top of page

NJERIU FISNIK STERJO SPASSE…



Shkrimtari Sterjo Spasse është një monument artistik i edukatës, arsimimit dhe qytetërimit !...një emër i fisëm i shekullit.

Te Sterjo Spassja njeriu dhe shkrimtari pёrbёjnё njё simbol tё vetёm. Nuk ёshtё vetёm krijimtaria letrare e Sterjo Spasses njё shkollё pёr ata qё i janё pёrkushtuar dhe do ti pёrkushtohen letёrsisё shqiptare, por ёshtё edhe JETA e tij , njё shkollё po aq e madhe...

Akordimi i titullit Kalorës i Urdhërit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës Ilir META, e bënë shkrimtarin Sterjo Spasse një shembull të gjallë në panoramën artistike të vendit ku shkëlqen me romanet e tij epope dhe e vendos personalitetin e tij krijues jo vetëm shqiptar, por ëdhe ballkanik e evropian, në monumentin kulturor të vendit si “ Një dhe i pandarë”!...

.......................................


Nga SPASSE THANASI

Kur isha fёmijë, thjeshtё me kureshtjen e “moshёs sё paangazhuar” në jetё, shikoja tё vinte nё shtёpinё tonё nё ZAROSHKE njё njeri i madh me flokё tё gjata e tё shtrira valё- valё e me njё çantё nё dorё qё nuk e ndante nga vetja. Shpeshherё ai ngjitej nё katin e dytё tё shtёpisё, dilte nё ballkon dhe hidhte vështrimin drejt liqenit tё Prespёs, me atё bukuri tё rrallё tё ishullit të Vogël (Mali Gradit), që ruan në gjirin e vet një kishё të shekullit 13-14 tё futur nё shkёmb, me emrin Shën Koll. Në arkivin e shtëpisë kemi një fotografi të vitit 1968 ku Sterjo Spasse ka dalë me familjen tonë në Zaroshkë pikërisht në ballkonin e shtëpisë kur unë isha 5 vjeç. Njё kujtim i bukur, njё botё magjike me shkrimtarin qё i dha emёr vetё liqenit piktoresk..

Si vajzё e dashuruar

Me valёt gjithnjё flet

Prej Zotit, i bekuar

Ke mbjell ndёr shekuj jetё…( ZAROSHKЁS, FSHATIT TIM )

Fshati im ёshtё ndёr 9 fshatrat e Prespёs qё ka njё natyrё tё artё dhe qё “fsheh” bukuri e legjenda të rralla. Ndoshta, edhe kjo “romancё poetike” e dallueshme nё kёtё fshat, e tёrhiqte Sterjon për të ardhur here pas here edhe këtu, në këtë hapёsirё liqenore me mjaftё bukuri…Ngjarjet e vendosura nё romanin “Buzё Liqenit” e kanё fytyrёn dhe pamjen e kёtij fshati, me dashuri nё vendin e merituar si “perlё bukurie”, qё nuk tё ndan prej vetes me atё natyrё tё artё..Motra TRENDA e Sterjos , qё jetonte nё Zaroshkё, e kishte krenari tё thoshte : “Sterjo Spasse nuk ka tё krahasuar, ne jemi tё pёrmalluar ndaj tij…” dhe e ftonte vazhdimisht me miqtё e me shokё tё shumtё nga Tirana tё vinte nё fshat. Dhe ai nuk harronte asnjёherё dёshirёn e vecantё tё motrёs sё dashur Trёndё…Udhёtonte shpesh midis bukurive tё Prespёs sonё ku mahnitja e vecantё prek ёndrrat…

Me bukurinё e dritёs sё liqenit

lahen strehёt e maleve rreth e qark

Mbi sfondin e artё tё ujrave

vallzojnё bukur ёndrrat,

qielli loton !.....

Kёtu nё PRESPЁ, ku liqeni shushurit nё heshtje kёngёn e vetё dhe pёshpёrit historinё e tij mijёvjeçare, nis historia e jetёs dhe e krijimtarisё së STERJO SPASSES, njё artist i talentuar qё e ka njohur suksesin, famёn dhe ndikimin nё shoqëri qё nё moshё tё re, atёhere kur Shqipёria i numuronte shkrimtarёt me gishta….


Kronologjia e jetes nga lindja gjer ne vdekje


STERJO SPASSE lindi nё GLLOMBOC, fshat buzё liqenit tё Prespёs, mё 14 Gusht 1914, nё njё familje tё varfёr fshatare. Mёsimet e para i mori nё vendlindje nё shkollёn greke, pastaj nё Korçё kreu shkollёn plotore.

Ndёr 6 fёmijёt e Barba Spasses, vetёm Sterjua u bё i mёsuar dhe i ditur. (Vellezёrit ishin Joshe, Stojan, Done, Sterjo dhe dy motrat Trenda dhe Lena) Tre klasat e para tё fillores i bёri nё shkollёn greke nё fshat dhe nё Nivicё, se atёhere krahina e Prespёs ishte nёn Greqinё. Vetёm me 1924 Prespa u bashkua me Shqipёrinё. Atë vjeshtё banorёt e buzёliqenit filluan ta bëjnë pazarin në Korçё. Nё pranverёn e vitit 1925 u hap nё Gorice shkolla e parё shqipe. Ndёr tё paktёt nxёnёs qё filluan tё mёsonin abetaren shqipe ishte edhe Sterjo Spasse, atёhere 11 vjeç. Mёsuesi i parё ishte njё djalё i ri nga Korça, Pandeli Sina. Abetarja shqipe, njё libёrth pakfaqesh me ca kapak ngjyrё vjollce tё mbyllur, ishte dhurata e parё mё e bukur pёr Sterjon qё ia solli babai i tij nga pazari i Korçës. Njё dhuratё e tillë, qё ndezi nё gjirin energjik tё Sterjos “flakёn” e dijes, etjen pёr tё parё, pёr tё dёgjuar, pёr tё mёsuar e pёr tё udhёtuar…

Duke u rritur njё fёmijё i gёzuar e kureshtar, me interesimin e mёsuesve tё tij dashamirёs u regjistrua nё Shkollёn Normale tё Elbasanit, vatёr me tradita patriotike e kulturore. Ishte ndёr tё parёt nxёnёs nga Krahina e Prespёs, qё kishte mbaruar shkollёn fillore dhe hynte nё njё shkollё tё mesme. Nё vitin 1929 ishte njё ndёr iniciatorёt e parё tё tё rinjve letrarё pёr botimin e revistёs NORMALISTI” dhe nё vitin 193O bёhet njё firmё aktive dhe redaktor (editor) i revistёs “Normalisti”, organ i nxёnёsve tё Shkollёs Normale.

