Ndryshimi
Astrit Lulushi
Njeriu bën të vjetrën, por tingëllon në të renë. Duket adoleshent, por i kalon të 60-at, dhe kujton të shkuarën dhëmbë shtrënguar; këmbanat e lumtura bien në të ftohë. Ai shkon…le të shkojë. Bashkë me vitet bën zë të rremën, dhe përpara i del e vërteta.
Le të kumbojë sistemi despotik etatist që pushton shpresën dhe ndryshimin e rremë; dashuria dhe zbatimi i lirisë, ligjit, drejtësisë, rendit dhe prosperitetit edhe një herë të tingëllojë i vërtetë.
Shansi vjen në zgjedhje për të hequr qafe disa nga llumrat. Ka kaluar koha për t'i votuar.
Kur të jemi gati të tingëllojmë në të vërtetën, ndryshimi do të ketë filluar tashmë, fillon me ju.
Dhe, së fundi, e vërteta është e madhe dhe do të mbizotërojë nëse i lihet vetes;
se ajo është antagonistja e duhur dhe e mjaftueshme e gabimit, dhe
nuk ka asgjë për t'u frikësuar nga konflikti, përveç ndërhyrjes njerëzore të çarmatosur nga armët natyrore, argumenti dhe debati i lirë; gabimet pushojnë së qeni të rrezikshme kur lejohet lirisht t'i kundërshtojmë ato.
Comments