NDUE SANAJ: Kontributi i Dukagjinit në themelet e shtetit Shqiptar

Në kuadrit të 116 vjetorit të Luftës së qafës së Agrit kundër forcave ushtarake Turke dhe 111 vjetorit të luftës kundër ushtrisë malazeze, korrik 1915 -
Muaji nëntor i çdo viti është i veçante, se ka dy data mjaft të rëndësishme, siç është data 28 dhe 29. Te dyja këto data janë mjaft të rëndësishme, se mbajnë mbi shpatulla kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificave të popullit tone në shekuj, dhe jo pak, por plotësisht te 523 viteve, në veçanti të luftës kundër hordhive osmane, duke filluar që nga viti 1389, në betejën ballkanike, në fushë Kosovë, ku u ndeshen dy forca ushtarake, që përfaqësonin dy kultura fetare të kundërta, Njëra, ajo e krishtere për mbrojtjen e kulturës së vete dhe ajo islame për pushtimin e krishterimit.
Kjo lufte pa kompromis me qëllimet osmane vijuan në mënyre të veçante me epopenë e lavdishme të 25 viteve të udhëhequra nga Kryetrimi, Gjergj Kastrioti, 28 nëntor 1443, që u ngrit Flamuri i Kastriotëve në Kruje dhe deri me 1479, kur u pushtua qyteti i fundit i Arbërisë, Shkodra. Ajo nuk u ndal për asnjë moment, qofte me arme dhe me diplomaci, deri sa me 28 nëntor 1912, po ky flamur, Flamuri i Kastriotëve u ngrit në Vlorën heroike, nga Plaku i urte Ismail Qemali, me ndihmësit kryesor, patriotin e madhe Luigj Gurakuqi dhe dom Nikoll Kaçori.
Në këtë kurore të kombit shqiptar, ka dhanë një kontribut të shquar edhe Dukagjini.
Në mënyre kronologjike po rendisim disa nga kulmoret e përpjekjeve të banorëve të kësaj zone për liri dhe pavarësi:
*Me 1389, në koalicionin Ballkanik, në fushë Kosovë, në mbrojte të Dardanisë dhe të krishterimit, morën pjese mbi 60 000 forca të armatosura, në përbërje të cilës kishte serbe, bullgare, rumune, kroate dhe një numër të madh shqiptare, n te cilat bënin pjese dhe qindra luftëtarë nga treva e Pultit (Pulatit) e të Dukagjinit, të drejtuar nga Gjergj Balsha II, Dhimiter Jomina, Gjon Kastrioti dhe të tjerë.
*Ne shekullin XVI - XVII, morën pjese në të gjitha përpjekjet e organizimit të kryengritjeve antiosmane
*Ne shekullin e XVIII, në Shale, vritet Ali Dushani i begollajve të Pejës nga Kole Mark Kola i fshatit Lotaj, i cili kishte ardhur të impononte vullnetin e pushtuesve osman në ndërgjegjen e dukagjinasve për të paguar tatime dhe për te ngritur pese xhami në këtë krahinë.
*Ne vitin 1806, shaljanet lanë me gjak sarajet e Vezirit në Shkodër, që ka marre emrin “Shtate shaljanet”, që ishin Ndre Pepa, Vate Nika, Çun Luci, Ndrek Toma, Deli Pietra, Hasan Pepa dhe Marash Pali. Një epope e veçante në luftën kundër pushtimit osman.
*Marash Tuci në pranverën vitit 1806, i cili me një trimëri të jashtëzakonshme lufton për mbrojtjen e shokëve, që ishin arrestuar dhe torturoheshin nga Valiu, Ibrahim Pasha.
*Morën pjese në luftën për mbrojtjen e kështjellës së Shkodrës, me rreth 300 luftëtarë të udhëhequr nga Marash Shala, në vitin 1835 – 1836, që në lartësitë e Taraboshit kapen robër forcat e deri një batalioni turk, i cili mbronte kështjellën në pjesën e jashtëm të saj.
*Xhur Kola, me 1871, vritet duke luftuar në pazarin e Shkodrës me forcat qeveritare të turke, duke vrare Zenel Agen dhe truprojën e tij.
*Ne këtë vite qëndrese dhe trimërie e shkalles superiore të Gjon Nush Palit dhe Ndue Vuk Dedes, që asgjësuan “Katërkëmbëshin”, i cili simbolizonte bajlozin antinjeri.
*Me 26 maj 1872, Pal Gjoka, në fshatin Kir, të krahinës së Pultit vret bylykbashin e Vilajetit të Shkodrës, Sulejman Age Hodon, me gjithë truproje.
*Me 10 qershor 1878, marrin pjese në Lidhjen e Prizrenit, me një përfaqësi të kryesuar nga Mark Lula, Marash Kola dhe Gjeke Gega, të cilët firmosen në emër të Dukagjinit platformën e kësaj lidhjeje.
