top of page

Njeriu postmodern...


VELI KARAHODA

 

Tema: Njeriu postmodern, në kërkim të individualitetit të tij, në romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit të Veli Karahodës.

 

Për të lexuar apo sesi mund ta lexojmë një roman, shumë teoricienë kanë idetë e tyre. Por disa libra duhen lexuar me një mënyrë krejt tjetër. Se vetë teksti prodhon efektet e veta, por lexuesi nuk mund të jetë gjithnomë i kënaqur, pasi hermetika është veshur me një lloj errësimi jo mistik, por puritan, përtej një imazhi parësor, si një përcaktues i konceptit modernist/postmodernist. Duke u rrekur të kuptojmë rrethin dhe lëvizjen brenda paradigmës poetike, arti i vetëdijes autoriale “plotëson” objektin e perceptimit, midis interpretimit-brendisë-shprehjes-kuptimit, si një vendosje e autorit brenda procesit të traditës (Jeferson& Roby: 2006: 193), që jo domosdoshmërisht shenjon kompleksitetin e të shprehurit me konceptin magjik Novalist , duke shpërbërë realitete dhe ndjeshmëri krijuese unike në bazë të fantazisë dhe imagjinatës të dukshmes dhe të padukshmes si tekstet e Poe-s apo Eliot-it, jo mbi sipërfaqësoren por mbi thellësinë, jo mbi subjektin por mbi thellësitë e teknikave romanore. Sipas Iser, fillon duke vënë në dukje dy kategori të gjëra të lexuesve: lexuesit e vërtetë dhe lexuesit hipotetikë. Lexuesit realë janë thjeshtë ata lexues që janë të dokumentuar (që përgjigjet e tyre janë të dokumentuara), ndërsa lexuesit hipotetikë ndahen në dy grupe:

-       lexuesi ideal,

-       lexuesi bashkëkohor.

Të dy këto lloj lexuesish hipotetikë, reflektojnë për efektin e mundshëm të tekstit letrar (Krasniqi:  2008: 347), se lexuesi ideal, nga ana tjetër, i di të gjitha kuptimet e mundshme të një teksti dhe të gjitha kodet e autorit. Teoria fenomenologjike e artit, paraqet një stres të plotë me idenë, se në shqyrtimin e një vepre letrare, duhet marrë jo vetëm teksti aktual, por gjithashtu edhe veprimet e kryera në përgjithësi tekstin romanor, botuar nga “Buzuku” i Prishtinës më 2022, pastaj nga “Onufri”, romani “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit (Karahoda:2023).

 

PJESA I

 

Romani i Karahodës, ka ndërtim shumëstruktural dhe shumëpërmasor. Mënyra e shkrimit shtresë mbi shtresë ose palimpsest e bën aktin e shkrimit romanor më të vështirë, përpos edhe një numri të gjatë personazhes sidomos në gjuhën gjermane me shënimin: (shënim për botimin shqip: me këmbënguljen e Herr Ludwig Boreliussit, emrat e qyteteve dhe katundeve gjermane do tëshkruhen në gjermanisht në të gjithë librin. Njashtu do të shkruhen, në origjinal, edhe të gjithë emrat e huaj që përdorin alfabetin latin). Është vështirë ta interpertosh fabulën, por autori vetërrëfimtar shpaloset në këto dimensione:

-       shmangia e rrëfimtarit të zakonshëm (Bagricki shumë herë shmanget nga vetërrëfimi),

-       lëvizja e narratorit përmes lëvizjesh të papritura,

-       mundësia e interpretimeve përmes mundësive shumëplanëshe,

-       struktura rrëfimtare e copëtuar apo e framentuar (Dado: 2020: 211).

Ky roman duhet lexuar në tre mënyra:

1.     Mënyra e parë: dedokidimi i surpluseve politike socialiste/komuniste në vendet e Lindjes, 

si: Jugosllavia, Rusia, Rumania, Hungaria, Çekosllovakia etj. Pothuajse i gjithë romani, përshkohet nga ngjarjet që kryepersonazhi ka, në marrëdhëniet me vendet ish-komuniste të Lindjes: “kur njeriu i hap varrin tjetrit kuptohet që mund të bie vetë në të! Lenini i dinte këto, por edhe ai ishte si ju, shoku Efraimoviç, pëlqente fesatet dhe shamatat, dhe, afërmendsh, edhe i frynte zjarrit të armiqësisë mes Stalinit dhe Trockit. Epo, shokë, në qoftë se më detyroni të zgjedh mes shokut Stalin dhe Trockit, unë pa asnjë dyshim do të zgjedh shokun Stalin me gjithë proceset e Moskës, gjyqet e kurdisura, e edhe fabrikimet e armiqve që bënte shoku Vishinski! Fabrikime? Po çfarë fabrikimesh, ore? Ata vërtet kanë qenë armiq! Bukharini, Kamenevi, Zinovievi! Të gjithë! Të gjithë armiq të përbetuar të Revolucionit të Madh! E zhidovi Trocki që bënte propagandë kundërrevolucionare në Perëndim, e mori tamam atë që meritonte: sakicën në lule të ballit!”

a)    marrëdhënia mes njeriut, pushtetit dhe vetes: tofjalëshi emror: shteti ynë socialist, 

është tofjalëshi më i përdorur apo dhe si semantika ku ndërtohet edhe ngrehina e këtij rrëfimi romanor. Imazhet e një shteti të degraduar. Polica zhulsa, dembelë, injiorantë, trashaluqë dhe burgje pa standarte, ku luhet me imazhin dhe poshtërimin e njeriu në shtetet socialiste. Ndaj edhe ironia dhe sarkazma shkon deri tek humori i zi. Shfaqja e elementeve dhe teknikave nga më të ndryshmet, të cilat dëshmojnë krahas individualitetit të romancierit, ashtu dhe shumësia e teknikave stilistitike të rrëfimit. Zhvendosja drejt superales, kumtimi mbi të vërtetën, ndërmjetësohet nga stimulimi i të vërtetës: “mua do të futën në një qeli me hajdutët e kuletave dhe belaxhinjtë që plasmin nga mërzia. Po! Qe një ofendim i pastër! Torturesi Kolja togeri Panteliç, të cilin e thërrisnin Panta dhe thoshin se ishte edhe më sadist se Kolja”. Autori përdor paradoksin, si mënyrë e ndërtimit romanor, ashtu dhe në mënyrën e orientimit të lexuesit  si prani e metanarrativës së synuar  (Eco: 2002:227).

