Nexhbedin Basha: NËN DEGËN E KAJSISË...
- Jul 5, 2025
- 1 min read

Epilog poetik nostalgjik
NËN DEGËN E KAJSISË...
Në degën e kajsisë u rrita,
Pak goditur me pëllëmbë,
Mes britmave të nënës e thirrjeve të vëllait u kalita,
Aty mësova se më i ëmbël se fruti, është dashuria e nën's.
Kajsitë e asaj vere s’i harroj,
As oborrin me baltë e muret me gurë,
As shpullen e butë të Totës sime,
Që më mbulonte me puthje pas këngës me ninullë.
Sot, kur kujtoj atë kajsi e ëndërroj,
Më kumbon zëri i saj me shpirt flori:
“Zbrit, bir… se jeta ka dhe degë të thyera.”
Këtë duhet ta di...
Nexhbedin Basha
5 korrik 2025
Shënim: Epilog i librit në proces "Ti ishe nisur për atë udhë”
-Rrëfim publicistik memorial-








Comments