*Në mbrojtje të Plaves, Gucisë, Ulqinit, Tivarit, Hotit dhe Grudës, morën pjese rreth 200 luftëtarë të Dukagjinit.
*Në muajin gusht të vitit 1859, Marije (Kushë) Micja, me origjine nga krahina e Shllakut, në lagjen Sarreq, rrugica “Vasijaj” hapi shkollën femërore, e quajtur “Shkolla Kushë Micja”, e cila u drejtua për 45 vite me radhe.
*Ne vitin 1883, në Çezme të Koplikut, Mehmet (Sokol) Shpendi, në emër të Dukagjinit, përkrah Dede Gjon Lulin për të kundërshtuar Komisionin e Xhibalit të formuar në vitin 1856, me anë të cilit pushtuesi deshtë të mashtronte malësoret, duke zëvendësuar kanunin me norma të tjera të parashikuar në këtë komision të Xhibalit.
Ne këtë situate politike e ushtarake me pushtuesit dhe faktorët e brendshëm të Dukagjinit, me 1890 merr formën e plote “Djelmnia e Shalës” të udhëhequr nga Mehmet (Sokol) Shpendi, e cila ishte struktura baze e “Djelmnise” për gjithë Dukagjinin, duke u krijuar kjo strukture në baze fshati dhe krahine, në gjithë Dukagjinin.Lufta e Qafës së Agrit, me 10 deri 24 korrik 1910, që morën pjese rreth 3 000 luftëtare nga i gjithë Dukagjini, të udhëhequra nga “gjenerali” popullor, Mehmet Shpendi. Një lufte krejtësisht e pa barabarte. Këta luftëtarë i bene balle rreth 20 batalioneve këmbësorie malore dhe artilerie, të komanduar nga pashallarë të shkolluar në shkollat ushtarake të Perëndimit, siç ishte Shefqet Durgut Pashai, një nga pashallarët më të fuqishëm të perandorisë Turke, i cili i tmerruar nga qëndresa e dukagjinasve dhe nga shpikësi i topit “dukagjinas”, Mitër Kola, i cili duke përdorur një gryke zjarri jashtë përdorimi, e vendos në gjendje pune, duke përdorur drurin e dardhës për elemente përbërës të topit.
*Lufta e Zek Jakinit në Beltojë, në vitet 1903 – 1905 kundër mercenareve të Hasan Pashës dhe Kudret bej Çelës, së bashku me Kole Gjonin e fshatit Plan të krahinës së Pultit, të cilët dhanë jetën në beteje të pa barabarte me forcat turke dhe bashkëpunëtoret e tyre.
*Me 6 prill 1911, kryengritësit e Malësisë se Madhe valëvisin Flamurin në Deçiç. Flamurin e arriti ta ngrinte kushëriri i Dede Gjon Lulit, Nike Gjelosh Luli, me Gjon Ujk Micelin dhe Pjeter Zefin. Në luftën për ngritjen e Flamurit morën pjese dhe luftëtarë nga Dukagjini, në të cilën u vra Bush Delija i Palajve të krahinës së Shoshit. Populli thuri vargje, dhe ja disa prej tyre: “Vigmen tue i dhane Shqipnise, po an’e mban / Bini, bre burra, bini k’saj Turkie / Dirgu, moj djelmni, e bjer ne tiran! / Me nji Gurakuq, me nji Ded Gjo’ Lul / Me nji Mehmet Shpend e me nji Prel Tul / Me ne jane Leket, qe u shkrine per Shqipni! …”
Në përgjigje thirrjes për lufte kundër pushtuesit osman dhe në mbështetje të Dede Gjon Lulit e Mehmet Shpendit nga Pulti kane marre pjese 31 luftëtarë, prej të cilëve: 11 luftëtarë nga fshati Kir, 15 luftëtarë nga fshati Plan, 4 luftëtarë nga fshati Xhan dhe 1 luftëtar nga fshati Pog.
Pikërisht ku paria fanatike Shkodrës nxirrte tellallin, t’u biem rebelëve të pa fe, Bush Delia nga Shoshi, Prek Gjoni, Marsh Kola, Lekë Ndou nga Kiri dhe Gjelosh Uka nga Mgulla dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.
Të 31 luftëtarët e Pultit që morën pjesë në betejën e Deçiçit, u grumbulluan tek Kisha në Plan, aty morën edhe bekimin e famullitarit për misionin e tyre atdhetar, për ngritjen e Flamurit. Pastaj janë nisur drejt Deçiçit në rruga kalimin: Plan- qafa e Shtogut- fshatit Ducaj dhe krahina e Shkrelit. Në Shkrel janë pritur nga dy luftëtare të Malësisë së Madhe, të cilët ju kane prire për në brigjet e lumit të Cemit, për tu bashkuar me luftëtarët e krahinës së Shalës dhe të Shoshit, të cilët drejtoheshin nga Mehmet Shpendi, që u bashkuan me çetën e Dukagjinit.
