top of page

NE JEMI POPULLI!


Vullnet Mato


Dëgjoni ju: Të korruptuar, hajdutë, kriminelë,

turmë e ngrehinës suaj, nga çatia në themel!

Ju blerës makinash të shtrenjta, e lukse zyre;

Ju vrasës mesnate, të djemve të rinj pas shpine;

Ju djaj të skutave pa dritë, për firma e vula fals,

ju ujqër tenderash, që në errësira vallëzoni vals.

Titullarë mashtrues, fshehur me ndërrime emrash,

Ju tutorë të zinj semafori, që tregtoni jetë femrash;

Ju vampirë që thithni gjakun e damarëve të mjerimit,

katila pashpirt, që hani paratë e foshnjave të gjirit,

Ju depozitues në banka shtetesh të tjerë perëndimor,

kusarë të mëdhenj e të vegjël të xhepave popullor;

Ne jemi populli, që u shkulim nga rrënjët, u shfarosim,

dhe të gjithëve në fund të dheut, të gjallë u fundosim!

Jemi Vjosa, Semani, shkumbini, Drini valë shpejt,

vërshojmë turbull, u vëmë përpara, u fundosim në det!

Jemi Nemërçka, Tomori, Shebeniku, Korabi thinjosh,

rrokullisim shkëmbinj rropame, u zëmë frymën përposh!

Jemi Myzeqeja e madhe, Zadrima dhe fusha e Vurgut,

u mbulojmë me plisa, pasi u shqyejmë me thikat e plugut.

Jemi kolonia e shqiponjave, që emrin trojeve u jep,

lëshohemi pingul, u shqyejmë me kthetrat e sqep!

Mjaft na vodhët, na rraskapitët, na robëtuat,

të na ikin bijtë e bijat largësive, ku ju na i zbuat!

Ka ardhur koha, të na paguani borxhin, me kokë!

Ne jami populli, tashmë këtij vendi, po i dalim për zot!

Se Shqipëria jonë e vuajtur, tashmë ka prekur fundin,

kurse ju me lotsjellës mundoheni fëmijët të na mundni!...

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page