top of page

“Ndihmo edhe ti…”


“Ndihmo edhe ti…”

Ka nisur si një grup informimi në Watsap. Është një nismë e marë nga Esat Braçe, si një aktivist dhe drejtues i shoqatës “Nënë Tereza” në Londër. Nisma sikurse mësohet në një bashkëbisedim me disa anëtarë të këtij grupi synon të kontribuojë dhe të marë njoftime për njerëz të komunitetit që në këto kushte të vështira në Londër të marrin njëlloj ndihme që e afron vetë Esat Braçe. Si fillim sikurse na njofton mjekja Zamira Përfundi Ruspi janë ndihmuar dy të moshuar të sëmurë në zonën e Barking, të cilëve sipas këtij informacioni u janë dhënë ndihma ushqimore dhe një shumë prej tridhjetë stërlinash. Kjo ndihmë ka qenë nga kontributi personal i Esat Braçes.

Në komunikimin online me këtë grup të titulluar “Ndihmo edhe ti…” janë shënuar mjaft emra të komunitetit shqiptar, madje aty ka dhe komente e përgëzime të tilla. Shkëlzen Rustemaj shkruan: “Bravo Esat për punën që po bën”. Diku në këtë grup Esat Braçe sqaron se “ndihmat janë ushqime dhe jo para. Në qoftë se merr vesh për ndonjë familje që ka nevojë mundesh të shkruash në këtë grup dhe e ndihmojmë”.

Më tej mësohet se është kërkuar ndihmë në adresa të padeklaruara publikisht, ku Braçe ka deklaruar se do të “ndihmonte me 200 stërlina ushqime për ato familje që thuhet se janë në nevojë.

Mjekja Përfundi-Ruspi shkruan: “Falenderime pa fund për drejtuesin e shoqatës “Nënë Tereza, z Esat Braçe, i cili nga të ardhurat e familjes së tij shpërndau ushqime dhe cash, për dy familje të komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar” (F.T.)

@copyright

292 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page