Speciale:
Ngecja e madhe ose enigma e pas-donacioneve

Një nga biznesmenët e mirënjohur e të suksesshëm shqiptarë në Mbretëri të Bashkuar, Gazmend Cufaj, që është dhe drejtuesi i një kompanive të vlerësuar në tregun britanik, “Big Boss Services UK Ltd”, pasi ka vizituar nga afër pasojat e Tërmetit në Durrës, shprehet në faqen e tij të Facebook: “Kemi tre muaj nga koha kur tërmeti ra në Durrës dhe Bashkia e Qeveria shqiptare nuk duken fare në terren për të pastruar mbeturinat që kanë zënë rrugët e kalimtarëve”. Me disa fotografi nga pasojat, të cilat i ka shkrepur vetë, z Cufaj thotë se “shikojeni në cilën pamje është qyteti i turizmit, Durrësi??!!”
Më tej ai shton “Po mendoj që të marë një lopatë vetë dhe të pastrojë këto mbeturina, me që nuk ka as pushtet lokal dhe as shtet qeveritar, por disa miq më këshilluan që të mos ta bëjë këtë punë pa marrë leje, se pastaj të fusin brenda për punë që bënë pa leje zyrtare”.??? Me fjalinë “nuk kam fjalë për këto që pashë me sytë e mi” ai shton dhe “Zoti e ndihmoftë këtë popull!”
Rreth tërmetit
Sikurse dihet tashmë, Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në 03:54 CET (UTC +1) më 26 nëntor 2019. Dridhja u ndje në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe në vende aq larg sa Taranto dhe Beogradi, rreth 370 kilometra në verilindje të epiqendrës. Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet. Shqipëria shtrihet përtej kufirit konvergjent midis Pllakës Euroaziane dhe Adriatikut, pjesë e zonës komplekse të përplasjes me Pllakën Afrikane. Struktura e pjesës perëndimore të Shqipërisë mbizotërohet nga tektonika aktive e shtyrjes. Rajoni është sizmikisht aktiv, me disa tërmete M≥6 në njëqind vitet e fundit. Në vitin 1979, ngjarja më e madhe goditi 70 km më tej në veri, në Mal të Zi, duke vrarë 136 njerëz (101 në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri).
Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit. Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti. Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën. Tërmeti u ndoq nga pasgoditje të cilat drodhën strukturat e dëmtuara gjatë tërmetit dhe shkaktoi frikë midis qytetarëve. Rrjedhimisht një numër shtëpish nuk ishin më të banueshme. Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2,000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona. Trupat shqiptare që punonin me mjete të kufizuara shpëtuan njerëz nga rrënojat të mbështetur nga 250 trupa nga SHBA dhe vende të ndryshme europiane....
vazhdimi "Albanian Post" numri i radhës...
Comentarios