b)    marrëdhënia mes skllavërimit, survejimit dhe lirisë; lidhet me komunizmin në

Europën lindore dhe “Lavdia e Partisë” në analogji me Oruellin dhe distopinë oruelliane, të romanit “1943”. Efekte rrëfimtare romanore universale intertekstualiteti dhe  metafiksioni janë  teknologji destabilizuese, përmes teksteve të veçanta dhe të hapura, por dhe një mënyrë parodistiko-ironike e të folurit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se letërsia postmoderne është thjesht një lojë tekstuale e papërgjegjshme dhe se nuk interpreton dukuritë shoqërore të epokës, por dhe mundësi për një interpretim kompleks të kulturës (Bertens : 1995:84). Në paragrafin: “për një komunist të ndershëm, kjo s’është kurrfarë dileme! Dihen këto gjëra! Partia i di këto gjëra! Partia mendon, ne veprojmë, kaq! Antonoviçi, i habitur, i foli Koljës me zë të ulët:— Domethënë... ju mendoni se s’paska zot, hë? Kolja rrudhi krahët. — Unë nuk mendoj! Partia mendon!, pranëvënia me Oruellin: nëse Partia kërkonte që dy +dy= 5 dhe jo katër, duhet të pohosh se ashtu është, se mendimi ndryshe  është tragjizmi yt,  partia të ngarkon që dëshmitë e syve dhe të veshëve duhen flakur (Oruell: 2002: 87), për të kuptuar se tortura dhe survejimi ishin jo vetëm devotshmëri nga njerëzit e pushtetit, por edhe domosdoshmëri për mbijetesën e tij. Duke patur një shtet me mjete dhune dhe propagandë sigurimi, jo vetëm në Shqipëri por në ish- vendet e ndikimit të modelit rus, sipas Gestapos gjermane u krijuan edhe: Sigurimi i Shtetit Shqiptar, UDB-ja jugosllve, GKB-ja ruse, STAS-i etj, që kanë vrarë miliona njerëz. Qëllimi i tyre ishte dominimi dhe sundimi total, lufta për dominim total të gjithë popullsisë së tokës, eliminimi i çdo realiteti konkurrues jototalitar, është karakteristikë e vetë regjimeve totalitare; nëse ata nuk e nxisin sundimin global si qëllimin e tyre të fundit, ka shumë të ngjarë që vetëm të humbin çfarëdo pushteti që tashmë kanë marrë ( Arendt: 2002: 80);

c)     marrëdhënia mes historisë dhe realitetit socio-shoqëror, autori e vendos fiksionin

përmes topikave të ndryshme të rrëfimit romanor, siç është simulakra, si një shkatërrim   përfundimtar i kuptimit të realitetit, duke e shkrirë pothuajse në superrealen, apo që të bësh dallimi mes tyre, përmes dinamizmit të botës letrare në dy lëvizje: a)dimensioni horizontal, b) domensioni vertikal: “ngela në terr, lakuriq dhe me dy parti shahu të fituara me një budallallëk pa derman. Kërkova rrotull mos kishte ndonjë krevat apo karrige, por s’kishte gjë, veç mure të ftohta prej betoni. U ula në dysheme duke pritur të hapej dera. S’di pse ngulja këmbë që të hapej dera, kur, me thënë atë që është, asgjë e mirë s’mund të dilte nga kjo gjë. Dhe kur më në fund u hap dera, drita e korridorit ndriçoi për pak kohë një pjesë të qelisë. Pashë dy-tri silueta njerëzish që m’u zhdukën para syve bash në çastin kur ndjeva një goditje dërrmuese në mollëzën e djathtë dhe vetëm kaq. Mandej, terr…” . Gjuha është produkt shoqëror dhe sistemi semiotik i saj, përdoret si mjet themelor i komunikimit në shoqërinë njerëzore, se gjuha trasmenton një mesazh përmes funksionit poetik (Jakobson: 1982: 23), se vetë gjuha gjithherë ka karakter krijues.

2.     Mënyra e dytë: dedokimi i surpluseve mes historisë së marrëdhënie mes Lindjes dhe

Perëndimit, në tekst ka një konvergjencë të madhe, sepse hendeku është shumë i madh. Mendësia e një qytetari suedez, me mendësinë e një shtetari të -ish Lindjes: “njëfarë komisari i policisë që mbante syze me xhama të trashë i quajtur Yngëie Åkesson, pasi na mori në pyetje dhe na i kontrolloi pasaportat, na shpuri nëpër qelira që s’dallonin me asgjë nga dhomat e hotelit ku kishim qëndruar gjer atëherë. S’kishim, pra, asnjë arsye për t’u ankuar. Po krijonim famë e nam pothuajse pa u munduar fare dhe skandinavët po na hynin në hatër: ishin njerëz të butë dhe as që u shkonte mendja të na zhdëpnin dajak veç për hir të argëtimit ashtu siç ishte zakon në burgjet e shtetit tonë socialist”. Përgjithësisht karakteri i një krahasimi mund të jetë konstatues ose cilësues dhe kur është cilësues - pozitiv ose negativ. Specifika e marrëdhënieve letrare në Evropën Juglindore dhe marrëdhënia me disa fusha kryesisht studimore apo paralele të fenomeneve ballkanike letrare, shihet kryesisht si receptim letrar, që ndonjëherë ky krahasim ka qenë kontestues dhe pas aplikimit të një modeli fqinjësie (Bejleri: 2010: 31);

