top of page

“Ndihmo edhe ti…”


Mjekja Zamira Ruspi

“Ndihmo edhe ti…”


Sikurse e kemi bërë të ditur dhe më parë në Londër me nismën e drejtuesit të Shoqatës shqiptare “Nënë Tereza” Esat Braçes, i cili punon dhe në “front-line” të NHS në luftën për Covid-19, është krijuar dhe një grup ndihme me emrin “Ndihmo edhe ti…”.

Sot në njoftimin e radhës ishte mjekja Zamira Përfundi Ruspi, që është njëkohësisht dhe drejtuese e shoqatës “Mother Tereza Albanian Union”. Ajo ka deklaruar se “me këtë rast duke marë shkas nga kjo nismë unë ndihmova funanciarisht dy familje, duke u blerë atyre disa ushqime dhe domosdoshmëri efikase. Këtë e bëra duke ua vendosur blerjet në ballë të shtëpivë, anës derës së tyre. Dy familjet në nevojë, mësohet se ishin njëra në Neasden dhe tjetra në Wembley. Ata ishin me moshë të thyer dhe me probleme mjekësore.”

Duhet thkesuar se mjekja Zamira Përfundi Ruspi ka ndihmuar dhe mjaft anëtarë të komunitetit shqiptar dhe disa familje që kanë pasur nevojë për këshilla mjekësore dhe ndihmë. Ajo vazhdon bashkë me disa të tjerë të jetë në krye të kësaj iniciative. Mjaft të tjerë aktivistë, si Dhurata Hoti e të tjerë e kanë përgëzuar dhe falenderuar për ndihmën që ajo jep. Në të njëjtën kohë fjalë të ngrohta ka thënë dhe Agim Cekaj për ndihmën e mjekes në raste konkrete të kësaj familje me probleme shëndetësore në këtë kohë të Covid-19.

(F.T.)

@copyright

45 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page