top of page

Ndërsa familja e Roald Dahl kërkon falje për racizmin e tij...


Roald Dahl

Ndërsa familja e Roald Dahl kërkon falje për racizmin e tij, në Shqipëri askush nuk kërkon falje


(Në qindra faqe librash shqiptare ka mizori dhe krime të mjaftueshme për të kërkuar falje, thuajse e gjithë ajo armatë e madhe e përkëdhelur e shkrimtarëve nga diktatura)





Roald Dahl ishte një romancier britanik, shkrimtar i tregimeve të shkurtra, poet, skenarist dhe pilot luftarak i kohës së luftës. Librat e tij janë shitur më shumë se 250 milion kopje në të gjithë botën. Dahl lindi në Uells nga prindër emigrantë norvegjezë. Ai shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por Roald Dahl ishte edhe një spiun, një historian çokollate dhe një shpikës mjekësor. Ai ishte gjithashtu autor i Charlie and the Chocolate Factory, Matilda, The BFG, dhe një thesar i librave origjinalë, me gjelbërim të përjetshëm dhe të dashur për fëmijë. Ai mbetet për shumë persona tregimtar Nr. 1 në botë. Po pse kohët e fundit në Britani të Madhe, familja e Roald Dahl kërkon falje për racizmin e tij?

Disa vjet para se të njihja emrin e tij nga librat, autori i dashur i fëmijëve Roald Dahl mësova tashmë, se kishte bërë komente raciste rreth hebrenjve në dy intervista. Ai kishte folur për ‘një tipar në karakterin hebre që provokon armiqësi’ dhe madje pranoi që ai ishte ‘bërë antisemit’. Gjëra mjaft të neveritshme, për të qenë të sigurt.

Tani, që gazeta britanike „The Sunday Times“ ka vërejtur se, fshehur larg në një pjesë të paqartë të faqes në internet të shkrimtarit të ndjerë, ekziston një deklaratë në lidhje me pikëpamjet jo të këndshme të Dahl. Lexohet: 'Familja Dahl dhe Kompania e Historisë Roald Dahl kërkojnë ndjesë thellë për lëndimin e qëndrueshëm dhe të kuptueshëm të shkaktuar nga disa prej deklaratave të Roald Dahl.' Ai i kritikon ata si 'vërejtje paragjykuese' të cilat 'qëndrojnë në kontrast të dukshëm me njeriun që njihnim'.

Fushata „Kundër Anti-Semitizmit“ thotë se falja duhet të kishte ardhur më shpejt. Komentet e Dahl ishin, me të vërtetë, paragjykuese. Po të ishte akoma gjallë dhe po të kishte ndryshuar pikëpamjet dhe të kishte shkruar një deklaratë të ngjashme faljeje, do të kishte kuptim. Por Dahl ka vdekur gati 30 vjet më parë, dhe kjo deklaratë u prodhua nga të tjerët, pa asnjë lidhje me atë që tha ai.

Duke e parë dhe ndjekur këtë fakt dhe duke parë dhe mjaft të tjera të lidhura ngjashëm, natyrshëm vëmendja shkon përtej, atje ku mijëra faqe librash, tregimesh, poezish, shkrimesh e fejtonesh pa përgjegjësi, mjaft akuzuese, mjaft ofenduese, mjaft denigruese për ata që mëndonin ndryshe, janë dhe mbahen pa pikë përgjegjësie në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe askush për ta nuk ka kërkon dhe madje as meton të kërkojë ndonjë shenjë faljeje. Në këta libra është sharë mendimi dhe bindja ndryshe, është sharë etniciteti dhe përkatësia, është nxirë Tjetri i padëshiruar i regjimit monist, është vënë në shënjestër ideja e një talenti, që sot ndoshta do të ishte maja e rrëfimit, tregimit apo poezisë dhe nga ata që mbetën „maja“ e krijimtarisë shqiptare ende asnjë fjalë, asnjë falje. Kur dihet se shkrimet dhe librat e tyre përktheheshin me paratë e popullit dhe vetë atyre që ishin në shigjetën e sulmeve, madje falas dhe viheshin në një rrjesht me ato të Diktatorit, pyetja është mjaft domethënësë në një shoqëri të tillë të lirë, që ende është në një shtrat të pakuptueshëm lirie.

Ndryshe nga kjo heshtje dhe „harresë“ shqiptare deklarata, pra, ajo e faljes për shprehjet e Dahl, është shumë e sinqertë. Familja e Dahl dhe kompania që mban emrin e tij, ndien nevojën për të kërkuar falje për pikëpamjet e paraardhësit të tyre të vdekur. Kjo është ndoshta e kuptueshme që kompania donte të pranonte komentet që ai bëri, në vend që të pretendonte se ato nuk ndodhën, pra të shfaqjësoheshin që pikëpamjet fanatike të Dahl ishin të tijat, jo ato të familjes së tij, apo kompanisë. Kjo është kultura perëndimore, kjo është ajo që duhet, ajo që kërkon të bëj qetësimin e shpirtrave të vrarë dhe të etiketuar si armiq të Popullit, kur mjaft prej tyre tashmë janë vërtetuar se kanë qenë shënjestruar keq e me qëllim nga penat e tyre nënn diktaturë, për qëllime propagandistike, që u morën dhe u nxinë edhe jetën. Sa të tillë intelektualë në shkrimet, poezitë, librat dhe veprat e mbajtura në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë e më gjerë kërkojnë një falje të vogël ndoshta nën dhe mbi kopertinën e tyre? Kur do të ndodhë që edhe media shqiptare të bëjë të njëjtin ndërgjegjësim që bën media britanike për raste të tilla?

Në rastin e Dahl komentet e tij antisemitike ishin të tmerrshme, por mund të thuhej se familja e tij nuk ka pse të pendohet, por kjo ndodh ndryshe, madje ata kërkojnë falje publike, gjë e cila në mesin shqiptar është larg e madje nuk bëhet më fjalë. Ndërsa më lart cituam atë që Fushata „Kundër Anti-Semitizmit“ thotë se falja duhet të kishte ardhur më shpejt, ne në këtë rast themi, të paktën tani le të ndodh një grimë falje për atë që kjo lloj krijimtarie dhe letërsie bëri në dëm të Njeriut që kërkonte liri, që mendonte ndryshe, që dëshironte demokraci. Le të kërkohet falje mbi baza historike dhe fakte dhe jo mbi „shpallje“ „epopesh“, apo „rrënjë rrapash“ që ende duket se kërkojnë të mbijnë për të mbetur të pashkulur.


@copyright #fjalaelire

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page