
Kurs për zvarritje
Nga Fatmir Terziu
Në fillim si paraqitje
symatësi nga dera e pasme e ardhjes
në një ndërtesë dyemnake,
rreth Adaptorit të tij,
një mjeshtër i sprovuar i zvarritjeve alpine,
shkelnin syrin e padukshëm të derës së madhe,
ku hyrjet nuk ishin më halle,
zell,
pare,
garë fitimtare,
duke përdorur një stol të mbajtur nga pesha e tij,
i porsalistuari e tërhoqi dhe Ai Ra.
I pari nga lista hapi syrin dhe nisi të qesh
por mjeshtri filloi të qajë.
Listarët u turrën duke i thënë se kjo ishte arrritje
në këtë kurs listash për zvarritje.
Madje brohoritën se ishte thyer magjia:
na ishte dhe ende na është kjo … historia.
Tiranë, Gusht – Shtator 2020
Nexhmedin Zajmi
Nga Fatmir Terziu
Nëna me sytë dritë dhe duart brumë
ngrihet një majë më shumë
se një mal
ku hija e tij e gjatë
shtryll mall në një govatë
e bojrat trazojnë fytyrën
me përkëdheljen hyjnore të penelit,
sepse portreti është
thjesht një mol në këtë kujtim
ku e lan dhe e pastron mallin.
Nëna si nënë e pafjalë lutet në Galeri
të përmallet me Nexhmedin Zajmin.
Tiranë, Gusht – Shtator 2020