a)    receptimi i lirisë si negativet dhe pozitivitet: shoqëria dhe individi nuk mund të merren si

të ndara. Ata janë të lidhura ngushtësisht, sepse edhe sjellja, kultura, shkollimi, lidhet me shoqërinë e të cilës i përket, fundja “në thelb, jemi qenie kolektive” thotë, (Gëte).  Ndërtimi i shoqërive socialiste, ku individi është “produkt” i kësaj shoqërie, si edhe normat e sjelljes brenda asaj shoqërie, lidhen me lirinë si negativit dhe pozitivitet;  

b)    receptimi i besimit dhe dashurisë si vlerë njerëzore dhe mbijetese: dashuria dhe sjellja

 individit - njeri që “izolohet” nga funksionet sociale dhe politike, në shtetet totalitare, nevojat dhe aspiratat individuale, janë kontradiktore. Teknologjia e prodhimit, nuk ka kontrollin e gjithë shoqërisë, por shërben për të krijuar forma të reja, më efektive me prirje totalitare të komunizmit. Sepse “totalitar” nuk është vetëm një bashkërreshtimn terrorist politik i shoqërisë, por gjithashtu dhe një bashkërreshtim joterrorist ekonomiko- teknik, i cili operon me anë të manipulimit të nevojave nëpërmjet interesave vetjake, ashtu siç dhe letërsia, që është institucion shoqëror (Wellek & Waren: 2007: 16);

c)     receptimi mes kulturave të hapura dhe të mbyllura të Ballkanit/Lindjes/Perëndimit,

perceptimi i shoqërive patriarkale të Ballkanit por edhe Europës Lindore të kohës jepet në fragmetim e mëposhtëm: “kështu, me ndihmën e gjeneral-majorit Pavle Dundriç, babait të Vasos, u regjistrova në fakultetin filozofik ku kishte shumë femra të bukura dhe mendje hapura të cilat, me aq sa mundnin, po bënin përpjekje mjaft serioze për të ndryshuar normat ekzistuese të shoqërisë sonë patriarkale dhe sidomos për të thyer tabutë seksuale ashtu siç bënin kombet më të zhvi lluara si danezët, holandezët, suedezët e të tjerët”, kjo nuk do të thotë se letërsia postmoderne është thjesht një lojë tekstuale e papërgjegjshme dhe se nuk interpreton dukuritë shoqërore të epokës. Prandaj, edhe mistifikimi postmodern i referohet mënyrës jo të natyrshme të pritjes; pasqyron kompleksitetin e interpretimit dhe synon të ekspozojë lexim naiv të postmodernizmit (Hutcheon:1988 :100).




3.     Mënyra e tretë; dekodimi i surpluseve të rrëfimit përmes analepsave të brendshme dhe të jashtme, lidhet me mëyrën e rrëfimit, që në fakt romani postmodern, nuk ka qartësi apo personazhi pëson një metamorfozë përmes:

-       ndryshimeve të rëndësishme sociale dhe kulturore,

-       raportet e shprishura midis normales dhe anormales,

-       kodet e vetëzbulimit mes konkretes dhe përfytyrimit,

-       nocioni i realitetit esencial dhe narrativ postmodern, se personazhi në romanin

postmodern zëvendësohet ose perceptohet: a) niveli i shfaqjes, b) niveli i thellë, c) niveli i sipërfaqes, duke marrë një trajtim specifik (Greimas: 1983: 242). Por, çfarë është analepsa? [Analepsa është lloji i anakronisë ku ngjarjet tashmë të ndodhura, pra të së shkuarës, inkorporohen në rendin temporal bazë të rrëfi­mit, që ndryshe e njohim edhe si retrospektivë. Analepsat mund të jenë eksternale (të jashtme), inter­nale (të brendshme) dhe mikse (të përziera)];

a)    perceptimi përmes krahasimeve, autori sjell shumë krahasime, sidomos në përshkrimin e

natyrës, mënyra e jetesës, por edhe ballafaqimi i kulturave të ndryshme;

-       pëshkrimi i qytetit suedez: “u futëm në një bankë të vogël që ndodhej në një rrugicë

të qetë me shtëpiza të lyera me ngjyra të ndezura si në përralla, me oborre të rrethuara me taraba të bardha e me lule të bukura vjeshtore te parvazet e dritareve”;

-       përshkrimi i natyrës së Çekosllovakisë: “era e livandës u shkri butësisht me erën e

bajgave të lopëve të Çekosllovakisë dhe ne vështruam tërë paraditen nga dritarja e hapur. Pilgrimi si idiot që është, përpiqej të numëronte shtyllat e teleferikut, ndërsa ne të tjerët i shikonim fshatarët e Moravisë teksa bënin ndonjë punë në fermat e tyre, fëmijët që loznin te tarabat e shtëpive”, në të kundërt, diskursi postmodern analizon jetën shoqërore në terma të paradoksit dhe papërcaktueshmërisë njerëzore në kuptimit racional të “hiperrealitetit” si vështrim panoptik (Cooper & Burrell :1988: 253);

b)    perceptimi haspinor dhe kohor, në romanin postmodern e ndryshojnë konceptin e kohës 

dhe hapsirës, duke e shkatërruar këtë dallim të dimensioneve kohore dhe hapsinore, përmes trasformimeve artistike mbi një koncept tjetër kohor dhe hapsinor, për asgjësimin e kohës, ku përjetimi i personazheve kapërcen konceptin e kohës, si pjesë e vetëdijes së transformimit të romanit, përmes shtrembërimit të rendit kronologjik të ngjarjeve, rrëfimi i poetikave të kohës, kalon përmes instancave të atëheres (e shkuara) dhe tani (e tashmja) përmes:

