NJERIU QE FLET ME PERENDINE



“Ndoshta kjo është bota”

poezi të zgjedhura nga Myslim Maska


Myslim Maska ka një jetë të tërë që shkruan letërsi. Ndonëse botimin e parë e ka bërë në vitin 2000 (romani “Balada e Ringjalljes”), si shkrimtar u formua në shekullin e kaluar. Të paktën kish tre dekada që përgatitej për të mbërritur në startin e shfaqjes, m’u në vitin e parë të mijëvjeçarit të ri. Jo më kot i bëj këto referime kohore. Përbëjnë, sipas meje, thelbin, synimin dhe qëllimin e një jete krijuesi, atë të Myslim Maskës:

U PERGATIT NE SHEKULLIN E KALUAR,

QE T’I PERKISTE SHEKULLIT TË RI!