Ngjyra kopshtesh...


Ngjyra kopshtesh dashurie. Nga Mentor Serjani Ç'më kullot majën e barit, Shelege bejka milore, Syri yt si drit'e farit*1, Ç'më kullot majën e barit. E llastuar e kopshtarit, Merre bandillin për dore, Ç'më kullot majën e barit, Shelege bejka milore. Erëz e këndshme në hundë, Qesh me buz,e qesh me sy, Embël shijet do përkundë, Erëz e këndshme në hundë, Me joshje gjiret do tundë, Gjiret,plot me ngrohtësi, Erëz e këndshme në hundë, Qesh me buz'e qesh me sy. Rrathët plot bezelikë, Derdhur qiellit të gushës, Janë rrathë simpatikë. Rrathët plot me bezelikë. Të keqen,o moj nazike, O zambak i bardh',i fushës, Rrathët plot me bezelikë, Derdhur qiellit të gushës. Ata sy aq të qëndisur, Ngjyra kopshtesh dashurie, Sa bukur t'i ka stolisur, Ata sy aq të qëndisur. Posi ënxë e sitisur, Burim drite,lumturie, Ata sy aq të qëndisur, ngjyra kopshtesh dashurie. *1Fari(Fener ndriçues) është një udhërrëfyes dhe si