Përpjekjet e luftëtarëve të Pultit kane qene heroike. Edhe në momentet e fundit të jetës së tyre, mendjen e kishin tek ngritja Flamurit. Luftëtarët e plagosur: Gjelosh Kola, Pjeter Voci e Ndok Martini, që kane jetuar deri ne vitin 1970, kane treguar: “Luftëtarët e vrare: Prek Gjoni, Lek Ndou, Marash Kola dhe Gjelosh Kola, që ishin në një pozicion luftimi dhe në përpjekjet për ngritjen e Flamurit, në momentet e fundit të jetës së tyre, thërrisnin: Flamurin, amanet flamurin, burra mos e koritni zonën e Dukagjinit, te ngremë flamurin sa me pare, te vdesim “Për flamur dhe për liri!”.
Gjakun e tyre e derdhen për Flamurin e Gjergj Kastriotit, por me keqardhje them, se për luftëtarët e Pultit, për gjakun dhe jetën që dhanë jo vetëm nuk janë vlerësuar, por më e keqja është se, ata nuk njihen, kane qenë të harruar nga historianet, studiuesit dhe komisioni i ngritur në përkujtim te 6 prillit 1911. (2) Vetem Kryesia e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, në kuadrin e 100 vjetrit të Shpalljes së Pavaresise, i ka nderuar me titullin “Mirënjohja e Shoqatës Atddhetare Dukagjini”
*Me 28 maj 1911, me të përfaqësuesit e të gjitha fiseve u organizua një takim te Ura e Shalës, te cilët vendosen: I gjithë Dukagjini te marri pjese ne kryengritjen e armatosur, ne mbështetje te Kryengritjes se Përgjithshme në të gjithë Malësinë.
Me 5 deri 10 qershor 1911, qeveria Turke shpalli amnisti për luftëtarët e lirisë, duke pare rrezikun e përhapjes së kryengritjes së Përgjithshme, Ministri i Jashtëm i Turqisë, kërkon dhe merr takim me udhëheqësit popullor të kryengritjes, Dede Gjon Luli dhe Mehmet Shpendi, të cilët i thonë: “Sado që ti je ministër i Sulltanit, ne e kemi për turp me bisedua me ju. Vetëm arma e baroti do të jene përgjigja e jonë …”.Me datën 2 e 3 gusht 1911, luftëtaret e Dukagjinit sulmuan garnizonin turk, që ishte i vendosu në fshatin Bogë.*Me 9 shkurt 1912, kryengritësit dukagjinas, së bashku me ata të Malësisë së Madhe, ju dërguan një note proteste Fuqive të Mëdha, për mos mbajtjen e premtimeve nga qeveria turke.
Në maj 1912, dukagjinasit, me rreth 500 luftëtarë, marrin pjese në lufte për çlirimin e Gjakovës, në bashkëpunim me 1500 luftëtarë të tjerë të Malësisë së Gjakovës të udhëhequra nga Bajram Curri.Me 12 korrik 1912, një pjese e luftëtarëve të Dukagjinit, morën pjese në pararojën e forcave për çlirimin e Shkupit.
*Me 15 gusht kryengritësit e Shllakut dhe të Temalit, organizuan dhe realizuan një sulm të fuqishëm kundër forcave ushtarake Turke në Shkodër. Ushtaret turq ikën nga çadrat dhe u futen me pahir nëpër familjet qytetare. Forcat turke pasi e morën veten, godasin me artileri forcat kryengritëse deri sa i detyrojnë të lëshojnë pozicionet e zëna.
Në këto kushte, në Kodër Shëngjergji, organizohet një kuvend me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjitha krahinave të Dukagjinit, dhe u vendos që pozicioni i kodrave të Bardhave të sulmohet dhe të shkatërrohet. Pas dy – tre ditësh, kryengritësit sulmuan kodrat e Bardhave, me lufte të ashpër deri në ndeshje trup me trup, morën pozicionet e fortifikuara nga turqit dhe i detyruan të ngujohen në qytet.
Luftëtarët (Djelmnet) e Dukagjinit, nen udhëheqjen e Mehmet Shpendit, në bashkëpunim me Dede Gjon Lulin, me Gjelosh Ramen, me Prele Tulin, me Bajram Currin dhe kapedane të tjerë të lirisë, në kohën e kryengritjes së Përgjithshme për Pavarësi, në vitet 1910 – 1912, morën pjese në lufte kundër okupatorit turk në gjithë territorin e Veriut të Shqipërisë.
