
(I BUKUR)
Kërkoj brenda vetes Atdheun! Si herën e parë kur më tha im atë Është gjëja më e madhe në botë E unë zura t'i them: sa i madh që je...
Shpesh e kërkoj jashtë meje, por Sërish kthehem te momenti i parë Unë, vocrrake ngre sytë e shoh dritën Në sytë e babit, tek flet për heronjtë;
Dhe i them njësoj edhe sot: Atdheu im je i bukur, I bukur, I bukur!