëzë Kanine aty, në brinjë të Kalasë,

Gërshetin litar mbas shpine, gjë e shenjtë , prej Mamasë…

Jam e bija e Selimit me kabash pinte rakinë,

Kryemik e burrë zakoni numër dymbëdhjetë dollinë …

Jam e motra e “ Sizif-ve “, malore na erdhi jeta,

Sa ulli në shpinë “ Kanina “ , aq të poshtme-të përpjeta….

Jam nga fjala , jam nga vargu , kokën katrenës ritmike,

Shpirtin “ Pegas “ i harbuar, ndër pyllnaja poetike…

Jam-jam-jam!…, fllad Kanine, aromë Vlore, po , dhe çikëz Labëri,

Meqënse , si sot kam lindur , thash:-Të më urosh dhe tiiii!...

58 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page