top of page

Njazi Xhelo: Festojmë Shqiptarisht

ree

 

 

1   I

Jam prej Skampe,prej Shkumbini

Prej Vjose edhe Drini,

Flasim nje gjuhë te bukur shumë,

Ashtu si ti edhe unë.

2   II

Të festojmë bashkë ai,ti dhe unë !

Gazi e hareja t'rrjedhin lumë !

Pres me gaz edhe me shpresë,

Jashtë k'saj Feste askush mos t'mbesë!

3   III

Jam Kosovë e jam malësor,

Rritur në male me borë,

Kosovar në Dardani,

Bir i ënëys Shqipëri,

4   IV

Unë jam nga Çamëria,

Nga Filati,Param'thia

Zot,më ndihmo

Të shoh,Trojet e mia !

5. V

Nga Saranda unë jam

Emrin çam e kam

Nga Konispoli e Butrinti

Ku dragonj nëna rriti !

6  VI

Unë jam nga Labëria,

Mbi këto viset e mia,

Këndon Shqipja trimëria,

Atje ku shtrihet Iliria !

7  VII

Uë jam nga Skrapari

Jam vetë unë shqiptari

Nga ku shoh viset e mia

Nga Kosova,Çamëria!

8  VIII

Jam nga Plava nga Gucia,

Nga Ulqini,Podgorica.

Rroj me gaz e rroj me shpresë,

Për shqiponjat di të vdes'

9  IX

Unë jam nga Presheva,

Nga Tërnoci,Malisheva,

Nga Pazari e Lugina.

Shqipëtar jam,thirra!

10.  X

Jam trimosh nga malësia,

Përmbi shkëmb ku shkrep liria,

Me shqiponjën fort në duar,

Përmbi male fluturuar.

11 XI

Unë vij nga Mirdita lule,

Me muzikë e me cyrle.

Vij o,nga Rresheni,

Nga Oroshi e Prizreni.

12  XII

Vij nga Kruja e heroit,

E të madhit,Kastriotit.

Nga Rubiku e gjatë Milotit,

Ku u derdh gjaku e pika e lotit!

13   XIII

Jam prej Skampe prej Shkumbini,

Zog i shqipes më i miri,

Që kam dritë e dituri,

Që prej votrës Iliri.

14.  XIV

Jam nga Lezha,

Jam nga Durrësi.

Atje ku piqet rrushi.

Afër detit,që plazhet mbushi.

15.  XV

Jam edhe nga Gramshi.

Nga Cerriku e nga Librazhdi,

Nga Përmeti Leskoviku.

Ku piqet dardha e fiku.

16   XVI

Jam nga Gjirokastra e gurtë.

Ku burrat janë trima e të urtë.

Nga Libohova e Sopiku,

Ku pritet mirë edhe miku !

17   XVII

Jam nga Shkodra,

Jam nga Vlora,

Isa e Smaili

Ja bënë fora

Shpëtuan  Trojet Tona !

18   XVIII

Jam nga Korça nga Devolli,

Këtu shqipja bukur foli,

Më mësoi diturinë,

Dritë ta shihja Shqipërinë.

19   XIX

Jam nga fusha më e madhe,

Myzeqeja plot hambare,

Që ushqeu shqipen time,

Herë me bukë, herë me thërrime,

20   XX

Jam nga Dibra nga Kërçova

Gostivari dhe Tetova,

Zog i shqipes larg në lindje,

Dhe në zemër kam një dhimbje,

 21    XXI

E s'harrohet Manastiri

Ku lindi alfabeti,më i miri.

Me shpërngulje e pa njeri

Sot asnjë shqiptar,për habi !

22.  XXII

Jam nga Napoli,Calabria.

Nga Toskana,Sicilia.

Ku jetoj e dua të vdes,

Unë mot,moti arbëresh !

23.  XXIII

Jam nga Hidra,nga Morea,

Nga Janina e Kosturi,

Thesalia,Maqedonia.

Ku jane rrënjët e mia !

24.  XXIV

Unë jam nga Stambolli,Edirnea,

Izmiri e Anadolli.

Atje ku shqipua,shqipen foli,

Jo,s'harrohet KOSTANDINOPOLI!

25.   XXV

Jam shqipëtar e jam Ilir,

Me një gjuh' shum' të d'lir,

Jam një popull mbi 20 milionë ,

Që shqiponjën kam për fron !

ree

1 Comment


Njazi XHELO
Oct 21

Faleminderit" fjala e lirë" për postimin e poezisë time! Faleminderit miku im i vjetër doktor Fatmir Terziu!

E di që dikush mund te pyesë" pse nuk figuron qyteti apo krahina ime"

Më besoni nuk kam lënë mospërmendje me qëllim.

Lexim të këndshëm!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page