Me vizionet e para fёminore mbi jetёn, me vёshtrimet kureshtare mbi llojishtet e liqenit, mbi grykёn e Bigllёs, mbi fushe-Korçёn, e cila i hapi njё dritё tё re nё jetё, nё vitin 1932 mori pjesë në hartimin e librit të kujtimeve: “ Normalistit shёtitёs ’32”

Mes pёr mes Shqipёrisё

Shohim bukuri e mrekulli

Stoli e thurur nga normalistёt

Me kujtimet e tyre plot fantazi ...


Pas mbarimit tё Normales mё 1932, menjёherё doli mёsues dhe u emёrua si mёsimdhёnёs nё fillim nё shkollёn fillore tё Derviçanit (Gjirokastёr) ku shёrbeu gjer nё muajin nёntor tё vitit 1934. U mahnit nga bukuria e luginёs sё Drinosit, nga vargmalet e malit Bureto dhe nga ajo radhё fshatrash qё shtriheshin mbi kodrat e pllajat e malit tё Gjerё…Nga pikëpamja sociale e njerezore ai bёnte shpeshёherё njё vёshtrim mbi Dervicanin qё ishte njё fshat me 300 shtёpi dhe 1700 banorё dhe familjarizohej shumё me nxёnёsit dhe prindёrit e tyre. U lidh shumё me familjet e dropullitёve nga Jorgucati deri nё Sotirё…Mbetej nё ankth kur pyeste shpesh nxёnёsit e tij : “ Si ta quajnё babanё ?”.Shumica kishin ikur nё kurbet dhe atje kishin mbetur larg shtepisё dhe fёmijёve. Kёto ishin “hallet” e Dropullit tё ngjashme me ato tё Gllomboçit tё tij nё Prespё…E njejta dramё, e njejta dhimbje, e njejta pritje pёr tё ardhur ndonjёherё njeriu mё i dashur i familjes. Dhe i lindi kёshtu nё kokё pyetja “Pse ?”. Si mёsues i ri e kishte tё vёshtirё tё futej nё mjedisin e gёzuar tё kremteve kur i tёrё fshati ishte nё festё. Fshati kishte shumё vajza dhe aspak djem. Vajza tё bukura, por tё pamartuara. Edhe ndaj kёsaj pamje tronditёse, Sterjo Spasse pyeti me protest tё madhe shpirtёrore “Pse ?”…pse tё mbeteshin kёto vajza tё pamartuara ?. Kjo brengё e dhimbshme nuk iu largua kurrё nga vetja, edhe pse shkruante letra, lexonte e botonte nё gazeta tё ndryshme. Nёn trysnin e kёtij realiteti tё dhimbshёm nё fshat ai nisi tё shkruaj romanin e parё : “ Nga jeta nё jetё , PSE ?”…

Duke qёnё mёsues, vazhdonte tё studjonte gjuhёn greqishte dhe pas njё pune intensive dha provimet dhe stazhin nё Normalen e Elbasanit, njё provim qё ia shtonte kulturёn pedagogjike si arsimtar. Tё shumta janё nё ketё periudhё edhe shёnimet nё ditar, reflekton shumё sidomos pёr tё mirat dhe tё metat e romanit “PSE?” tё cilin e pёrpunoi me durim dhe talent artistik tё kёndshёm derisa nё vitin 1934 gjendet nё Voskopoj tё Korçёs, pёrsёri si mёsues. Duke vijuar shkrimet tashmё me njё formim kulturor mё tё gjerё dhe ndjenjё shpirtёrore mё tё ngjeshur, do tё shkruante pёr liqenin e Prespёs si njё “çerdhe romantike”, pёr Butrintin si njё fantazi pёr kohёn tonё, pёr fortesёn e kalasё sё Tepelenёs si njё fantazёm e shekullit etj, etj…Dhe kёshtu nё ambjentet publike dhe intelektuale tё kohёs, me vizionin e gjerё tё njё krijuesi moderator,ai paraqitej si “ylli i krijimtarisё” .

Mё 1935 transferohet me punё nё Korçё, fillimisht nё shkollёn plotore Nr.2 dhe mё pas si kujdestar i Liceut tё Korçёs nё vitet e tjerё gjer mё 1940, si drejtor nё shkollёn Mashkullore Nr.3 tё Metropolisё sё Korçёs. Nё kёtё kohё ёshtё mё pranё bibliotekave dhe librave. Pasioni i tij “ndizet” fort dhe veprimtaria e tij pedagogjike njihet mjaftё me nisma tё reja, nёn ndikimin dhe konsulencёn e vazhdueshme te profesorit tё tij tё Normales Aleksander Xhuvani. Krijoi “bibliotekёn pedagogjike” pranё inspektoriatit tё arsimit dhe ne revistat “Rilindja”, “ Bota e Re” si dhe nё dy gazetat “ Zёri i Korcёs” dhe “Gazeta e Korcёs” hapi dhe drejtoi deri nё fund shtyllёn pedagogjike.

Gjatё kёsaj periudhe vazhdoi dhe zhvilloi aktivitete tё ndryshme shkollore e letrare : krijoi dhe drejtoi pranё inspektorisё sё arsimit “Bibliotekёn pedagogjike”, gjё e re pёr rrethin e Korçёs; mbante mёsim - jete tё hapura e konferenca pedagogjike; zhvillonte shёtitje mёsimore me nxёnёsit nё natyrё; shёrbeu si sekretar i Entit Kombёtar tё Korçёs, nё kryesi tё degёs sё letёrsisё, qё ka patur si kryetar Prof. Kostaq Cipon e antar Ilo Mitko Qafёzezin. Njёkohёsisht vazhdoi tё shkruante reportazhe e tregime nё shtypin e pёrditshёm e periodik tё kohёs si nё revistat e Korçёs “Arsi”, “Flaga”, “Rilindja”, “Bota e re”, “Normalisti” i Elbasanit dhe “Illyria” e Tiranёs. Mё 1935 nё shumё numra tё “Gazetёs sё Korçёs” botoi si pamfletё romanin e tij tё parё “PSE ?!”. Po nё kёtё gazetё, nё shumё numra tё saj, botoi si nёnfletё mё 1936 pёrmbledhjen e gjerё tё romanit “Tё Mjerёt” tё Viktor Hygoit, pёrkthyer nga frёngjishtja…


Sipas kujtimeve tё vitit 1935, nё Korçё


Po vij nё KORCE si mёsues

Jo si shёrbёtor e i pёrbuzur

Gjuha shqipe mё ka hapur krahёt

Plot lёvizje mendore drejt punёve arsimore

Ja tani, sa kontrast e ndryshim njёkohёsisht :

“ Nga shёrbёtor hani mё parё nё Korçë,

Sot, mёsues dhe shkrimtar !....”