-       krijimit të ngjarjeve të paplota dhe të copëzuara,

-       struktura e paqartë dhe konfuze e reagimit të personazheve,

-       shkruarja e kohës së tashme dhe e shkuara në kohën“hipër e tashme”,

-       tjetërsimi i konceptit kohë të errësimit të realitetit. Përmes kohës si tjetërsim i konceptit

kohë reale, nocioni kohë si njësi “njëra pas tjetrës” apo si vazhdimësi, është tërësisht një shtjellim kaotik  përmes shumësisë kohore nga njëra anë, dhe nga ana tjetër marrëdhënia me të kaluarën dhe të tashmen, jo sipas rrjedhës logjike, por me sekuenca të thyera të kohës:“kështu, në njëmbëdhjetë të natës ne u nisëm për në Blow Up. Rrugës Gerda më tregoi se të shtunave luanin bendet amerikane”, ose koncepti i kohës poetike, sepse koha nuk është “reale”, as “objektive”: “aty ka veç kaos, fragmente, ndjenja të papërcaktuara, aroma, zëra, fytyra, britma dhe gjith monë një gumëzhimë konstante, a thua se tërë kohës ndodhem në një automobil dhe dëgjoj fërkimin e gomave në asphalt”. Poetika e diskurseve të ndryshme, ku surrealja konvecionon realitetin përmes stimulimit të vërtetës, imazhi që krijon autori ka ndërtuar një tension emocionalo-artistik, ku dallimi mes kohës fizike dhe absurdit të konceptit të hapsirës lidh  objektin /subjektin, individin / realitetin, autorin / lexuesin, historinë / të vërtetën, që janë dhe  përceptime personale (Rosenau: 1992) të botës reale, përmes heterokozmosit. Koncepti mbi hapsirën, se hapsira nuk është diçka objektive apo reale, as dukuri, as marrëdhënie, as qenie, por diçka “subjektive” që rrjedh prej natyrës dhe përmasës së zhvendosjes së kohës, nëpërmjet ligjit të pandryshueshmërisë, përmes konceptit haspinor dhe nëpërmjet teorisë së heterokozmosit (Kant: 2004: 381). Fragmenti: “udhëtuam nga Londra për në Buenos Aires. Në krye të herës banuam në një hotel të lirë e më pas morëm me qira një banesë të vjetër në San Isidro. Vishemi si vishemi dhe zbresim në rrugë e drejt në Lomas de Zamora”, kemi një botë imagjinare  postmoderniste përmes ndërtimit specifik haspinor, nga veprimi i personazheve me mjedisin, ku personazhet “udhëtojnë” po në hapsira postmoderniste;

c)     perceptimi i auto/biofiksionit (auto/biografia), nuk përjashton shkrimtarinë

postmoderniste. Për të kuptuar, të treguarit me përpikmëri ose jo, sipas asaj që të kanë ritreguar, argumenti dhe indentiteti i tregimtarit të jetë objektiv.  Koncepti i rrëfimit pa ndërmjetësim, ilustron përvojën e rrëfimeve personale, si zotërues të kodit narrativ. Kemi dy lloje: a) autori autobiografik subjektiv (autori vihet në qendër të tekstit dhe rrethanat historike që mbulohen me të dhëna personale), b)autori autobiografik objektiv, (autori është person socio- shoqëror, brenda dhe jashtë tekstit), që rrëfen nëpërmjet autobiografemave dhe biografemave: a)autobiografema:Nëntor, 1968., Vjeshtë e vonë . Isha në Stockholm me një grup studentësh në një ekskursion dyjavor”, b) biografema; “prej dhjetorit 1968 deri në marsin e 1990, ju do të më shihni në shoqërinë e Ludwigut, i cili qe bërë mentori im, madje edhe babai që s’e kisha njohur kurrë”, janë dëshmi të shkrimit autobiografik. Vetë shkrimi autobiografik, identifikon autorin dhe historinë e jetës së tij të rrëfyer në mënyrë autentike, duke krijuar një pakt autobiografik me lexuesin, nëpërmjet titullit, paratekstik, stukturës së jashtme të tekstit, duke iu referuar realitetit jashtëtekstual, me strukturë të herëpashershme intertekstuale, me statusin e intertekstit (Jefferson: 1990).

 

PJESA II

 

Personazhet/zërat rrëfimtar të romanit postmodern.

Ngjizja e romanit modernist përmes intertekstualitetit dhe referencave, lidhet dhe me marrëdhëniet dhe të rastësive por dhe komunkimit me historinë letrare, si funksion postmodernist. Kundërvënia e individuales dhe absolutes, e fshin autorin apo dhe personazhin anonim të autorit, mbi rrëfimin apo trillimin, përmes stukturave teknike të interpretimit postmodernist, ku dominon polisemia dhe shumësia e niveleve dhe intertekstualitetit (Rosenau: 1992: 127). Dukuritë e romanit postmodern dallohen nga mënyra e rrëfimit:

a)    Personazhet: kryepersonazhi: Igor Bagricki dhe personazhet e tjerë:  Pilgrim/ daja

Branimir/ mama Cvetka /Gerda /Kornelja /Herr Ottos/ Lucio/ Ulrika Kolja/ Pavle Antonoviçit/ Fridegunde/ Bruno Strunzi/Druda/ Herr Ludwig /Reineri /Manfredi/ Werneri/ Petra/ Herr Gericke/ Herr Gericke/ Herda/ Führerit,/ Mama Gertrude/ Herr Weckerit/ Rudi Dutschkes/ madame Rochettes/ tezja Gundelinde/ Bebéja/ Herr Baumeni/ Manfredi/ Kirilovi.

b)    Satira/paradoksi/ anakronia: ironia është një dukuri postmoderniste, që vjen përmes

nëntektit të brendshëm që dallohet nga lexuesi duke zbuluar alegorinë, që shkon deri në tallje dhe paradoks: “ne ishim jugosllavë: pionierët e shokut Tito, rinia e shokut Tito, klasa punëtore e shokut Tito, meso burrat dhe mesogratë e shokut Tito, pleqtë dhe plakat e shokut Tito, kafshët e egra të rezervateve që i gjuante me çifte për argëtim shoku Tito, të burgosurit politikë të shokut Tito, të pushkatuarit e shokut Tito, e kështu me radhë”.

