top of page

Nje flok mbi jastekun e bardhe...


Fatmir Musai

Ajo kishte ikur me nate, Sikur te mos kishte qene kurre: ... Nje mengjes me zhubra ne shtrat, Dy jasteke te bardhe dhe nje burre!

Pas la eremimin e trupit, Si nje kod te fshehte gjenetik Dhe nje fije te pafajshme te flokut, Qe prehej si kurban mbi jastek! Thua te ishte ky fundi, Qe erdhi i paqte llahtarisht, Apo, humbetires nga humbi, Kometa la flokun si bisht?! ... Nje flok mbi jastekun e bardhe, Vendngjarje ku ndodhi nje krim?! ... O njerez, zoti ju falte: Eshte Çasti qe behet Amshim!

128 views0 comments

Comentarii


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page