Kush më mirë se mua

E ka shpirtin plot frymëzim

Hollësitë esenciale të jetës

Po i shkruaj pa nxitim…

Vij këtu mësues i ri

Një i ri që vërtitem gjithnjë rreth “Pse”-se

Nga fytyra i njomë

Plot rini në shpirtë !...


Ne vitin 1940 Sterjo Spasse u transferua nga KORCA nё TIRANE pranё Ministrisë së Arsimit ku punoi në Komisionin Teknik tё Arsimit bashkë me Aleksandёr Xhuvanin, Andon Deda, Karl Gurakuqi etj. Pas disa muajve u emёrua Drejtor Didaktik po pranё kësaj ministrie. Këtu pati rastin tё inspektojè tёrё shkollat fillore tё kryeqytetit e tё fshatrave tё Tiranёs, tё Shёngjergjit e tё krahinёs sё Matit….Ishte me moshё ende tё re, plot 25 vjet, por i burrёruar dhe i pjekur nё situatat e jetёs. Jo mё me bagazhin e thjeshtё tё njё mёsuesi, por me seriozitetin e njё studjuesi tё kompletuar pёr tё vёshtruar hollёsisht edhe “grimcat” mё tё parёndёsishme tё jetёs sё njeriut, veti kjo vetёm e njё eruditi qё shikon dhe vlerёson ndryshe nga tё tjerёt. Natyra e tij ishte e pastёr dhe e çiltёr nё çdo punё dhe detyrё. Shkolla shqipe hyri nё vitet ‘3O me njё varg problemesh tё pazgjidhura dhe nё “truallin” e teknikёs mёsimore, Sterjo Spasse bёhet shёmbull i punёs metodike, aktivist i krijimtarisё pedagogjike dhe vёrtetar i “gjurmёve” tё reja nё jetёn e shkollёs…

Studimet e larta pёr pedagogji i vijoi me korrespodencё gjatё viteve 1940 1942 nё Magjisterio tё FIRENCES, por për shkak të luftës nuk i pёrfundoi.. Gjatё vitit shkollor 1945 – 46 vazhdoi mёsues i gjuhёs shqipe nё shkollёn Pedagogjike Femёrore tё Tiranёs, njёkohёsisht ishte dhe redaktor i revistёs sё parё pedagogjike tё pasçlirimit “Shkolla e re”, qё e nxirrte njё grup shokёsh me Kahreman Ylli, Siri Shapllo,Qibrie Ciu, Lirak Dodbiba, Sotir Paparisto dhe ai. Mё 1946 deri mё 1954 Sterjo Spasse punoi sёrish pranё Ministrisё sё Arsimit, nё fillim si shef i seksionit tё shkollave shtatёvjecare, pastaj edhe tё shkollave tё mesme ku drejtoi pёrgatitjen e programeve dhe tё teksteve shkollore tё gjuhёs e tё letёrsisё pёr kёto shkolla pёr zbatimin e Reformёs Arsimore të vitit 1946.

Mё 1954 u transferua nё Lidhjen e Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Shqipёrisё si shef i prozёs, njёkohёsisht edhe si redaktor e mё vonё si anëtar i kolegjiumit tё revistёs letrare : “Letёrsia jonё” dhe “NЁNTORI”. Ajo qё ai bёri me mёsuesit e rinj kur ishte nё Ministrinё e Arsimit ose nё Shkollёn Pedagogjike pёr t’i ngritur nё nivelin e mjeshtrave pedagogjikё, bёri tani edhe me talentet e reja nё letёrsi, duke i nxitur pёr tё shkruar e duke i udhёhequr nё artin e tё shkruarit….

Mё vonё, vazhdoi veprimtarinë botuese tё rregulltё. U angazhua nё jetёn shoqërore tё vendit dhe u prezantua si shkrimtar me personalitet të vetin krijues… Fillimisht, botoi dy vёllimet me tregime “ Kurorё rinie” dhe “Nё krahёt e njё femre”(1934). Koha dhe gjendja shqiptare i nxirrnin pёrpara shumё pikёpyetje. Kёto mbresa i botoi nё librin e bujshёm “PSE ?!” ( 1935 ), qё për shumё kritikё deri mё sot ёshtё mbajtur si njё vepёr origjinale me nota pesimiste e revoltuese…

“PSE ?!”-ja e madhe letrare, romani – pyetje me konturet e njё jete tё zymtё tё botёs shqiptare, mbushi tёrё rrethanat e jetёs sё shkrimtarit tё ri Sterjo Spasse. Njё roman – ndjenjё qё i lehtёsoi dhimbjen shpirtёrore, dhe i dha emrin e njё klasiku me “karat” tё lartё nё jetёn e kombit. Kёnaqёsia e vecantё nё leximin dhe rileximin e kёtij romani qendron nё atё se Sterjo Spasse, shkrimtar nё njё moshё fare tё re, diti t’u futet tё vёrtetave tё jetёs nё thellёsinё e plugut tё qilizmёs…Nje qilizem zemre ndjesore pёr faqet e zeza tё jetёs, pёr boshllёkun, pёr hipokrizinё, për ndyrёsitё e veshura me rroba fisnike etj, etj…

Kemi tё bёjme me njё njeri tё thjeshtё me “gjurmё” tё shumta nё shtypin e kohёs, autor artikujsh, meditues i jetёs sё gjallё popullore dhe publicist i talentuar nё reportazhet e bukura nga çdo rrugёtim nёpёr Shqipёri apo dhe pёrfaqёsues nё zё nё kulturёn ballkanike dhe evropiane…Pёrherё me vёllime tё shkёlqyera “udhёtoi” i tensionuar aty ku shpirti dhe vepra njohin guximin dhe vёrtetёsinё. E ndjente pёrherё veten nёn njё valё tё pёrzhitur nga rrjedha e kohёs dhe duke dashuruar pёrherё natyrshmёrinё e jetёs i kushtoi kujdes mbrojtjes nga kjo rrjedhë fanatike… Mjegullimin e shpirtit artistik nё shumicёn e veprimtarisё krijuese e ndjente si njё trysni pikërisht të kësaj “rrjedhe të kohës”…

“ Na rroftё frymёzimi dhe krenaria !, - thoshte shpesh nё vetvete,- se shpirtin e kemi mё tё zhuritur se jeta e varfёr e fshatarёve e qytetarёve tanё”

“ Po deshe shprehu !,- i thoshte pёrsёri vetes…

U ngrys edhe fytyra djaloshare e Gjon Zaverit, por nuk u ndryshua ambjenti dhe kriza e ndёrgjegjes kombёtare. Refleksi i tij u kthye nё vetёflijim

“ A ja vlen pёrsёri kёshtu ?...”