c)     Simboli: simbolika e romanit tejkalon të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe social-politike

të vendeve të Lindjes ish-komuniste. Trilli i romanit tejkalon mjedisin kohor dhe hapsinor të kohës, ku sundon bota e degraduar e komunizmit (pijanecë, vrasës, imoralë, prostituta, spiuna, rryshfexhinj, thashethemexhinj, burokratë, mashtrues etj.), ku sundon në roman, jo vetëm pushteti dhe politika, por dhe realiteti ironizues që lidhet me shumë simbole që formojnë metaforën e madhe: ideologjia komuniste dhe zhbërja e njeriut nga çdo vlerë njerëzore dhe zhbërja e thelbit të dashurisë së njeriut për njeriun. Dallimet mes shoqërive lindore dhe perëndimore, arabe, turke dhe gjermane, sidomos liria e femrave dhe politikat sociale për të mbështetur gratë dhe lëvizjet feministe të përhapura në kohën e vetërrëfimti të personazhit, janë shumë të mëdha: “Herr Araber — fola me qetësi. — Këtu jemi në Evropë, në Perëndim, më kupton? Këtu ka gra të mençura që mund të shtyhen me burrat në çdo aspekt. Mandej barazia gjinore! Të drejtat e njerëzve dhe të kafshëve e kështu me radhë”, se postmodernizmi është shumë më i interesuar për fiksionalitetin, “integriteti” i strukturës” që zhvendoset gjatë historisë letrare (Nicol: 2009: 124).

d)      Paranojat: “…shoh ushtarë, djem të rinj pothuajse fëmijë që duken të humbur, të

trembur, të lodhur fizikisht dhe shpirtërisht, shpirtra të bjerrur, të harruar në rrëmujën e kasaphanës, por shoh edhe të tjerë që më duken si dezertorë apo si kusarë të ndyrë me këmisha të zbërthyera, me thika në brez, me fytyra të vrazhda tërë vragë e prerje, njerëz në vështrimin e të cilëve ka errësirë, zemërim e padije, njerëz të gatshëm për të vrarë e për të prerë, gjëra që mbase i kanë bërë edhe më parë, para se të rreshtoheshin në njësitet paramilitare, vullnetare, atdhedashëse e ku ta di unë se çfarë tjetër, njerëz që mua më duken sikur mezi kanë pritur të shpërthejë ndonjë luftë e përgjakshme në mënyrë që të vazhdojnë të ushqejnë prirjet e tyre natyrale për dhunë, shkatë rrim e kaos”.

e)     Pastishi, (shumësia e diskurseve):

-       pastish-i i diskursit etnokulturor: “historiografisë sonë, se shqiptarët janë burra trima, e

si për dreq, edhe gratë të tilla i kanë, të guximshme dhe të bukura, të mësuara me vuajtje, humbje e zullume që ua bëjnë të tjerët, mbase edhe gjyshërit e shokut Antonoviç. Epo, ndonjë shqiptar edhe mund ta ketë shkrepur armën, por më tregoni, shokë, a do të shkrepnit edhe ju armën po që se do të shihnit ndonjë ushtri të dehur teksa masakron burra, gra e fëmijë. Ja, për këto masakra kundër shqiptarëve që kishin ndodhur në Shkup, më së miri ka shkruar shoku Leon Trocki”,

-       pastish-i i diskursit gastronomik: “u përmendën shkarazi edhe dallimet thelbësore mes

pashtetave tona të gjuetarëve dhe patésë delikate franceze, u vunë mbi tryezën e trurit të Koljës edhe çomleku me lakra e me brinjë kau, qebapët e Sarajevës, kavurma, kukureci me zorrë qengji, kaçkavalli bullgar, kobasicat e tymosura të Sremit dhe në fund rrugëtimi ynë gastronomik na çoi deri te taverna e preferuar e Koljës në rrugën Sarajevska ku, me gjasë, gatitej pata më e shijshme në botë që servirej me patate të zbutura në një salcë me hudhra, me borzilok, kopër e kajmak”,

-       pastish-i i diskursit të kulturës: “Herotopi ishte eruditi dhe historiani i Grupit.

Dinte shumë gjëra për Greqinë antike, etruskët, Mikenën, Pompein, Romën, Caligulën, Hanibalin, Kamasutran, Trekëndëshin e Bermudës, etj. Herotopi na fliste shpesh për Rozenkruzianët, për Kabbalan dhe për shoqërinë okultiste Thules. Herotopi na ka llte tmerrin sidomos kur fliste për sektin rus Skopci” etj.

-       pastish-i i diskursit të historisë: “Muratin në Fushën e Mëllenjave më 1389, e dikush

kujdesej që stufa të mos ngelte pa dru në acarin e dimrit. Jo monarku që u arratis me paratë e popullit, po evolucioni! Veç vodka e revolucionit na i ngrohte zemrat në netët e ftohta të vjeshtës 1944!”

 

 

PJESA III

 

