top of page

NGA ASKUSH MOS PRIT


ree

NGA ASKUSH MOS PRIT

Erdhe në jetë,

me dashuri

a rastësisht,

barrë për nënën

ndoshta

e tejngopur me fëmijë, shumëfish.

Por çuditërisht

s'e ndjeve

se katërcipërisht

me dashuri u mbulove.

Mendove

dhe ëndërrove

që në udhën e jetës

të tilla erëra

do të përjetoje.

Por jeta

ka planimetritë e veta:

të ngushton

të ndrydh

të prapson

të stopon

të ndalon.

Në s'luftove,

në s'kërkove

keqtrajtimit, ofendimit

shtypjes, poshtrimit

t'i bëhesh prit,

nga të tjerët

ndihmë mos prit!

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page