Dhe pyetja vazhdonte pambarim…

“Jeta shqiptare, me lavdi e heroizma, me vuajtje e sakrifica pambarim, ashtu sic paraqitet, ёshtё “amfiteatri” im realist qё tregon pёrherё e mё shumё notat dramatike e rrёnqethёse qё s’mund tё jepen ndryshe…

“Eh,ky shpirti im kёrkues ёshtё pёrherё si njё

simfoni e pambaruar !...”

Ja, kёshtu, ky dialog jo i pakёt pёrshkonte shpeshёherё zemrёn dhe kraharorin ndjesor tё shkrimtarit tё talentuar dhe ai veçse ndёshkonte veten “fshehurazi” nga “furtuna” e kohёs plot rreziqe dhe padurimi shpirtёror nё penёn e tij krijuese ndizej nga “frёngjia” e mendimeve tё reja jashtё strukturёs skematike tё realizmit socialist…

Në Dhjetorin e vitit 1944, Sterjo Spasse shkroi artikullin “ Lëvizja mendore në Luftën Nacionalclirimtare” ku pasqyroi krijimtarinë e shtypit tonë që ze fill me shtypin ilegal. Pёr herё tё parё fliste per njё lёvizje mendore pedagogjike, pёr njё shkollё tё re shqipe, pёr plagёt e gjuhёs shqipe e deri pёr jetёn familjare shqiptare dhe natyrёn e bukur qё ёndёrrojmё…

Nё kohёt e turbullta tё jetёs shqiptare dhe tё krejt Ballkanit nё vitet ’30 - ‘40 ai solli nё letrat shqipe njё vepër filozofike e moderne nё artin e tё shkruarit. Ai ruajti njё ekuilibёr delikat midis gjendjes vulgare dhe prirjeve tё pёrparuara tё intelektualit tё kohёs. Pasqyroi njё vetёdije mjaftё emancipuese lidhur me personalitetin krijues dhe i dha ndjenjё dashurisё dhe shpirtit njerёzor. Tё gjithё personazheve tё veprёs sё tij u dha frymë jete, një shkëlqim njerëzor që e kanë vetëm veprat e shenjta…

I ndikuar nga jeta dhe zakonet shqiptare, Sterjo Spasse del nё vitin 1944 me vёllimin me tregime “Nusja pa duvak” dhe me romanin e tij tё dytё “AFERDITA”. Duke ushtruar profesionin e mёsuesit, shkrimtari skaliti pёr herё tё parё figurёn madhёshtore tё mёsueses shqiptare. Binomi shkrimtar – mёsues gjeti kёshtu njё pёrfaqёsues tё denjё, ithtar tё ideve pёrparimtare tё kohёs dhe njё frymёzues plot erudicion pedagogjik….(Shih. Sh. Osmani, “Rerflekse pedagogjike”, 1987).

Nё vitin 1952 botoi romanin “ATA NUK ISHIN VETEM”. Romani u pёrkthye menjёherё nё disa gjuhë, frëngjisht, bullgarisht, rusisht, polonisht, kinesshe dhe nё gjuhё tё tjera. Nё vitin 1954 boton romanin e bukur “AFЁRDITA PЁRSЁRI NЁ FSHAT”, ( si vazhdim i romanit “Afërdita”, që si njё hark ure lidhte tё kaluarёn me tё tashmen...) Nё vitin 1958 botoi vёllimin me letёrkёmbime “Tё fala nga fshati” dhe pas kёsaj kohe niset pёr studime letrare e artistike nё Institutin “GORKI” nё Moskё, sё bashku me shkrimtarin Ismail Kadare , qё e mbaroi nё vitin 1960… Studimet ai i ka parё si pjesё e dashurisё pёr profesionin dhe kjo e ka nxitur atё nё botёn e kёrkimit, seleksionimit dhe tё hulumtimit tё gjatё mbi bazёn e njё regjimi tё fortё krijues qё donte vemendje e kujdes…

Me dy romanet e njohura “PSE?!” dhe “AFЁRDITA” Sterjo Spasse arriti kulme artistike... Romani i dytё i autorit, “AFERDITA”, i ndёrtuar mё fuqishёm strukturalisht dhe i shtrirё nё realitetin e kohёs, sёrishmi u mbёshtet nё njё ide qё pёrfaqёsohet personazhi Afërdita. Utopia e këtij romani , qё lartёson veprimin aktiv, ёshtё nё kundёrshtim total me romanin e parё, qё lartёson meditimin dhe pasivizmin.

Sterjo Spasse, me këto dy romane u bё pёrfundimisht romancieri mё i njohur shqiptar në vitet kur ato u botuan. Vepra e tij e re tashme e tutje filloi të thellohet mё shumё nё problemet e shoqerisё e tё realitetit, nё ndёrtimin e karaktereve tё personazheve dhe nё pёrshkrimin e ambienteve….Afёrdita e tij ështё njё heroinё sociale e morale. Ajo thuajse nuk ka jetё personale….Vetёm se nёpёrmjet saj pohohet JETA deri nё nivelin e adhurimit ( ndërsa në romanin “Pse?!...” jeta mohohej nё tё gjitha format)…

Pёr PRESPEN, kёtё “xhevahir bukurish natyrore”, ai la si trashёgimi njё fond tё pasur shkrimesh dhe botimesh duke e motivuar emrin e kёsaj krahine si njё trevё letrare ku frymёzimi poetik kap bukurinё e syrit tё kaltёr. Krahas përshkrimeve, reportazheve dhe tregimeve, në romanin e tij “BUZE LIQENIT” ( 1962) shpreh me tёrё ndjenjat adhuruese tё jetёs njё dashuri të fuqishme shpirtёrore për vendlindjen e tij

Ndërkohë botoi dhe libra pёr tё vegjёlit dhe shkollarёt : “ PASQYRA MAGJIKE “ ( 1967 ) “ SOKOLESHA” (1968), “Të fala nga fshati” etj., ku shpesh evokoi mbresat e shkollёs, pasqyroi ndikimin e saj nё kulturёn e nё formimin e njerёzve, ….

