top of page

Nexhi Baushi: POEZI E MENGJESIT



Dialogu,

monologu,

prologu,

preludi i asaj pjese

ku zemra e ka të fshehur diku,

në skutat më të thella.


Dhe vjen një moment,

kur sythi shpërthen hareshëm,

e dy bisqe bashkohen, për t’i dhënë

Jetës, jetë.


Zemrës, zemër.

Shpirtit, shpirt.

Dashurisë, dashuri.

lumturia, mjafton edhe për pak kohë,

por të kesh me kë ta ndash

Ja ky është skaji më i dëshëruar i sublimes

Ku cdokush do ta dëshironte.

Edhe Unë.

11 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page