Neki Lulaj: LETRA E EMANUEL GIRORDANO-SDërguar FAN S.NOLIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 10 hours ago
- 3 min read

Neki Lulaj
LETRA E EMANUEL GIRORDANO-S
Dërguar FAN S.NOLIT
Shkas i publikimittë këtij Telegrami tejët përmbajtjesor është një para hyrje e shkurtër rreth vizitës time në qendrat e banuara me arbresh si në Lungro Otoseta,Acquaformasa Kozencë -Maq të Kalabrisë.
Në fillim të muajt mars të motit 2025 në një bisedë me mikun tim zt.Gjergj Prenkoçaj veprimtar i pa lodhur dhe atdhetar i devotshëm me banim në Lugano të Zvicrës. Të dy u dakorduam me një ide brilante dhe morëm një vendim të përbashkët qe ti vizitojmë disa qendra ku jetojnë arbëreshët e Kalabrisë gjakun e shprishur të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut mbi pesë shekuj.
Ndalesa jonë e parë ishte në Lungronë vendin ku u mbajt:
Kongresi i dytë gjuhësor shqiptar
Në Lungro pata kënaqësinë qe ta vizitojë shtëpinë ku është zhvilloi punimet Kongresi i dytë gjuhësor shqiptar . I cili është mbajtur nga data 20 dhe 21 fror të vitit 1897 nën kryesin e profesorit shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur Jeronim De Rada .
Të jesh mysafir në mesin e arbreshve të Lungros sa është përgjegjësi aq më shumë
është privilegje" Këtu shqiptaria ka lëshuar rrënje është ulur këmbë kryq dhe ruhet me fanatizmin më të madh". N. Lulaj
Në takimin tonë të parë vërejtëm se këtu arbëreshët kishin një mall të madh qe u kisht munguar ndër vite për shqiptarët përtej detit.
Ketu mësuam se arbëreshët me dashurinë më te madhe ruajnë kujtimet e qëndresës historike dhe ruanin duke përcjellë brez pas brezi heroizmin e kryetrimit legjendar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, çka dëshmohej se çdo qendër qe vizituam ishte shtatorja e Gjergj Kastriotit . Me këtë mësuam se ata me fanatizmin me të madh ruajnë fenë, traditën gjuhën doket dhe zakonet e trashëgimisë shpirtërore ruajnë identitetin e lashtë arbëror.
Ky komunitet i ardhur gjatë vitit 1468 pra në gjysmën e dytë të shek. XV ku u shpërngulën me dajak e dhunë mbi 500. mijë shqiptar nga Shqipëria ,Morea, Çamëria, dhe vendet pjesët tjera të banuara me shqiptar qe pushtuesi i pa mëshirshëm gjakatar e kriminal turk zhvillonte terror dhe gjenocide, pas vdekjes Gjergj Kastriotit princi dhe udhëheqësi i tyre shpirtëror.
Letra e Emmanuel Giordano-s
E Ndershmja Shkëlqesi Imzot Fan S. Noli Boston
Unë qe Ju shkruaj jam papas Manuil Giorando,arbëresh i Kalabrisë famultar i fshatit i Eparkisë arbëreshe të Lungro-s.
Më parë i uroj Shkëlqesisë s'ate se ndershme paqë ditë të gjata ,për të mirën e popullit Shqiptar (të Atdheut të shprishtë në botë);pastaj i lajmëronj se kam mbaruar Fjalorin e parë Arbëresh. Këtë punë e kam filluar ka shtatë vjet e tashti dua t'e botonj. Besoj se Shkëlqesija Jote e ka lajmin mbi "Shejzat" (e përkohshmja që botohët në Romë, vjeti V, n. 9-10 shtatuer-tetuer 1961, faqe 348.
Besonj edhe se ka lexuar mbi Shenjzat ( vjet IV korrik-gusht 1960 n. 7-8 ) gërmën "Z" të fjalorit t'im. Por tashti mjetet e botimit ( të hollat) nuk i kam të gjitha : më lipsen afro 5 miljona lirash , e unë , deri më sot, kam pasur fjalë e sigurim nga Ministria e arësimit t'Italisë e nga të tjerë miq për një milion e gjysëm.
Në se Shkëlqesija jote mund të mblethë nër mes vllezërvet shqiptarë t'Amerikës dy a tre moljona e të m'i dërgojë sa më shpejt, bën një vepër atdhetarike shumë të madhe, e unë pas botimit do të dëronj Shkëlqesisë S'Ate 400 a 500 copë të fjalorit arbëresh, përme ja falur vllezërve Shqiptarë t'Amërikës.Fjalori im përmbleth afro 17.000 fjalë arbreshe me shumë të thëna e fjalë t'urta,të mbledhura nga zëri i popullit arbresh e nga veprat e Shkrimtarëve arbreshë.Këjo vepër është shumë e nevojshme për botën kulturore arbreshe, shqiptare e ndërkombëtare.
Tue ushqyer shpresën t'ime se Zemra e Madhe e Shkëlqesisë S'Ate nuk lejon të bjerë në harrim dëshira ime dhe e të gjithë Kombit Shqiptar,i uronj Shkëlqesis S'Ate e të gjithë vllezërvet shqiptarë e Arbereshë të Amërikës një Krishtlindje të Shënjët e votin e ri të bardhë.
I përunjti vëlla në Jisu Krisht
(Paps Manuil Giordano)
Ejaninë,11. dhetuar 1961









Comments