Në antologjinë e tregimit shqiptar ( 1884 – 1939 ),mbledhur e përgatitur nga Frida Zeqo dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” Tiranë më 1986, STERJO SPASSE përfshihet midis 20 individualiteteve krijuese gjatë periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë dhe veçohet publicistika letrare në letërsinë e viteve ’30 në formë të ditarit dhe të letrave…Në shënimin bibliografik të kësaj antologjie theksohet rruga letrare e shkrimtarit të ri Sterjo Spasse me hovin e një tregimtari romantik : - “ Nga fundi i viteve ’20 filloi të botonte tregime edhe shkrimtari i njohur Sterjo Spasse, të cilat më vonë i përmblodhi në vëllimet “ Kurorë rinie” ( 1934) dhe “Nusja pa duvak” ( 1944). Sterjo Spasse iu largua prozës së shkurtër, duke e kërkuar vetveten te romani…

Autorët e rinj të viteve ’30 ishin shkrimtarë të realizmit kritik, prozatorë të talentuar, poetë të revoltuar e publicistë militantë. Në tregimin shqiptar ata sollën energji rinore, figurën poetike, satirën therëse dhe pamfletin e gjuhës së gjallë. Autorë si Sterjo Spasse, Dhimitër Shuteriqi, Nonda Bulka etj. u lidhën me lëvizjen revolucionare dhe milituan për krijimin e tregimit realist e romantik me ngjyra origjinale të shprehjes…” ( fq. 22 – 43 ).

Me romanin e ideve në Shqipëri, Sterjo Spasse vuri kurorë mbi romancat idealiste e realiste të kohës. Ai i dha zë dhe frymë personazhit historik, gërshetoi natyrën e shkurtër tregimtare me vizionin e gjatë të ngjarjeve në roman, zgjeroi stilin e realizmit në fushën social-psikologjike dhe dha një formë të re letrare në deduksionet shpirtërore mbi jetën. Ai u bë një studjues i palodhur, një kërkues dhe koleksionues i papërtuar i arkivës vetjake, një hulumtues serioz i dukurive jetësore në hapësirë, ku syri depërtonte shumë hollë. Nuk priti asnjëherë mbështetje e shtysë, por gjithmonë lartësoi një pasion dhe guxim artistik të admirueshëm në fushën e letrave. Ai nuk mbeti asnjëherë një shkrimtar i formatit të thjeshtë, por lartësoi një ngrehinë të tërë artistike me formën dhe stilin e veçantë “spasjan” që kishte një “magji” të mrekullueshme si të engjëllit…Formoi dhe vuri në veprim një personazh aktiv, me forcë e gjuhë të vetvetes, me rrezatim jete plot dritë dhe i dha kuptim gjithë lëvizjes së tij shpirtërore në arenën e ngjarjeve. Ai realizoi në formë e përmbajtje një roman të koncentruar, mjaftë impresionues, me fuqi shprehëse të gjuhës letrare artistike, me ideale përparimtare dhe frymë qendrese të përjetshme…Gjithmonë ka sjell në letra lëvizje mendore të reja, ka përçuar forma meditimi plot emocione, ka transmetuar idealin fisnik të ndjenjës njerëzore plot forcë dhe energji, si një artist që përkëdhel ndjenjën heroike të jetës në lartësinë e një misionari…

Kohё pas kohe, kur jeta e shkrimtarit u ngjesh sё tepёrmi nga pёrvoja dhe larmia e ambienteve njerёzore, STERJO SPASSE, i bindur nё aftёsitё e veta krijuese, me guximin e njё talenti qё nuk e fshehin letrat, kapёrcen stadin e vёzhguesit dhe prodhoi vёllime e romane tё gjata, midis tё cilave paraqet interes tё veçantё cikli “RILINDASIT” me varg-romanet historike : “ ZGJIMI “, (1974 ), “ PISHTARE” ( 1975 ), “ JA VDEKJE, JA LIRI” (1978), “KRYENGRITESIT” ( 1983 ) dhe “ O SOT, O KURRE”( 1989) . Frymёmarrja e ketyre romaneve i kalon kufijtё e Shqipёrisё dhe ngjarjet shtrihen nё Strugё, Ohёr, Manastir, Janinё, Stamboll, Kosovё etj…Ato ishin vende qё u bёnё vatra të shqiptarizmit. Me këtë cikël, Autori nuk ndërmori “diçka” të veçantë nga njё periudhё e vetme, por njё periudhë të tërë komplekse, atë tё Rilindjes Kombëtare, ku shpalosi artistikisht tërë gamën e ngjarjeve historike, filozofike, ekonomike, fetare, kulturore etj.. Ngjarjet e këtij cikli fillojnë nga çereku i fundit të shekullit XIX e shkojnë deri nё Pavarёsinё Kombëtare mё 1912 të shekullit XX. Ky cikël prej pesë vëllimesh është kulmi i krijimtarisë së tij edhe pse jo i letërsisë shqipe e më tej...

