top of page

NGA JAM ?!

Apr 29, 2021
1 min read

Updated: Apr 29



Në më pyet se nga jam Të përgjigjem, jo nuk di! Rrënjët shtrihen tutje, thellë Ku rënkojnë gurë, ulli


Baltë më hodhën, ligësi Plot urrejte, moj Çamëri U përpoqën dhe përpiqen Çdo e drejt' të më hiqet.


Por jam dhe Dardane Kur flamurin shoh në flak' Jam banore Ilirjane Kur rinia lahet me gjak.


Deputetin në kuvend serbie Dëgjoj, pa iu dridhur syri Flet e të drejta mbron "Shqipja s' vdes, Shqipja rron"


Pa le në Mal të Zi Deputeti, një djalë i ri Ngjan me një Shqiponjë "Ishim, jemi në tokën tonë"


Eh, nga isha e nga jam Nuk di ta them me siguri Ku flitet shqip, rrojnë me djersë Në atë sofër më bëni pjesë.

Prill 2021

1 Comment


fahri dahri
fahri dahri
Apr 30, 2021

Mirë e shpreh dhe të gjithë duhet t'ju kuptojnë qartë. Ju thoni se nuk e di nga je, që e thënë shqip, me dashuri e dhimshuri ju arrini me vargje artistike të tregoni se të gjitha trevat e Shqipërisë, për këdo që flet gjuhën e nënës (që ka të parën gjuhën shqipe) janë vendlindjet e tyre. Pra, ju dhe ne, të gjithë shqiptarët etnikë e dimë nga jemi.

Dardani, Arbëri dhe Epir, ju zonja Idlije

si atdhetare që jeni, me poezinë që lexohet, tregoni për të gjithë se pyetjes nga jemi? I përgjigjeni po vetë shumë qartë që ne jemi SHQIPTARË, që kemi trashëgimi të lashtë autoktone, lindur e rritur në këto treva, që Perëndia i ka veçuar duke i…


Like

Shkrimet e fundit

bottom of page