top of page

Nexhi Hasani: Ikje nga “HIJET” e ftohta ...


Ikje nga “HIJET” e ftohta ...

1.

I dëgjoja të qarat e një foshnje,

nën zbehtësinë e rrufesë së shkrumbuar,

E pashmangshme për të mos e parë.

Ndjej të prekë ajo rrënjët e gjata,

Lëshohem memorialit “Pavdekësi”,…

2.

Fluturova udhëve të thyera,

rimora forcën,

besimin lartova, dhe ika....

Mora me vete jetimët e mjerë,

Trishtimin, zemrat e ftohta të tyre,

të pangrohura kurrë nga dashuria.

Duart e vogla, boshe,

i murosa në membranë të syrit tim,

krijova

imazhin e botës “Akull”.

 

U tregova “hijeve” rrugës,

teksa rrugëtoja krijesat e vogla

që mbaja në duar,

lotin që pikonte pikëlza të arta.

U “tregova”… ,

shtangën dhe ikën,

ne boten e marrosur,

Kokeulur larg,

pa trupe e pa shpirt,

përzier në gënjeshtra pabesie.

3.

O shpirt me i zi se vdekja,

shembelltyre djalli.

varr  i kobshem skllavi.

Humbet e tretet, femijeria ime.

Zhveshur, lene trotuareve,

strukur folese se zogjve,

"foshnjezuar ne mit.

Zgjim mengjezeve mjerane,

pa diell, pa drit,

vec toke e akullt.

Ndarje pa bese, jet a vdekjes.

Ik, c'pret.

Pra, fluturo vetja ime.

Fluturo me brishtesine e bukurise tende,

harro misteret e neteve te erreta.

merr me vete, vec kujtimet.

4.

Ah moj Toka ime!

E lodhur, deshtake,

nga njeriu me qiell te trazuar.

Me "klime" te ashper

e thare ne cep te syrit.

Pa leng, pa ndjenj.

Ste pash te qaje ne ikjen time...

Ste pash, as atehere kur jetimet i "mbeshtolla" ne gjoks.

Ste pashe,

 lote, s'derdhe,

        se skishe...

Të ishin shterrur, te ishin thare.

Kurre, ste pash.

Kokeulur, e te trembura.

Ikën hijet.!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page