Pёr 20 vjet rresht mban shёnime, bёn studime e kёrkime nёpёr arkiva, biblioteka, bёn udhёtime e vizita nё vende historike brenda dhe jashtё vendit, atje ku shqiptarёt patriot i ka fashitur ndjenja e shtrenjtё e lirisё dhe pavarёsisё sё vendit. I pёrvishet punёs me frymёzim, me ambicje tё fuqishme, me vrull e ёndёrrime tё pandalshme. Ai vendosi tё shkruaj jo “dicka” e njё periudhё tё vetme, por njё “memorie historike” ku vёrshojnё mjaftё ngjarje e lёvizin personazhe me kёngёn e ndritshme tё shekujve pёr liri e pavarёsi. Sterjo Spasse vendosi tё pёrshkruaj ketё epokё ku fryn erё lufte dhe ngulmoi tё paraqes tё plotё para lexuesve romanin historik me idealin kombёtar tё rilindasve. Dhe mjeshtёria e tij artistike nuk mungoi edhe nё ketё sferё tё vёshtirё tё letёrsisё. Ai iu fut thellё ngjarjeve historike qё rrjedhin me “tёrbim” nga njё epokё nё tjetrёn dhe me energji akumuluese krijoi pamjen e hijshme ku shkёlqen “triumfi” dhe dielli i lirisё… Si njё dritare modeste nё kohёn e mjegulltё tё veprimtarisё krijuese nё shumicёn e shkrimtarёve tё realizmit socialist, vjen tek ai “kronika historike” e gdhendur mirё dhe me talentin e njё ustai qё di tё filloj radhёn e punёs pa zhurmё e kundёrshtime. Nisi betonarmeja e njё strukture artistike ku do tё ngrihej monumenti i ardhshёm i veprave letrare qё do t’i rezistonin gjithё doktrinave ideologjike e politike tё kohёs qё anashkalonin historinё e vёrtetё…Cikli i romaneve mё tё bukura nё gjuhёn e letrave shqipe u rendit ngadalё, me formё e pёrmbajtje qё nuk la vend pёr ndёrhyrje inatcore tё redaktorёve dhe kritikёve tё paaftё. E shkruara e tij nё sfondin letrar tё vendit mori drejtimin e ёndёrruar tё shkrimtarit. Periudha e shёnimeve, e koleksioneve, e dokumentave arkivore dhe e meditimeve intelektuale nё njё fushё delikate tё historisё shqiptare, u ngarkua me çaste pune tё shumta dhe me ditё tё shqetёsuara mbi faqet e rrjedhshme tё romanit.. Me gjithё pёrvojёn qё kishte pёr konstruktin e letrave dhe krijimeve publicistike nё plan tё gjerё, nё ketё varg-romanesh tё njёpasnjёshme dhe tё pandёrprera, voluminoze nga sasia e prodhimit dhe specifike nё natyrёn dhe stilin krijues pёr njё epokё tё vёshtirё historike, ai e pa veten tё pёrfshirё nё njё “ortek” tё madh letrar nga ku hapёsira e jetёs ishte edhe mё e vёshtirё, nga ku frymёzimi dhe energjia mendore kёrkonin njё sakrificё jo tё zakonshme. Menjёherё u hodh vrullshёm nё intensitetin e njё pune tё re qё jo si deri tani, do ti sillte njё emёr tjetёr nё letёrsi, njё sadisfaksion shpirtёror qё e kishte ёnderruar kaq e kaq kohё…Mbaron faqet voluminoze tё romanit “Kryengritёsit” prej 600 faqesh dhe e dorёzoi nё Shtёpinё Botuese “Naim Frashёri” ( 1983). Deri tani ishin rreshtuar disa romane tё gjata si “Zgjimi”,“Pishtarё”, “Ja vdekje , Ja liri”. Kurse “ Kryengritёsit”, si vazhdim i të parve, hedh dritё mbi lёvizjen e madhe popullore antiosmane qё shpёrtheu nё tё gjithё Shqipёrinё gjatё viteve 1911 - 1912…

Gjithmonё krijues e kёrkues nё botёn artistike e letrare, ai gjatë kësaj kohe ndёrmori një vizitë pune nё Turqi dhe pёr 14 ditё rresht vizitoi Stambollin. Vrojtoi me kujdes qytetin, relievin, rrugёt, kodrat, studjoi kronikat mbi fushёbetejat e 1912-es, etj.…Dhe mё nё fund romani i ri u realizua. “ O sot, o kurrё” ёshtё romani tjetёr i fuqishёm , qё njёkohёsisht mbylli edhe ciklin e botimeve “Rilindasit”. Faqet e romanit janё plot frymё patriotike dhe ndricojnё nё sfondin e kohёs figurat e ndritura tё kombit shqiptar. Nё roman njё vend qendror ze figura e Ismail Qemalit, e pёrshkruar nga autori me dashuri dhe e dhёnё si njё karakter historik me njё rёndёsi tё veçantё…

Cikli i romaneve “ RILINDASIT ёshtё njё epope, njё memorial i gjallё artistik e historik nё kulturёn shqiptare. Eshtë një vepër e fuqishme artistike me veti estetike, patriotike dhe edukuese për mënyrën e të folurit dhe të shprehurit të njeriut. Një “muzë” e bukur shpirtërore që nuk ka “kufij” të fjalës dhe të ndjenjës, pavarësisht ambjentit dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet. Nga largësia e “moteve të mëdha” për kombin tonë , ai sjell “panoramën patriotike” të veçantë të luftës për liri dhe pavarësi, që kurorëzohet përfundimisht me ngritjen e flamurit kuqezi në Vlorë më 28 Nëntor 1912 nga Plaku i urtë Ismail Bej Qemali, me zemrën zjarr nga deviza monumentale : “ O sot, o kurrë !”. Këtë moment fondamental të ngritjes së flamurit shqiptar në ditën e madhe të pavarësisë në Vlorë, shkrimtari Sterjo Spasse e sjell me dokumenta autentike të Stambollit të largët ku ruhet e plotë “arkiva” e Pavarësisë së Shqipërisë, që nisi me “Kuvendin e Sinjës” në Berat. …Sinja dhe Kanina janë krenaria e pamposhtur e kryepatriotit shqiptar që i kushtoi jetën vetëm flamurit, pavarësisë së kombit në një kohë mjaftë të vështirë e luftarake.

Me përpjestime të ndryshme interesante, cikli i romaneve tregon edhe luftën çlirimtare të popujve të tjerë të Ballkanit. Nuk ka kurëfarë ndrojtje për të dhënë zhvillimin e historisë në vende dhe popuj të ndryshëm , që i bashkon lufta heroike kundër sundimit turk dhe shovinizmit të fqinjve gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare. Me këto përmasa të gjera të letrave shqipe, Sterjo Spasse farkëton pastër në piedestal rrënjët e kombit, luftën e popullit tonë në frontin ballkanik dhe europian ku merrte frymë era e lirisë prej skllavërisë shumëshekullore.

Në romanin historik të Sterjo Spasses , me veti morale e politike të heronjve që dallojnë shqiptarin e zgjuar dhe trim, parakalojnë epoka gjigande të shqiptarizmës : Epoka e Rilindjes, Epoka Legjendare e Luftës Nacinalclirimtare, Epoka e Njeriut të Ri të ndërtimit të vendit. Në këtë aspekt kjo vepër letare mbetet gjithmonë e re, aktuale, joshëse dhe edukative për brezat e rinj…

Ai është një monument artistik i edukatës, arsimimit dhe qytetërimit !...

*

* *

Vdiq nё mbrёmjen e 12 Shtatorit 1989, nё qetesinё e patrazuar tё shpirtit duke lёnё tё pikelluar familjen, shokёt, miqtё dhe tё gjithё ata qё e kishin njohur dhe kishin lexuar veprёn e kёtij shkrimtari veteran tё letёrsisё shqiptare…Nё shtёpinё e bukur krijuese Nr.12 nё rrugёn “Him Kolli” Tirane, jo shumё larg godinёs sё Lidhjes sё Shkrimtarёve tё Shqipёrisё, mori fund kjo jetё fisnike e njeriut tё madh plot me vepra e kujtime, e pazakontё nё “detin” e madh njerёzor, e cila pati zanafillёn nё fshatin Gllomboc, buzё liqenit tё Prespёs.