Korpusi gjuhësor ka pësuar një metamorfozë të madhe. Përmes një raporti të hapur me lexuesin, por edhe në një raport të “çorganizuar” me gjuhën, që është një “gjuhë e shthurur”, apo e quajtur ndryshe edhe kriza e personazhit, ka ndikuar edhe tek formësimi i shumë romaneve me elemente postmoderne. Paqartësia është një simptomë, tension dhe konfuzion shpirtëror. Njeriu e ndjen këtë në mënyrë intuitive diçka dominuese dhe e gjatë që po shembet ose është shembur (Morawski: 1966: 6), që dallohet edhe nga situta halucinative që përjeton personazhi, që herë flet herë nuk flet, herë lëviz dhe herë jo, duke përjetuar  situata të pakuptueshme. Veli Karahoda, si një njohës i kësaj teknologjie shkrimi trillues romanor, ka përdorur shumë situata halucinative, ku personazhi është konfuz, ku vetë gjuha e tij, lexohet dhe kuptohet nga lexuesit: “në rajonet e errëta të globit! bananalex, guacamayolux, amnesiaplux, tailtrapix, uuuuuu! lex, trappledundefootlex, sa për të përmendur disa. Ka edhe akronime të tjera të koklavitura që lidhen me punë humanitare, me përhapjen e lirisë, me thellimin e demokracisë dhe të ndonjë gypi të naftës. o.c.s.c.s., d.c.s.r., h.k.r.c., l.t.f.e.s., o.b.s.r.f., f.u.c.y., u.n.d.i.c., p.o.o.y.l., g.v.r.s.t., s.c.u.k, f.t.c.r., k.f.r.y.c, t.f.k.g.c. Et cetera. Tam, tam, tam! Tam-ta-ta-tum-tam! Garçon! Edhe një banana-daiquiri! Tam! Tam! Tam! Oh, oh, oh! Mein Gott! Mbaje! Kape! Lëshomë! Rauuuuuuuuuus!. Autori ndërton një gjuhë në formë loje me shenjuesit, ku vetë gjuha degradon si një gjuhë që vetëm nxjerr tinguj të pakuptimtë, si belbëzim e fëmijëve apo gjuha e të dehurit apo e një të çmenduri: “rauuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuus! i Bumpa, bumpa, bumpa. Rararararara—uuuuuuuusssssss!/Arghh, arghh, ouarghuuufff, uarghrgh, fsfdahkjrqëeasdhgi, badabadabudubudubu, assshatsdhkëoë, bulubuluuu, nosferatu, jsadyeëhdbasdj, bababallalu, pupulludupu, budubudulabu, budubad, o roooooooubish, ocrappp, logickoooobudubaluEst, dudulubudu, mmmuuuoooch, lapadapamutu, yabadabadoo, vhslfdsjdrooooufff, dud, mud, dooood, moooodooo, blablaublaaaa, laladuda, looklooklool, clo, clo, do, dooda, dooda, dooda, dooooo, tralaohtralala, la, roobish, mjau!”

Kjo lloj narrative gjuhësore postmoderne, njihet tashmë nga lexuesit, jo vetëm si një stil i

shkrimit, sa individualist po aq dhe të njohura për shkrimtarët e romaneve postmoderne tashmë në Europë dhe botë. Por kjo mënyrë e kësaj “ estetike gjuhësore”, tregon dhe risinë drejt një lexuesi të ri, sidomos shqiptar, duke shenjuar dhe një realitet të përmbysur gjuhësor, por dhe herë- herë të deshifrueshme dhe herë-herë të padeshifrueshme.  

-         Onomatopejabip, bip, bip... ppppiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii/… fffuuuuuuuuu…/ ty-ty, ty-ty

-        Enumeracionet dhe përsëritjet: fshesa, govata, kova, gozhda, kanistra,

garuzhda, sahate me kukuvajkë, gastare, pjata, krevate, cungje e kërçepë, litarë/ zogun, shimpanzën, mashtruesin, marangozin, burokratin, somnambulin, vrasësin, abazhurin, asfaltin, toaletin, krevatin, racistin, luanin, krokodilin/…/ bankierë, rotaristë, masonë, opusdeistë, oddfelloëë, konspiracionistë, drejtorë kompanish të sigurimeve, representantë nga BigPharma e BigTobacco, ambasadorë, spindoktorë, psikoanalistë, clairvoyantë, magjistarë, avokatë, prokurorë, neo—et cetera, neo—et cetera: liberalë, radikalë, konservatorë, socialdemokratë, fashistë, neo—et cetera, neo— et cetera”.

Shumë probleme të gjuhës dhe përfaqësimit të traditës moderne perëndimore, janë marrëdhënie të kontrollit dhe lidhjes mes fjalës dhe shkrimit (Derrida: 1997: 255). Postmodernizmi është gjithashtu i lidhur me "vdekjen e subjektit" ose me "fundin e individit". Kultura postmoderne thekson dhe inkurajon hedonizmin, vetë-kënaqësinë dhe një mani me imazhin ose stilin "personal", si në kundërshtim me një mbështetje të "modës së vjetër" (moderne) në karakter ose profesion. Në sipërfaqe, moderniteti dhe postmoderniteti duken pole të ndara, sepse e para pranon autoritetin qendror të një subjekti njerëzor, metanarrativën dhe parimet gjithëpërfshirëse për/mbi nocionin e të vërtetës, që më vonë po vetë i refuzon ato, nëpërmjet ekfrazës (Baldick: 2001: 218):

-       përmes prijejeve të fshehta, perversitetit dhe sadomazokizmit/ sadizmit,

-       aludimi dhe copëzimi përmes paraleleve dhe analogjive,

-       shpërbërja e elementeve të kompleksit të Edipit dhe komplekseve psikologjike frojdiane

deri në psikoanalitikën moderne të Lacan-it; “kafsha komuniste brenda meje s’më la të sharroja në ndonjë delir religjioz, kështu që “epifaninë time personale” e quajta ekzaltim racional”,

-       vdekja dhe Epifania, “një kënaqësi që mban erë trumzë dhe është pa shije, stuhi e

miradijshme, natë e kthje llët, ditë e hijesuar, vdekje e gjallë, jetë e vdekshme, fatkeqësi e pajtueshme, falje mëkatare, mëkat i falshëm, ndëshkim qesharak, ligësi e shenjtë, madje krim i këndshëm, lojë e pa qëndrueshme, vegim i shtirur, fuqi e dobët, qëndrueshmëri e ndryshueshme, arsye e topitur, maturi e çartur, lulëzim i trishtë, e qeshur me lot, çlodhje e sëmurë, ferrqetësues, parajsë e përvuajtur, burg i këndshëm, dimër pranveror, pranverë dimërore, mynxyrë...

