Nikolin Sh. Lëmezhi: Ndëshkohet mëkati dhe jo mëkatari…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 hours ago
- 1 min read

Ndëshkohet mëkati dhe jo mëkatari…
Kur plumbat kërcasin
e të pafajshmit vdesin.
Gurët diçka flasin,
ndërsa njerëzit heshtin…
Lirohen nga burgu
e prapë këtu vrasin.
Dikur vriste turku,
tash vëllavrasjen ngasin.
S’është kush aq fajtor
sa jeta t’i merret dot,
se brenda bart shpresë
si zjarri që s’digjet kot.
Prano të Vërtetën
si burrë ki guximin:
Fajtorit falja jetën,
por ndreqi gabimin!
Krishti qe fati
na mësoi i pari:
“Ndëshkohet mëkati
dhe kurrë mëkatari”.









Comments