Shkrimtari flokёgjat iku pёrgjithmonё nga jeta intensive duke lёnё “gjurmё” tё pafundme jete e ngjarje nё qiellin gri tё kohёs. Nёn kёtё qiell njerёzor JETA e tij nuk u qetёsua asnjёherё.RRUGA e “ngatёruar” e zbulimit shpirtёror tё kёtij njeriu ёshtё ndёr mё e çuditshmja dhe mё e ndёrlikuara ndёr tё gjitha. Si shkrimtar STERJO SPASSE mbeti njё aktor i madh i skenave tё jetёs njerёzore nё roman. Tё gjithё personazheve tё veprёs sё tij iu dha njё shkёlqim qё rrallё e pёrfiton emocioni i krijimtarisё. Pёr mё tepёr, ai meriton edhe emrin e njё avokati mbi historinё shqiptare nё tёrёsi dhe atё ballkanike nё veçanti….

Tashmё puna e madhe krijuese ka mbaruar bashkё me veprёn e tij tё fundit “O SOT, O KURRE”dhe fama letrare kaperceu mbi gjysëm shekulli veprimtari tё pandёrprerё….Krijimtaria shumёvёllimshe e shkrimtarit tё lodhur, ze njё vend tё nderuar nё historinё e letersise shqipe. Ai ështё i pari shkrimtar shqiptar klasik me veprat e plota ( duke pёrfshirё edhe “PSE?!”).

Lajmi pёr vdekjen e shkrimtarit u prit me pikellim tё thellё nё SHQIPERI, KOSOVE, MAQEDONI dhe nё viset e tjera shqiptare dhe nё diasporё. Nderimet e fundit iu bёnё nё sallёn e Lidhjes sё Shkrimtareve dhe tё Artistёve tё Shqiperisё nё TIRANE. Arkivoli i tij u varros nё varrezat e Sharrёs mё 14 Shtator 1989 ku do tё prehej pёrgjithmonё. Fjalimin e pёrmortshёm e mbajti shkrimtari NASI LERA, sekretari i LSHA-sё. Sikur oshёtiu nga thellёsia e tokёs, nga kodrat rreth e rrotull zёri i ngadaltё , plot pikёllim , krenari dhe i fortё i tij :

“ Na mblodhi kёtu vdekja e shkrimtarit tonё tё shquar , STERJO SPASSE , njё prej themeluesve tё letёrsisё sonё dhe tё romanit tonё. Por ai kishte mё shumё se njё gjysёm shekulli, qё na kishte pranё, qё na mblidhte bashkё me veprat e tij, qё bisedonte me ne, qё jetonte me ne….Do tё kalojnё vitet dhe Sterjo Spasse do tё jetё pranё nesh, ashtu si e kujtojmё tё gjithё, tё dashur me buzёqeshjen e jetёs, qё nuk i ndahej kurrё nga fytyra e tij fisnike”.

Dalёngadalё po zhdukeshin edhe rrezet e fundit tё diellit. Fund dite qё shume njerёz i jepnin lamtumirёn e fundit e tё pёrjetshme njё NJERIU tё madh. Fund jete e njё njeriu tё talentuar. Do tё dёshiroja tё kisha cilёsinё e njё bibliografi qё tё mund tё paraqitja me dinjitet mendimtarin e begatё tё letrave shqipe, njeriun krijues STERJO SPASSE, pёr tё cilin Konstadin Papaj do tё shkruante me aq respekt e dashuri : - “ Ishte burrё i pashёm, me sy tё thellё, hundёn si qiri , si ajo e shenjtёve bizantinё dhe ato flokёt e gjata tё shpёrndara anash, tamam si njё filozof i kohrave tё Rilindjes Kombetare ”.

Jeta e shkrimtarit Sterjo Spasse u udhёhoq nga misioni qё t’i shёrbente letёrsisё dhe kulturёs shqiptare. Romanet e tij janё pjesё e pandarё e historisё sonё, e luftrave, pёrpjekjeve dhe aspiratave tё popullit, janё dёshmi letrare tё shpirtit tё etur pёr liri, kulturё dhe njё jetё tё bukur tё njerёzve tё thjeshtё, janё njё homazh qё shkrimtari ua pёrcillte me respekt gjithё atyre qё sakrifikuan pёr ketё tokё. Te Sterjo Spassja njeriu dhe shkrimtari pёrbёjnё njё simbol tё vetёm. Nuk ёshtё vetёm krijimtaria letrare e Sterjo Spasses njё shkollё pёr ata qё i janё pёrkushtuar dhe do ti pёrkushtohen letёrsisё shqiptare, por ёshtё edhe JETA e tij , njё shkollё po aq e madhe...

SHTЁPIA DHE TRUNGU FAMILJAR NЁ FSHAT

Shtëpia ku ka lindur shkrimtari Sterjo Spasse nё fshatin Gllomboç të qarkut të Korçës, ka qenë dykatëshe me një çardhak të madh përpara. Ajo është ngritur rrёzё malit tё “Stara Nivёs” nё kodrёn “ Nad Popollos” që nё vitin 1905.… nga larg dukej si njё konak i madh me atё çati tё mbuluar me tjegulla e me atё çardhak të madh e tё gjatё pёrpara, të mbёshtetur në tetё shtylla tё trasha prej borige tё sjella pёrtej liqenit nga pyjet e Manastirit tё Shёn Marenёs, qё ёshtё nё krah tё fshatit Bezmisht.

Familja e Sterjo Spasses nё fshat quhej NICOFSKI. Tё gjithё ishin nga barku i gjyshit NICO PAVLE dhe bёheshin 40 vetё nё vitin 1932. I pari ishte NICO dhe KЁRSTA, vajzё nga Bezmishti qё ka vdekur nё vitin 1924. Stёrgjyshi quhej PAVLE ( i ati i Nicos), kurse i ati i Pavles quhej KRISTO, njё mbiemёr qё e mbajnё sot kushёrinjtё e tij nё fshat.

Nga barku i familjes NICO u krijuan 5 familje tё reja dhe Nico Pavle vdiq mbi 90 vjet nё Goricё tё Vogёl nё vitin 1941. Nga barku i familjes LLAZO u krijuan 4 familje tё reja me pёrfaqёsues SPASE, SOTIR, MITRE, TANE dhe nga trungu i familjes sё SPASES ( i ati i Sterjos) u krijuan 6 familje tё reja ku brezi mashkullor i familjes ishte STERJO, JOSHE, STOJANI dhe DONE dhe brezi femёror pёrbёhej nga TRENDA dhe LENA.


SHTЁPIA ME CARDHAK PËRPARA ...