Një larushi e madhe gjuhësore, sidomos fjalëformimi:

-       fjalëformimet: rrahagjoksia /hijerënda /ndajmuzgut /kuqërremtë/dorëshkrime/

sllavishtfolës /nëntëdhjetë/mezidëgjueshme /paevitueshme /mendjehapura /kryemadhi /mosbesimi kohëpaskohshme /nëntokës/ maniodepresioni /kurrgjë /kurrkujt /dosido /pesëdhjetat këmbëngulëse /tragjikomike /buzagaz / leshkuqi/zemërgjerë/ thashetheme /ngapak /përpak vetëqeverisës /mendjemadhësie /pulëbardhë /vetëvrasje /hiçfare /nanometër /dalëngadalë keqardhje/gjakderdhje/padije/paramilitare /atdhedashëse /pesëcepësh /assesi / dymbëdhjetëmilimetërshe /dyfytyrësh / internacionalist /shpresëdhënëse/ mosekzistencën/ diqysh/vetëbesim/ buzëmbrëmjes /paraburgimit /pagjumë /patëkeq /flokëkuq / bythëlëpirës nënkresat /vendbanim/ nëntëmbëdhjetëvjeçe /buzëlepurin /trifurkut/ pamjaftueshmërisë/ vesveseli/sapoardhur/çmimlirë/puthadorit/ kryefortë /rrugëdalja/ nacionalromantikët/ jashtëtokësorët /bojëkafe /shitblerjen/ mendjemadhësi /gastrointestinale/ shpirtkazëm/ nënsqetullën/ përtruall/ eshndjellëse /nëntogeri/drejtpeshimi /bojëkafe/vetëvuajtjes/ zigzaget /njëmujor/marrëveshje/bashkëjetuar/ gjysmëterr/ prapavijë/ përgjumur/ nganjëherë/ ndonjëherë/ njëfarë/ njëkohësisht/ përmbushjeje/ përnjëmend/ përjetuar/ dikush/ marramendës/ gjumëndjellëse/ paarsyeshme/ buzëmbrëmjeve/ frymëzënëse/ buzëkuq/ ngaherë/ pavetëdijshme/ afërmendsh/  faqekuqe/ shpirtmirë/ kurrfarë/ ngjyrëmanushaqe/ dritëhëna /fushëbetejat/ pafund/ përgjithmonë /këmbënguljen / pothuajse /fjalëkryqe/ domethënë/ frymëzënëse/ gjaknxehtë/syuntë/ ndërthurur/ pesëdhjetë/ trembëdhjetë /katërmbëdhjetë/ vetëdijshëm/ buzëqeshur/ marramendje/ përdredhur/ pesëmbëdhjetë/ jashtëzakonshme/ nonsense/ njëfarë/ domethënë/ kurrfarë/ ecejake/ moskokëçarës/ mendjekthjellët/ eurovizion/ përnjëheri/ njëmijtën/ paragjykime/symbyllas/ shpirtkazëm/ afërmendsh/përnjëmend/ automobil/ nëntëdhjetë/ këndvështrimi/manaferre/ nënçmim/gjithpërfshirës /informbyroist /kontrarevolucionar zemërgjerë /shpresëdhënëse /prejardhje/problemzgjidhësi / gjithkund/ homoseksualëve/ gjaknxehtë /mirëfilltë/ jashtëzakonshëm /përbetuar /përgjakje /këndejpari /shurdhmemec /shumënderuarit /bashkëpasagjerët/ tridhjetë / dykanatëshe/paralajmërimin/ botëkuptimet/ shkapërderdhte/ mikpritjes/ përnjëheri/ ecejake/ pesëvjeçe/ saporënë/ mosdurimi/ shpirtngushtë/ gjysmëterr/ gjysëmshpirt/ frymëmarrjet/ afërmendsh/ rrallëherë/ gjithmbarshme/ mendermethanë/ mbasandej/ bukurshkrimin/ nënkresës/ pikëçuditëse/ dashakeqësi/ paprekshme/ paarritshme/ mosinteresimi/ mbamendje/ gjermësa/ duarkryq / këndmatës/ xhampastruesit/ hapakrah/ nënqeshje/ qafëthyes/ mirëqeniesë / papërdorshme / prapavija/ punëdhënësit/ mikroborgjezisë / duartrokitje/ kahmotshme/ qoftëlarg/ spërdredhur/ gojëmadhe/ çkadoqoftë/ shpresëhumbur/ këndvështrimi/ lumpenproletariatit /paraluftës /jashtëqitjet/ punëdhënës/ keqbërësit/ trumykur/ njëmijëvjeçar / stërpikjes / sykaltër / shtatshkurtër/ psikodelike/ psikotropike/ mendjendryshuese/ mendjendritur/ mendjekthjellët/ poligamistë/ hakmarrje / paralajmërimet/ sadomazokizmit / çikërrima/ jashtëzakonshme/ halleshumë/ mendjemprehtë / ngarendas/ babadimri/ platformës / ndërkombëtare / përmutur/ apotekën/ babaxhane/ paraardhësit/ derëzinjtë/ zonëterapisë /monoamineve /tetëcilindërsh /fushëbetejë mespërmes/vetëtorturuar /hundleshët /çelembyll /marramendshme /fishekzjarrëve/ fundjavave halleshumë /shtatshkurtër /zjarrfikësit / nëntokës / katërmbëdhjetëvjeç / halleshumë/ buzagazin/ papërdorshëm / lartpërmendur/ fushëbetejë/ paramilitarëve/ kundërzbulimit/ gjysmëterrin/ shkapërderdhej/ edhepse/ thashethemet/ çelembyll/ mendjemadhësisë/ autocensurës/ kundërshtuese/ hatërmbetjes/ vetëfajësues/ tekembrama/ hipertensionin/ frankofobinë/ elektrokimike/ gjysmëdremitjet.

