Njazi Xhelo: Çamërisë ç'i panë site
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 hours ago
- 1 min read

Çamërisë ç'i panë site
Fund qershori '44
S'la familje më nëvatër
Ja behu zerva egërsuar
I mori femine nenes nga duar.
Ish dite e zeze ne Paramithi
U vrane pleq edhe femi,
Edhe moti seç u nxi
Nga gjaku i rrjedhur,Çamëri!
Nuk u mjaftua me kaq i pabesi
Flaken vuri ku shkeli
"Çam i gjalle asnje mos mbesi "
Uleriu greku si i mbire nga dheri.
Nuk mjaftoi me kaq theroria
U vrane e prene me mijera
Masakra nuk rreshti as ne marsin e '45 -ses
Ne 3000 e çoi numrin e marrjes jetes.
Nuku mund te harrojme
E as te falim
Gjakun e eterve,te shtrenjteve tone,
Nga atje ku jane,kerkojne kujtim.
Do te vije dita e shumpritur
Te kthehemi nga kemi ikur
Te nderojme te dashurit tane,
Jeten e dhane, per t'mos lene vatane.
Comments