top of page

Ndahet nga jeta gazetari elbasanas.



Nga Aleko Likaj


Është ndarë nga jeta gazetari dhe intelektuali i njohur i elbasanit Luan Narazani. Mbylli sytë në moshën tetëdhjetekatër vjeçare pas një sëmundje të rëndë në qytetin e Marsejës, ku jetonte familjarisht prej shumë vitesh..

Ka punuar si gazetar e redaktor në gazetat lokale të elbasanit, ''Shkumbini'' dhe ''Metalurgu''. Në këtë të fundit ka qenë kryeredaktori i saj që nga dita e themelimit, për më shumë se dy dekada. Luan Narazani është dalluar dhe i vlerësuar shumë me diplloma e medalje për profesionalizmin e tij në fushën e gazetarisë, nga Shoqata e Gazetarëve Profesionist të kohës, sidomos në sensin e kritikës dhe analizave në shkrime, duke ngritur probleme të qenësishme shoqërore për kohën në disa fusha, sidomos në ato të kujturës, të ekonomisë dhe financave. Pastaj është emëruar drejtor i institucionit në ''Teatrit Skampa'', ku dha kontributin në cilësinë e tij, veçanrisht në këto vitet e fundit deri në fillim të tranzicionit, me çmime të trupës artistike të teatrit dhe asaj të estradës.

Luan Narazani

Ka gëzuar dhe gëzon respektin e qytetarëve të elbasanit, vëndi ku ka lindur dhe është rritur në një ambjent arsimdashës. Në rininë e tij ka punuar si mësues në zonat e Gramshit dhe të elbasanit.

Për ne kolegët e miqtë tij, ka qenë e mbetet një shëmbull i vërtetë dashurie e respekti i ndërsjelltë, i një njeriu që gjithmonë çmonte thjeshtësinë e sinqeritetin e gjithëkujt që ndeshte në jetë.

Ceremonia e fundit e përcjelljes organizohet në qytetin e Elbasanit.

67 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page