Nё rrёzё tё malit tё “Stara Nivёs”

Nёn kodrёn e fshatit “ Nad Popollos”

Njё “cardhak” i gjatё pёrpara

Mbёshtetur nё tetё shtylla prej borige

Sipёr fshatit dhe pёrball ë liqenit

Dukej si saraje !....

Sterjo Spasse ёshtё larguar nga fshati qё nё moshёn 10 vjecare dhe s’ёshtё kthyer mё pёr tё jetuar atje. Fshatin e morri nё fantazinё e vetё si njё “magji” qё e ndez nё shpirtё dhe nё zemёr. U lidh me forcё e dashuri me tё gjithё njerёzit e familjes dhe tё afёrmit, duke treguar njё shembull se si tё duash e tё respektosh njerёzit e tu tё gjakut.

Shtёpia nё Tiranё ka qёnё me oborr pёrpara, me lule tё bukura dhe portokalle. U vendos nё ketё shtёpi tё bukur nё Rrugёn “ Him Kolli”, jo shumё larg godinёs sё Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Shqipёrisё nё vitin 1954, kohё qё u lidh me njё miqёsi tё gjatё me Mitrush Kutelin, tё cilit ia besoi edhe ketё zgjedhje tё shtёpisё nё Tiranё.

Biblioteka e librave tё shumta e bёri njeri enciklopedik dhe njё pishtar diturie nё jetё tё jetёve... Dy shtёpitё e jetёs, me peizazhe tё bukura qё e lidhin shpirtin e Sterjo Spasses nё njё kurorё ndjenjё mjaftё impresionuese, kanё qёnё gjithmonё edhe peizazhe tё fjalёs krijuese, “streha” miqёsore dhe shoqerore pёr shumё njohje e adhurime njerёzore...Aq e dashur dhe e madhe ka qёnё shtёpiza ku banonte e jetonte Sterjo Spasse nё Tiranё, sa ajo nxinte tё gjithё njerёzit qё vinin aty pёr halle e gёzime. Pёr ketё fakt Mitrush Kuteli e ka quajtur “Hoteli Sterjo Spasse”, gjё e vecantё pёr shpirtin e shkrimtarit me emёr tё madh. Por edhe nё fshat, Sterjo drejtoheshe me njё makinё tё tёre me njerёz, qё i gostiste me mezen dhe pijen karakteristike tё liqenit, dhe i frymёzonte me natyrёn e bukur.

Prespa, e rrethuar me male e motivonte Sterjo Spassen pёr tё qёnё gjithnjё i lidhur me ambjentin e fshatit dhe me natyrёn aq piktoreske buzё liqenit...


Bukuria intime...

Nё PRESPE , bashkё me natyrёn e mrekullueshme e mahnitёse, STERJO SPASSE mori edhe bukurinё intime tё zemrёs, njohu gruan e tij, çupkёn mё tё bukur tё fshatit tё tij NIKOLINEN, e cila pёr gjithё kohёn sa jetuan do tё ishte njё bashkёshorte e denjё, qё jo vetёm i fali fёmijё, por me heshtjen dhe devotshmёrinё e thjeshtё fshatare, ajo u bё njё miratim tek ky vullnet njeriu-shkrimtar, qё nuk u lodh kurrё sё shkruari e botuari e pёr kёtё cilёsi shkrimtari e quajti gruan e vetё heroinё, heroinё e vertetё e familjes !... Gjithë jeta e tyre ishte një dashuri e madhe dhe e vërtetë.

“ Nikolina ëndrra të bukura thurrte

Për Sterjon e bukur

Për Sterjon e mësuar

Në çardak me sy drejtuar në xhade

Thurrte çorape ngjyra – ngjyra

Dhe një tufë xhunxhule e borzilok…”

Sterjua përkëdhelte Nikolinën

Si fatin e vetëm në jetë…

Për madhështinë e ndjenjës bashkëshortore

I dha çmimin e familjes : “Heroinë fisnike !”…”



Kujtimi i “letrёs sё Netёs”


Lufta me shpirtin eksplorohet pёrmes sekreteve, vuajtjeve, halleve e dashurive, pёrmes tronditjeve tё para shpirtёrore, siç do tё ishte aq e bukur dashuria e mёsueses R. B Kjo gjurmё pёrmallimi, si njё ёndёrr e gjallё me letrat e shkruara “dashuria ёshtё iluzion”, njё iluzion i vijueshёm, shprehet e lavdёruar dhe hyjnore nё tregimin “NETA” ku autori romantik do tё bluante me vete thirrjen mё tё zjarrtё tё “letrёs me kujtime tё NETES shpirtёmadhe” :

“ Kisha nevojё pёr ngushёllim e kёtё ngushёllim po e gjej duke shkruar kёtё letёr ku shfryj dufin e zemrёs sime. Thash se martesa jote mё zhduku shpresёn e fundit, por nuk mё shuajti asnjё shkёndijё tё dashurisё. Ajo mё vlon keq pёrbrenda. Martesa jote me njё tjetёr nuk qёnka aspak gardh pёr dashurinё time, por….fjalёt e dorёshkrimit tёnd “dashuria ёshtё iluzion”, pёrsёri mё trondisin shumё. Nuk e gjej dot pse tё jetё iluzion dashuria ime kundrejt teje, kurse gjёja mё e vogёl e jotja mё prek ?....

Ti tёrhiqesh nga arsyeja, kurse unё nga dashuria; ti ke brumё, kurse brumi im i tёrё ёshtё ndjenja, prandaj ndoshta ke tё drejtё. Por…jo, jo pёr dashurinё time. Unё tё dua ty, megjithёse e di se ti nuk mё do.

S’kam fuqi tё shkruaj : çurk mё shkojnё lotёt, e dora mё dridhet, kurse zemra mё rreh fort. Nuk dua tё mё duash, mbasi dashuria per ty ёshtё vetёm iluzion, por dua vetёm tё mё kujtosh, tё mё kesh ndёrmend, vetёm kёtё “therror” kёrkoj prej teje…Edhe kur vitet tё tё kёrusin kurrizin dhe hallet tё tё zbardhin flokёt, te jesh i sigurtё se dashuria ime nuk do tё jetё shuar, mbasi une tё dua jo pёr gjё tjetёr, por pse dua tё tё dua !..”

Ky “oaz jete” dhe kjo “bukuri romantike” e dashurisё vazhdojnё ёmbёlsisht nё kёtё kёnd tё vogёl tё liqenit, dhe PRESPA mbetet pёrherё njё “minierё e pashtershme” shpirterore nё zemrat e dashuruara njerëzore.












97 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page