*Muaji korrik 1915 përfshinë një nga ngjarjet më të rëndësishme në luftën për Liri nga banoret e Dukagjinit, veçanërisht në fshatin Plan e Gjuraj kundër ushtrisë malazeze, ne të cilën mbeten në ketë lufte 109 luftëtar apo djemni dukagjinas.
Me 15 korrik të këtij viti, në fshatin Nenmavriq e Gimaj të Shales u kap rob një regjimenti i këmbësorisë malore, i cili me në krye një gjeneral te Ura e Shalës kaloi nen kulmin e dy armeve dhe u përcollën deri në qafen e Pejës, me pushke pa shula. Një akt tepër fisnik – kalorësiakë.
Ne fshatin Plan e Gjuraj ranë në luftë 81 vete, në mes tyre dhe tre femra, me në krye Mehmet Shpendin, për të cilët në rajonin Qeresh është ndërtuar lapidari në nderim të këtyre të rënëve në ketë përballje luftarake, që në muajin korrik 1940, në kuadrin e 25 vjetorit të kësaj përballje. Në fillim ka qene një kryq i madh, dhe sot është Lapidari edhe Kryqi.
Luftëtar që kanë dhanë jetën në ketë përballje janë:
Në fshatin Plan: Kole Ndoja, Ndue Prela, Ndok Prela, Col Deda, Nike Gjoni, Vocer Preka, Deli Preka, Preke Leka, Nik Marku, Zef Preka, Kole Ndue Leka, Nok Mirashi, Luc Mirashi, Gjon Noka, Maҫ Noka, Kol Luca, Bjeshke Dedja, Ded Pjetra, Pjeter Lula e Mark Prela. Prel Kola, Gjon Lula, Prek Gjeloshi, Stak Mirashi, Pal Nika, Prek Noka, Gjelosh Noka, Marash Noka, Gjelosh Ujka, Nue Nika, Tom Preka, Ded Preka, Prenash Preka, Prel Doda, Kol Gjoni, Prek Leka, Pjeter Lota, Marash Pali, Sokol Nika, Marash Nika, Ҫun Marashi, Mrike Matia, Col Marashi, Nik Leka, Ndok Shytani, Mirash Nreu, Gjon Nreu, Mark Lula e Nik Marshi.
Në fshatin Gjuraj:
Mirash Gjoni, Gjelosh Kola, Kole Leka, Kole Pepa, Gjergj Pepa, Pal Nou, Gjon Nou, Gac Toma, Vat Marku, Kokerr Nika e Martin Ndoka. Pale Leka, Pjeter Gjeloshi, Ndue Nreu, Pashke Zefja, Ndoc Prela, Prele Nika, Kole Pali, Lul Pali, Kol Dusha e Zef Marku.
Fshati Megulle:
Tome Zefi, Prendash Zefi, Mhill Zefi, Gjon Nika e Ndok Vata.
Krahina e Shalës:
Mehmet Shpendi, Ҫun Nika e Marash Delia. Ali Leka, Çoban Lula, Marash Ndou, Lulash Sokoli, Nike Mhilli, Kole Mitri, Preke Lulashi, Sokol Lulashi, Cubel Tahiri, Vate Marashi, Preke Mhilli, Buç Vata, Pjetër Lulashi, Preke Staka, Vate Gjeloshi, Mark Vata, Cel Pali, Deli Gjuri (Xhuri), Kole Ndou, Hajdar Uka, Deli Kola,
Shpend Delia, Shytan Staka, Kole Nika, Marash Ndou, Nike Çuni, Mark Vuksani, Kole Shpendi
Mirdita:
Mark Preka
Fshati Toplana:
Mark Sadria
Fshati Xhani:
Nike Ҫuni
Dukagjini, në Kryengritjen e Përgjithshme për pavarësinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e Lirisë dha jetën e 167 bijve e bijave të tij, dhe prej tyre 163 vete janë propozuar për tu dhanë statusorin e Dëshmorit të Atdheut, me miratim të Këshillit të Qarkut Shkodër (katër prej tyre me Mehmet Shpendin e kane marre para vitit 1990 statusin e dëshmorit)
Pra, në themelet e Flamurit të ngritur në Vlorë, në themelet e shtetit shqiptar është edhe gjaku i 167 luftëtarëve (djelmeve) dukagjinas. Prandaj, dukagjinasit kudo që ndodhen, me të drejte krenohen për kontributin që kane dhanë paraardhësit e tyre në fitoren e Pavarësisë së Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit Shqiptar.
Lavdi jetës dhe veprës së tyre!
I përjetshëm qofte kujtimi i këtyre dëshmoreve dukagjinas, të Lirisë dhe Pavarësisë së Shqipërisë.








Comments