-       fjalët e reja të krijuara:

zdritjen  /frushullimat /rrapëllimë /vogëlima /belaxhinjve /suedeska /ngërçur /zuzon /lamentonim vrushkull /cytej / kuluaret /fërgëllimë /brambullitëse/ lazdrimthi /gravuruar/ piskavicë/ kaltërreme / kuqëlimi/qyqaria /cijatje /labërguar /krikëllimën /nonshalancë /maçorri /akathisiak/ testisesh/ zapullime/ farfuritnin/ grithja/ vezullimën/ rrungajës/ vezullima/ regëtinin/ kurthuar/ vagulltësinë/ mbushullimin/ papeshësisë.

Autori ka gjithërrokur hermetizmin, modernizmin dhe postmodernizmin, duke e trasformuar tekstin si nëntekst, nga rrëfimi mitik në rrëfimin letrar, që lidhet edhe me mitokritikën (Brunel: 1992), duke medituar për botën, atdheun, dhimbjen, vetminë dhe njeriun mes vetëdijes dhe (pa)vetëdijes, si mënyrës e konceptimit të realitetit brenda poetikës së receptimit, të dikotomisë së gjuhës dhe realitetit të dëshirës dhe mundësisë, përtej teknikave postmoderne. Një kombinim perfekt për të kuptuar forcën, kumtin përçues tek lexuesit e romanit të Veli Karahodës, jo vetëm si stukturë individuale por edhe si stukturë psikologjike (Holton: 1973). Artistët postmodernë e përçmojnë ose janë thjesht indiferentë ndaj, teorizmit në art. Ata janë kryesisht si anti/intelektualë ose janë të prirur të reflektojnë mbi statusin dhe ndjenjën e veprimtarisë së tyre ku realiteti shoqëror, miratohet në të gjitha dimensionet e tij si heterogjen, i segmentuar, i rastësishëm. Shoqëria konsumatore, është e vetëdijshme se shkrimtarët ndikojnë shumë të ndryshojnë imazhet e shoqërisë së sotme globaliste, ku dhe libri po shkon drejt inteligjencës artificiale. 

Si përfundim: romani i Veli Karahodës, është një roman tipik postmodernist, që duhet lexuar, dhe mund të shërbejë si studim për tema doktoratash. Vërtetë është një roman i shkruar mirë, por është dhe i gjatë, duke patur edhe rrisqet e lodhjes së lexuesit, apo si një “tekst dembel” që nuk ecën. Por, studiuesit e post/modernizmit do të dekodonin një botë krejt të panjohur përmes trillit, botën e kohës së shoqërisë komuniste në shoqërinë e Europës Lindore, të ndikuar nga ideologjia dhe politika e Rusisë, dhe ngjashmëri me kohën tonë të komunzmit. Ideologjitë e njëllojta, jeta po e njëllojtë, politikat po të njëllojta, na çojnë drejt njohjeve të reja ku libri na bashkon dhe hap dritare të reja leximi.  

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Arendt, Hannan. (2002): Origjina e totalitarizmit, shqipëroj: Myftar gjana, “Rilindja”, Tiranë.

2.      Baldick, Chris. (2001): The Concise Oxford Dictionary of Literary Terms, Oxford University Press

3.      Barthes, Roland. (1988): Textual analysis: Poe’s Valdemar, Modern Criticism and Theory, edited by David Lodge, Longman, London.

4.      Bejleri, Hristova-Rusana. (2010): Aspekte të shkencës letrare krahasuese në studimin e historisë së letërsisë shqipe, Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe, ASHAK/ASHSH, Prishtinë

5.      Bertens, Hans. (1995): The Idea of the Postmodern. A History. Routledge: London and New York.

6.      Brunel, Pierre. (1992): Mythocritique et parcouris, PUFR, Paris.

7.      Cooper, Robert. & Burrell, Gibson. (1988): “Modernism, Postmodernism and Organizational Analysis: An Introduction”, Organization Studies, 9 (1).

8.      Derrida, Jacque.  (1997): Of Grammatology, The John Hopkins University Press: Baltimore.

9.      Dado, Floresha. (2020): Postmodrenizmi poetike e “antirregullit”, Akademai e shkencave, Tiranë

10.    Eco, Uomberto. (2002):  Sulla letteratura, Saggi Bompiani.

11.    Greimas, J. Algirdas. (1983): Structural Semantic-An Attempt at a Method. University Nebraska Press.

12.    Holton, Gerald. (1973): Thematic Origins of Scientific Thought: Kepler to Einstein, Cambridge:  Harvard University Press.

13.    Hutcheon, Linda (1988): A Poetics of Postmodernism: history, theory and fiction. London and New York: Routledge.

14.    Jefferson, Ann. (1990): Autobiography as intertext, te Intertextality: Theories and practise (edited by Michael Worton and Judith Still), Manchester and New York.

15.    Jeferson Ann & Roby, David. (2006): Toeoria letrare moderne (një paraqitje krahasuese), përkth: Floresha Dado, SHBLU, Tiranë. 

16.    Kant, Immanuel. (2004): Forma dhe parimet, “Dritan”, Tiranë.

17.    Karahoda, Veli. (2023): Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, “Onufri”, Tiranë.

18.    Morawski, Stefan. (1966): The Troubles with Postmodernism. Routledge, London and New York.

19.    Nicol, Bran. (2009):The Cambridge Introduction to Postmodern Fiction. Cambridge University Press

20.    Orwell, George. (2002): 1984, shqipëroj: Çela Hoxha, “Zenit”, Tiranë.

21.    Rosenau, Pauline. (1992): Post -Modernism and the Social Sciences. Priston University Press.

22.    (2008): Teori dhe kritikë moderne, përktheu: Nysret Krasniqi, ROZAFA, Prishtinë.

23.    Wellek & Waren: (2007): Teoria e letërsisë, përkth: Abdurrahman Myftiu, “Onufri”, Tiranë.

24.    Werth, Nicholas & Jean‑Luis Pann & Andrezej Paczkowski & Karel Bartosek & Jean Louis. (2000): Libri i zi i Komunizmit, “Besa”, Tiranë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page