top of page

Ndahet nga jeta Dr Neki Harja


Ndahet nga jeta Dr Neki Harja

 

Është ndarë nga jeta sot në Elbasan, në moshën 79 vjeçare, një nga mjekët më popullorë të kohëve të demokracisë, Dr Neki Harja. Dr Neki Harja, që njihej si mik i të gjithëve, pa dallim se nga ishin, pa dallim nga të tjera gjëra, rëfeu me shembullin e tij, se sishte dhe mebti një model elbasanasi me rrënjë dhe një model humanizmi të gjerë. Për këtë mjaft miq e kolegë të tij sot shkruan:  

Kryetari i PD-së, Elbasan, Bledi Himçi: „Sot dielli perëndoi përgjithmonë për mjekun e qytetit tonë doktor Neki Harja. Njeriu profesionist e plot humanizëm, miku i elbasanllinjve dhe jo vetëm. Ish anëtar i kryesisë së degës së Partisë Demokratike Elbasan  për shumë vite me një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën e qytetit tonë! Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëshortes Tatjana, fëmijëve Evisit dhe Endrit! Lutem që shpirti i tij të gjej paqen e amëshuar!“

Dr Zheni Bebi Gjergji: Sot u nda nga jeta Dr Neki Harja! Një jetë kushtuar qytetit, shëndetit të popullatës e organizimit të sistemit shëndetsor! Humanist, tolerant e optimist për jetën, karakteristika që rrallë i gjen mes kolegëve! Elbasanasit do ta kujtojnë gjithmonë me respekt Dr Nekiun! U prehtë në paqe shpirti i tij. Ngushëllime familjes, Evisit dhe Endrit!“

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page